Lama: Vetëvendosje paguan njerëz për të komentuar nëpër portale!

redaktor

Ish deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje taashme deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama ka akuzuar partinë e Albin Kurtit se paguan njerëz për të shkruar komente në portale dhe rrjetin social Facebook.

Lama foli në debatin e organizuar në emisionin Rubin të KTV-së lidhur me gjuhën e portaleve që përdoret në komente.

“Lëvizja Vetëvendosje paguan njerëz për të komentuar nëpër media”, ka thënë Alma Lama.

Lama ka thënë se këtë informacion e di pasi ka qenë pjesë e Vetëvendosjes për më shumë se dy vite.

Deputetja Lama ka kaluar para disa ditësh në LDK, duke i dhënë fund qëndrimit si deputete e pavarur.

Share This Article
2 Comments
  • Une kam shume respekt per zonjen Alma Lama,per guximin dhe intelektin e saj,sidomos pas letres se hapur qe publikoi ndaj k/ministrit turk,Taip Erdogan.Por,me ka ardhur shume keq per lekundjet e saj politike qe nuk i shkojne per karakter: brenda nje kohe fare te shkurter,tre levizje qe ja kane ulur shume vlerat e saj te verteta.U zgjodh deputete me votat e VV-jes,pastaj kaloi e pavarur dhe sot marrim vesh se i qenka bashkangjitur LDK-se.Une jam dibrane ne origjine,emigrant ne Greqi,qe i ndjek me vemendje te madhe edhe zhvillimet politike ne Kosove.Sepse kam nje bindje te fiksuar se ajo qe ndodhi ne Shqiperi,e ka rradhen te perseritet ne Kosove.Ju zonja Lama,e keni vendin e nderit perkrah Albin Kurtit edhe sikur te jeni pretendente per t`i zene vendin sepse e meritoni,por edhe per te garuar per presidente te vendit te zgjedhur nga populli.Une i kuptoj problemet e demokracise se brenshme te partive politike sot ,si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove, ashtu sic kuptoj edhe personalitetin,individualitetin,pavarsine intelektuale te gjithsecilit qe perpiqet te kontribuoje permes nje bashkimi vullnetar mendimesh dhe idesh,sic jane forcat politike.Prandaj gjykoj seriozisht se perkunder gjithe mospeputhjeve e mospajtimeve qe mund te keni me ish kryetarin tuaj,vlerat tuaja,mendimet idete dhe aktiviteti juaj politik,do te reflektonin pozotivisht ne dobi te popullit te Kosoves,vetem ne ate force politike.Une,qe ju kam ndjekur nga afer nuk mund t`a imagjinoj ndryshe sepse,vetem kjo force politike do te munde te beje ate ndryshim te madh ne Kosove pas kater ose e shumta tete vjetesh.Ju lutem ,vihuni edhe nje here ne krah te VV-se dhe te Albin Kurtit.Mos i digjni vlerat tuaja te larta me ‘mbeturinat e historise’ te cilat shume shpejt,do t`i perkasin muzeut.Respektet e mia.

  • Partia e studenteve dhe sot e te gjithe popullit,’Levizja Vetvendosje’ ka trurin,inteligjencen dhe guximin ne drejtin,nuk ka thikat me helm pas shpine,si LDK-ja,apo bandat kriminale me kallash si PDK-ja.Prandaj,asaj i perket e ardhmja,zj.Lama ashtu sic po e thote edhe kryeqyteti i mendjes,Prishtina.Faleminderit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *