I nderuar Dr. Ademi,
Jam babai i një djali 6 vjeçar. Kur bëj dush, kur kryej nevojat personale, ose kur lëviz në shtëpi në pak momente qëndroj lakuriq dhe nuk fshihem prej djalit. Gruaja ime sillet “normal” dhe jo si unë lidhur me lakuriqësinë. Mua më duket se djali nuk ka asnjë të keqe nga sjellja ime lakuriqe. Doja t’ju pyesja: A ka rrezik për shëndetin psikologjik të djalit, për zakonet e tij të ardhshme seksuale, sjellja ime lakuriqe në shtëpi? A të vazhdoj të sillem kështu, apo duhet t’i ndërpres këto lloj sjelljesh?
Përgjigje:
Kjo është një pyetje shumë e mirë, e kohës dhe që e bëjnë shumë prindër kudo në botë. Duhet të dini se, jo të gjithë edukatorët kanë të njëjtin mendim lidhur me problemin që juve u intereson.
Që në fillim dua t’ju them, lidhur me sjelljen lakuriq nëpër shtëpi edhe në familjet që nuk kanë fëmijë, kërkohet mirëkuptimi i të gjithë anëtarëve të familjes. Kur njeri nga anëtarët e familjes nuk është dakord, kjo praktikë nuk duhet të vazhdojë.
Në familjet që kanë fëmijë, problemi bëhet edhe më i ngatërruar. Ka shumë fëmijë që dëshirojnë t’i shikojnë prindërit lakuriq dhe të lozin e të krahasohen me organet seksuale të prindërve. Ky është një kuriozitet natyral i fëmijëve, që disa prindër e pranojnë, ndërsa, shumë të tjerë janë kundra. Kështu, edhe mendimet e studiuesve, ndahen ashtu si dhe të prindërve.
Le ta shikojmë më gjerë problemin.
Duhet ta pranojmë, lakuriqësia bezdis shumë njerëz. Është kjo arsyeja, që shumë prindër bëjnë kujdes që fëmijët të mos i shikojnë lakuriq. Ata i edukojnë fëmijët që të kuptojnë se organet gjenitale janë pjesë private dhe gjithkush duhet ta ruajë privatësinë e tij. Natyrisht, kur kjo sjellje bëhet shumë restriktive dhe detyruese është me pasoja negative. Pse? Sepse fëmijët nuk do t’i njohin dhe nuk do të mësohen me organet e tyre gjenitale. Ata do t’i konsiderojnë ato si pjesë të turpshme, të pista, që duhet të fshihen e që për to nuk duhet folur. Kjo mënyrë edukimi, padyshim, do të ndikojë keq në jetën e tyre seksuale, kur do të rriten. Pasojat negative të kësaj i vuajnë sot, shumë të rritur që janë edukuar në ambiente seksualisht restriktive.
Për të evituar këto pasoja të dëmshme të edukimit seksual restriktiv, disa prindër, të nisur nga dëshira e mirë dalin lakuriq para fëmijëve (ashtu siç bëni edhe ju). Këtë e bëjnë për të qenë më natyralë. Ata mendojnë se kjo i ndihmon fëmijët të mësojnë për tërësinë e trupit të tyre dhe të fitojnë ide më të plota për trupin. Sipas tyre, kjo ndihmon të largohet turpi nga ekspozimi i organeve gjenitale kur të rriten.
Shumë edukatorë mendojnë se fëmijët duhet të mësohen me lakuriqësinë dhe me organet e tyre gjenitale. Për këtë, ata rekomandojnë që fëmijët t’i lejojmë të shikojnë e të lozin me fëmijë të tjerë lakuriq.
Në librin tim “Fëmijët duan të dinë për Seksin”, botuar në vitin 2003, unë e trajtoj problemin në këtë mënyrë: “Duke parë trupin e të rriturit lakuriq, tek fëmija zgjohet interesi për të prekur, eksploruar dhe përkëdhelur organet gjenitale të të rriturit. Kjo, mund të nxisë dëshira dhe ndjenja që nuk do të plotësohen dot dhe kjo gjë e shqetëson fëmijën. Disa fëmijë këtë shqetësim e shfaqin hapur, të tjerë e mbajnë brenda vetes. Sjellja më e mirë do të ishte që të ruhet një dozë e mirë privatësie. Por duhet ta kemi të qartë se çdo familje mund të bëjë atë që ajo e shikon si më natyrale për të gjithë anëtarët e saj.”
Disa edukatorë të tjerë mendojnë se, është mirë që fëmijët e vegjël të shikojnë anëtarët e tjerë të familjes lakuriq. Kjo, sipas tyre, i ndihmon fëmijët të kuptojnë se organet seksuale janë një gjë normale, pjesë e trupit, si të gjitha pjesët e tjera dhe se ato nuk janë vetëm për seks. Kjo sjellje u mëson fëmijëve diçka me shumë rëndësi, që do t’ua bëjë më të lehtë jetën kur të rriten. Ata do të mësojnë se asnjë trup nuk është perfekt dhe se duhet pranuar e respektuar trupi që kanë. Kjo mënyrë sjellje këshillohet kur fëmijët janë më të vegjël se tre vjeç.
Shumë prindër pyesin: A është e lejuar të bëjmë banjë bashkë me fëmijën? Mirë është të mos bëjmë banjë bashkë me fëmijët. Le të bëjmë ashtu siç bëjnë shumica e prindërve, që përpiqen të ruajnë privatësinë dhe kjo është mënyra më e mirë që fëmija duhet të mësojë. Prindi duhet të jetë shembull për fëmijën. Babai mund dhe duhet t’i mësojë djalit të tij të vogël mënyrën e urinimit. Me këtë mënyrë, fëmija do të mësojë për funksionet trupore dhe për mënyrën si ato kryhen. Por kur zakonet e tualetit fëmija i ka formuar, tanimë, nuk ka më nevojë ta kesh fëmijën në banjë si vëzhgues. Kur djali troket në derë dhe insiston të hyjë brenda, sepse nuk ndjehet mirë që juve jeni të kyçur, i thoni të presë.
Duke u dhënë juve këto opinione, nuk mund të rri pa theksuar se të rriturit që sillen nëpër shtëpi lakuriq, duhet të jenë patjetër, emocionalisht, të shëndoshë. Nuk janë të rralla rastet që incesti midis anëtarëve të familjes është favorizuar nga sjellje rrotull lakuriq nëpër shtëpi, veçanërisht, kur prindi, njerku, vëllai më i madh, ose dikush tjetër në familje është psikologjikisht jo normal. Kujdes më i madh duhet të tregohet, veçanërisht, sot, në ato familje ku burri i nënës nuk është babai i vajzës, ose gruaja e babait nuk është nëna e djalit.
Nuk duhet të lemë pa thënë se, fëmijët edhe në shoqëri shumë më të hapura se e jona, ndjehen jo mirë me të rriturit që sillen lakuriq nëpër shtëpi. Ata gjejnë mënyra ta shprehin këtë pakënaqësi. Ata, jo rrallë, u thonë prindërve ose të tjerëve që sillen lakuriq, ose gjysmëlakuriq: “A mund të vishesh tani?” ose e thonë këtë në mënyra indirekte, duke mbyllur derën e banjës ku prindi është duke bërë dush. Prindërit që sillen lakuriq, duhet t’i dëgjojnë këto vërejtje të fëmijëve dhe t’u përgjigjen menjëherë, pozitivisht, kërkesave të fëmijëve.
Nga sa thamë, kuptohet, se problemet e edukimit seksual të fëmijëve janë shumë komplekse dhe shumë individuale. Ato varen nga niveli kulturor, arsimor, ekonomik dhe nga zakonet që ka çdo familje e veçantë. Gjatë gjithë kohës që djali juaj do të rritet dhe zhvillohet, ai do të ketë edhe problemet e zhvillimit të tij seksual. Është mirë që prindërit këtë edukim të mos ia lënë spontanitetit, por me përpjekje të përbashkëta dhe në mirëkuptim me njëri-tjetrin, ta bëjnë këtë lloj edukimi mbi baza shkencore.
Ne harxhojmë shumë energji, kohë dhe mjete financiare për t’i dërguar në shkolla 18 ose 20 vjet fëmijët, që t’u mësojmë atyre një profesion për jetën. A nuk do të ishte me vend, që t’i kushtonim më shumë kujdes edukimin të tyre seksual, nga varet shumë jeta e tyre? A nuk është budallallëku ynë kolektiv, që nuk flasim asnjë fjalë për edukimin seksual të fëmijëve tanë?
Për edukimin seksual të fëmijëve në familje, ka literaturë të bollshme në çdo gjuhë të botës, unë do t’u rekomandoja gjithë prindërve të gjejnë dhe të lexojnë në gjuhen shqipe librin tim “Fëmijët duan të dinë për Seksin”.
Dr. Adem Harxhi
vishi breket o idiot. Me kaq mjafton o merr vesh o s merr vesh.
vish breket o rrot kaishi , e kuptove doktorin?
je nje gomar dhe pedofil
Nuk je aspak modern por disi i rrjedhur kur pérpiqesh té dalesh nga sjellja e pergjithshme zakonore e shqiptareve. Je nje snob qé mer nga kultura e huaj mall bruto,pa e vraré mendjen se jo gjithçka ështe e vlefshme qofte dhe peréndimore apo e vulosur si “demokratike”. Je njé kérriç që kullot vetem gjémba, letershkrues seksual!
Këtë praktikë e nisën këtu e 40 vjet më parë edhe “Hipitë”. Jetuan sa jetuan lakuriq dhe në “.kope”, por ishin vetë ata që hoqën dorë. Pse? Sepse problemet që filluan tu krijohen i kapërcyen kufijtë e një shoqërie njerëzore të arsyeshme. Sepse e kuptuan që jetesa në “kope” dhe lakuriq ishte një jetesë që i takonte periudhave të “Nendertalit”. Kafshët jetojnë në kope sepse kjo është natyra e tyre.
Ndërsa njeriu, me zhvillimin e tij sipas etapave “Darviniane”e ka kapërcyer jetesën në “kope” sepse ai kaloi në një stad shumë më të lartë, atë të “Arsyes” dhe vuri në përdorim dhe zhvilloi “Trurin”. Pra është kjo gjë që e dallon njeriun nga kafshët, Arsyeja dhe llogjika njerëzore.
Tani përsa i takon shpjegimit tek fëmijët të seksit apo organeve gjenitale, ka shumë literaturë dhe mbi të gjitha sot ekziston literatura nëpër shkolla si dhe shkalla më e lartë e teknollogjisë së informacionit, ku edhe fëmijët atë që duhet ta mësojnë e mësojnë pa problem fare, on-line. Kështu për mendimin tim, nuk është nevoja ta kthejmë shtëpinë në “kafaz kafshësh”, që fëmijët të mësojnë organet gjenitale.
ik o shejtan nuk edi ti si duhet te rish para femijes ???Po ku rriten keta njerez mor aman ,U terbofsh e maresh malet .Eshte mekat qe cdo burr di te bej femij ,por jo te jete prind .Ketu fillon fundi i botes .
Zoterise qe pyet:
Incesti ndodh edhe kur nuk ekziston lakuriqesia. lakuriqesia rrit mundesite e incestit, qarte dhe thjesht.
Femija duhet te mbetet femije dhe te gezoje femijerine, jo te shohe organet e tua te flashketa, apo te ngritura perpjete?!?!?!. Ti po e demton psiqikisht femine tend more zotni duke shetitur neper shtepi me hallatet leshuar, po i vret sensin e bukurise qe ai si femije duhet te zhvilloje duke u rritur. Dhe fakti qe pyet,a nuk te tregon qe edhe ti e di qe je gabim, dhe ti me trute e tua bosh, vazhdon ta besh? Cfare te tregon kjo ty si individ, dhe si baba?
te pakte e tregon vehten se çfar kafshet eshte
bravo dr, se kanjerez qe shohin ne film qe rine ne familje te shkujdesur dheimitojne
njeriu qe do meson dhe behet shembull i cdo mesimi,
vulgariteti ne komente tregon jo vetem mungese edukate por injorance.
shendet e suksese
Mendoj se eshte improvizim I vete doktorit per t’u shitur libri I tij,qe I ben thirrje popullit te blefe librin e tij per temen qe trajtoi ne kete shkrim.Une jetoj ne perendim dhe nuk kam degjuar dhe as pare ndonje program ne TV qe babai ose mamaja te jetojne lakuriq ne preznce te fenijeve.Mos po kthehemi ne kohen e lashtesise,apo u pelqen te imitojne majmunet?!
Flisni per femijet dhe ne te njejten kohe nuk i konsideroni..ata kane periudha te jetes kur drejtojne pyejtje ne lidhje me organet,me faktin se nga kane dale etj,etj…aty jini te vemendeshem te jepni pergjigjet e duhura,te spjegoni thjeshte e drejte,pa genjeshtra.