Ndarja nga jeta e ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha ka prekur zemrat e gjithë artdashësve dhe adhuruesve të këngëve të saj.
Në shenjë nderimi për artisten e madhe, në të gjitha lokalet e kryeqytetit të Kosovës janë vendosur këngët e saj.
Kjo është një mënyrë e veçantë dhe simbolike që qytetarët kosovarë kanë zgjedhur për t’i thënë asaj “lamtumirë”.
E teksa sot i jepet lamtumira e fundit, Kosova e ka shpallur ditën e sotme si ditë zie në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, e cilësuar si Bilbili i shqiptarëve.
Varrimi i Nexhmije Pagarushës do të bëhet sot në orën 14:30 në fshatin Pagarushë të Malishevës, në një ceremoni familjare sipas amanetit të saj të fundit.
Artistja e madhe, Nexhmije Pagarusha, mbetet emri më i çmuar në mbarë kulturën shqiptare, e cila me zërin e saj këndoi këngë, të cilat nga njohës të artit dhe kritikë janë vlerësuar si kryevepra artistike.
Vlera e veprës së saj mbetet e njëjtë pavarësisht kalimit të kohës dhe muzika që ajo ka bërë mbetet një nga krenaritë më të mëdha ndër shqiptarë.
Ndër këngët e saj më të njohura mbeten: “Baresha”, “Ani mori nuse”, “E dehun jam”, “Zambaku i Prizrenit”, “Kur më shkon si zog n’hava”, “Kur më del në derë”, “Një lule”, “Dallëndyshe”.
Pagarusha u shua në moshën 86-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, një betejë të cilën nuk e fitoi dot.
j.l./ dita

Yo yo nexhi – who’s next ?
Kur nderroi jete Vaçe Zela ,lokalet ne Shqiperi transmetonin ,Noizyn ,Stresin ,Çiljeten ,Encen ,Mandy Nishtulles ,Mondi vogel ,Genci Madh ,Tahiri Mesem etj etj .
Virtytet lartesohen nga traditat dhe veset nga mosrespekti !
Faleminderit j.l dita.
Nderim Dhe rrespekt të pa harruarës 86 vjecare Nexhmije pagarusha, Një pasuese e denjë e RILINDAVE të mbedhenj me PROFESIONALIZMIN e sai-me ZËRIN Bilbil,si e përsërisin shumë Komentus, Teksa po frazoj këto fjalë s,di si u telekomandua dhe mu hap faqia *komjuter* e celularit e pikërisht tek një faqe nga * Gruka e Kelcyrës, me foton e të Madhit IDEOLLOG i *Vëllezërve Frashëri* SAMIU me një FOTO e krah saj thënia e tij PROFETIKE;
*Mos i poshtëro NJERËZIT e MËDHENJ për një e dy fjalë të Tyre ,sepse,diamanti sado i prerë shtrëmbër të jetë,është më i vlefshëm se një gur i yakonshëm,i prerë në formën më të përsosur*.!… Janë tri virtyte shumë të pëlqyeshme; 1-Të ndimosh nevojtarët kur janë në gjëndie të vështirë! 2- të thuash të vërtetën edhe në ZËMËRIM – 3-Të falësh kur je i zoti NDËSHKOSH ose të HAKMERESH! e plot të tjera mendime te vyera.
Unë; përkushtuar këto vargje; sa Abdylit e naimit;
Sami ! Shemshedin Sami,/ Tërë një perandori,me dritë e mbulove. Dhe vëndit tënd të vogël/ shumë e LARTËSOVE. Shumë e lartësove ,se botës i TREGOVE…
Ç,farë potenciale lindin dhe këta male,
BEKUAR nga ZOTI -si FRASHËRI-TOMORRI!
NAIM!…
Që larg në Ekzil, Më mirë se sot ne, E fole ,BILBIL,
Këte Gjuhë të SHËNJTË!
ABDYL !
Prijës përmbi prijësa, Fjalë e zëmërmjaltë, Shpirt e pasuri-Shkrive për VATANË!
Për të TRE bij Frashëllinj!
Gjysmëshekulli,sapo mbushnit,
Sapo nisnit gjysmën tjetër,
Ç, dreq Satana i padukshëm
Për ju, kish të njëjtën metër!?
Apo vetë i plotfuqishmi(1)
Desh t,ju kisht më shpejt në qiell
Që mëmëdheut t,i ishit-
Jetë e mot si TRE DIEJ!:
1- fjala është për Zotin.
Nga libri * Në rrugët e jetës*
Dh, XHOGA-( botim 2011të.)