Lame koleksionon edhe…veten

Dita

Artisti Bujar Kapexhiu i ka vendosur t’i kushtojë një karikaturë kreut të ALUIZNI-t Artan Lame si dhe kryeministrit Rama. Në karikaturën e Kapexhiut, Lame mban në duar dosje të shumta të punës voluminoze me legalizimet teksa i thotë kryeministrit Rama se “Kemi akoma legalizime” por përgjigja e tij e prerë është:

“Nuk më intereson. Zgjedhjet mbaruan”. Por kreu i ALUIZNI-t e ka marrë me sportivitet një gjë të tillë, duke i kërkuar llogari Kapexhiut vetëm për ngjyrën e këpucëve dhe jo përmbajtjen e karikaturës. “Kapexhiu gjithmonë më nxjerr me këpucë bezhë, që unë s’i kam patur kurrë! Enigmë…”, shkruan Lame.

Por një nga miqtë e tij i ka publikuar një foto ku Lame ka qenë në zbor ushtarak. Mesa duket, që në atë kohë i ka filluar dashuria inxhinier Artanit edhe për historinë. Ata që kanë patur mundësinë të shkojnë njëherë të vetme në shtëpinë e Lames kanë dalë pa fjalë nga banesa e tij.

Ai është një ndër koleksionistët më të mëdhenj të Shqipërisë. Kjo foto që i ka dalë në rrjetet sociale me siguri duhet të jetë në albumet e tij dhe nëse nuk është, Lame duhet ta sekuestrojë për koleksion.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *