Lame: Zgjidhje për 14 mijë ndërtime informale të penalizuara

Dita

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, ishte sot pranë disa zyrave të ALUIZNI-t për të ndjekur nga afër punën në terren të grupeve të punës që bëjnë matjet shtëpi më shtëpi.

Lame u ndalua fillimisht në zonën e Ali Demit, ku mori pjesë në matjet që grupet e punës së specialistëve të ALUIZNI-t po bënin në ndërtimet informale në këtë zonë. Më pas Lame u ndal në zyrën e ALUIZNI-t në Bathore ku sqaroi për mediat hartën e zonave informale në Tiranë dhe se si ALUIZNI po punon për ta çuar procesin e legalizimeve përpara.

“Tirana është një nga qytetet me numrin më të madh të ndërtimeve informale me rreth 45 mijë vetdeklarime”, tha ai. Gjatë komunikimit me mediat Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, ndër të tjera tha se “pritet tu jepet zgjidhje rreth 14 mijë ndërtimeve pa leje të penalizuara nga parashikimet absurde të Planeve Urbanistike të Bashkisë Tiranë dhe Bashkisë Kamëz”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *