Lakuriq në muze

Leda Hysa

 

Muzeu i famshëm parizien, Palais de Tokyo hapi të shtunën dyert për një grup vizitorësh të veçantë… një grup nudistësh.

Si rrallëherë, ata hynë krejtësisht të zhveshur, për të vizituar një ekspozitë me instalacione të artit kontemporan.

Vizita e tyre ishte organizuar nga Shoqata e Natyristëve të Parisit, të cilët mbështesin një mënyrë jetese pa veshje.

Përmes profilit në Facebook, kjo shoqatë njoftoi se kishte shitur brenda një kohe të shkurtër 161 biletat që kishte vënë në dispozicion. Interes kishin shfaqur mbi 28 mijë vizitorë.

Vitin e kaluar, një aktivitet i ngjashëm u zhvillua edhe në muzen Leopold të Vjenës.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *