Nga Alqi ANDONI
Para pak ditëve iu dha lamtumira e fundit birit të shquar të Vunoit, patriotit dhe atdhetarit të palëkundur, shtetarit serioz, qytetarit dinjitoz, familjarit model dhe burrit kockë-fortë, të paharrueshmit Pilo Shanto.
Pilo Shanto lindi në Vuno, më 4 korrik 1924. Traditat patriotike të fshatit, ku u lind, ushqyen shpirtin liridashës të tij qysh në hapat e para të jetës.
Pushtimi fashist e gjen atë nxënës në shkollën Tregtare të Vlorës, e cila u shndërrua në një vatër të zjarrtë revolucionare për të këputur vargonjtë e robërisë dhe të mjerimit. Përgjatë katër viteve që studioi në shkollën Tregtare, Pilo Shanto përqafoi idetë progresiste të kohës, për t’u bërë më pas përçues i tyre. Si rezultat i kësaj veprimtarie klandestine, arrestohet dhe burgoset në qytetin e Vlorës.
Me krijimin e strukturave të lëvizjes antifashiste në Vuno, ai bëhet pjesë përbërëse e tyre për të propaganduar se e vetmja rrugë për ardhjen e lirisë ishte përleshja dhëmbë për dhëmbë me okupatorët dhe bashkëpunëtorët e tyre. Ishte bindja e thellë për rrugën e nisur, që më 1 gusht 1943 do të ngjeshte bustinën partizane në kokë dhe maliherin në krah për t’u rreshtuar në çetën partizane të Bregut, nën komandën e Minella Kolekës dhe Zaho Kokës.
Me fillimin e vitit 1944, Pilo Shantos do t’i ngarkohej detyra e rëndësishme si sekretar i Këshillit Nacionalçlirimtar të Himarës, me qëllim që lëvizja antifashiste të merrte dimensione më të gjera në gjithë këtë krahinë, ku reaksioni ishte i fortë dhe jo me pak influencë. Megjithëse pa mbushur 20 vjeç, falë pjekurisë, përkushtimit, inteligjencës së tij dhe punës së palodhur agjitative në shtresat e gjera të popullit, ai spikati si një nga figurat qendrore të rezistencës antifashiste në gjithë krahinën e Himarës. Arti i drejtimit te ai ishte pleksur me trimërinë.
Këto cilësi ai i manifestoi edhe kur u çua me të njëjtin mision në verën e vitit 1944 në krahinën e Mallakastrës, për të kaluar më vonë si komisar batalioni në Brigadën e XI Sulmuese Partizane.
Çlirimi i Atdheut, nuk ia hoqi rrobat ushtarake nga trupi, prandaj me gradën e kapitenit në spaleta, u përzgjodh të shërbente në Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit, e cila duhej të ballafaqohej me forcat regresive dhe agresive, që në forma të ndryshme banditeske do të tentonin të minonin pushtetin popullor.
Fillimisht Pilo Shanto u atashua në Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit në Qarkun e Kukësit, ku reaksioni kishte baza të gjera. Më pas , falë shkollimit të lartë profesional në Moskë, ai do të punonte në aparatin qendror të Shërbimit Inteligjent si kryetar dege, deri në nivelin e zëvendës drejtorit të Kundërzbulimit të Shtetit.
Gjatë gjithë kësaj veprimtarie, ai shkëlqeu si një nga drejtuesit më rezultativ dhe inteligjent të këtij Shërbimi, veçanërisht në suksesin e jashtëzakonshëm në Radiolojën “Liqeni i Vajkalit”, ku roli i tij qe përcaktues për mashtrimin që ju bë zbulimeve të huaja për 16 muaj me radhë.
Kolonel Pilo Shanto ka zënë vend në memorjen historike të Shërbimit Sekret shqiptar si njëri prej idealistëve, që mprehtësinë e tij e vuri në shërbim të mbrojtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit kombëtar të vendit nga kërcënuesit e lirisë, të vënë në shërbim të agjensive të huaja sekrete.
Pilo Shanto ishte njeri me vlera të spikatura jo vetëm profesionale, por edhe morale. Se qe i tillë dhe kuadër kurajoz, atë e larguan nga Sigurimi i Shtetit qysh në vitin 1967, në kulmin e karrierës dhe moshës vitale, për ta ngarkuar me detyra të dorës së dytë. Se qe burrë me karakter, ai nuk u dekurajua, por mbeti gjithmonë shërbëtor besnik i shtetit dhe ushtar i Atdheut.
Edhe kur doli në pension, mendja e tij e kthjellët nuk u mjegullua, por vazhdoi të punonte për ushqimin shpirtëror të popullit. Kështu ai është konsulent për filmat artistikë “Gracka” dhe “Misioni përtej detit”, ku ai ka qenë vet protagonist në ngjarjet që shtjellohen . Gjithashtu, kur në emër të antikomunizmit u kalua deri në fallsifikimin e të vërtetave historike, Pilo Shanto shkroi librin “Bora filloi”, duke rrëzuar me fakte të pakontestueshme përrallëzat me Kim Filbin, për të afishuar burrërisht se kujt i përket merita në luftën kundër banditizmit politik dhe kujt i faturohet dështimi real i planeve ogurzeza kundër vendit tonë.
Njerës të lajthitur nga padija dhe të karikuar nga urrejtja ndaj së kaluarës moniste, kanë tentuar ta baltosin Pilo Shanton, por janë bërë vet pis, pasi e vërteta qëndron krejt ndryshe.
Pilo Shanto vitet e pleqërisë së thellë i kaloi në Amerikë, pranë fëmijëve. Ai ishte vetëm fizikisht në Amerikë, por me mendje, shpirt e zemër qe pranë Atdheut dhe veçanërisht pranë Vunoit. Ishte amaneti i tij, që kur të mbyllte sytë, të prehej në vendlindje. Amaneti i barba Pilos vajti në vend, falë dinjitetit të fëmijëve të tij, të cilët të ushqyer me ndjenjat më të mira morale e qytetare nga prindërit e tyre, i mbuluan ata me dheun e ëmbël të Vunoit.
Në ceremoninë mortore të Pilo Shantos, ai u përcoll me dhimbje dhe lotë në sy, por edhe me vargjet e thurura aty për aty nga një prej pjesëmarrësve:
Ike barba Pilo, ike/ Në Vuno erdhe të prehesh/Poshtë Mjegulloshit, ku linde/
Këtu te vëndi rrufeve./
Këtu, ku ti do të tretesh/ Pranë ullinjve shekullorë/ Me rrënjët e tyre do mpleksesh/ Për të mbetur jetësor./
Nën ullinjtë, simbol të paqes/Përmbi Jalin e kristaltë,/Koka mbështetur te malet,/ Dhe i shtrirë, me ballin lartë.

Pilo Shanto jetoi e luftoi si hero per idealin kunder imperialisteve dhe revizionistev , vdiq si nenshtetas AMERIKAN ne ameriken imperialiste O Enverist e komuniste, ideali,”heroizmi”,”krenaria” e juaj ka shkuar me poshte se sa gjirizet e historis Drejtusi i “LIQENI I VAJKALIT” vdiq ne token “armike”, kush del fitimtari “armiqt”apo ju kriminelat komuniste qe bete kurban femijet tuaj per Partine(rrofte shoku Enver marte nga ditet e femijeve tane) .Ne asnje diktature ne bote ,prindi nuk ka bere kurban femijen per diktatorin.Mallkuar orthokomunizmi dhe neokomunistet .Padiskutim Shqiperia do te shpetoje edhe nga bijte e orthokomunizmit.Europa eshte endra dhe ideali jone,sllavizmi eshte endra dhe ideali juaj
Ike ,more mut muti se nuk ke tru ti per te gjykuar historine !. Njeres si Pilua nuk kane per te vdekur kurre . Respekt per jeten dhe vepren e ndritur te nje atdhetari si Ai !
Zoteri,ne fizonomi jemi cfar hame(NUK TE NJOH),ne psikologji jemi cfare shprehim(DUKESH ME ATE QE SHKRUAN),(ME TE SHPREHURIT JE I DENJE SI KOMUNIST)Me kombesi jemi cfar deklarojme.Barba Pilua, do te mbahet mend si barba Pilo vllahogreku, me kete kombesi ka shkuar edhe ne AMERIK dhe jo me kombesi shqiptare
Qe te shkruhet historia, ajo duhet te behet. Dhe Pilo Shanto e ka bere historine me fakte jo me kunja. Luften e Ftohte nuk e nisem ne shqiptaret, por fuqite e medha. Ne mbrojtem lirine dhe pavaresine tone nga cdo kercenim serioz. Banditizmi poltik bie ndesh me parimet e se drejtes nderkombetare. Kur kjo lufte mbaroi, ndezi driten jeshile per levizjen e lire nga te dy ish kampet kundershtare. Po ti Kunj, je nje pleher qe ke dale nga nje miter baxhelle, prandaj vjell vrer sa here qe nderohen burra qe kane lartesuar emrin e kombit. Pilo Shanto ishte dhe do mbesi nje shkemb i thepisur i vargmaleve te Cikes.
Pilo Shantos i kendoi zemra e popullit, sepse mbrojti lirine, e pavaresine e shtetit shqiptar nga ish-kriminelet e Luftes se Dyte Boterore, qe u hodhrn me parashuta dhe pushke ne dore per te ndryshuar sistemin shteteror me force dhe jo me vote sic kishin predikuar Baballaret e shtetit te pare demokratik ne bote: George Washington, John Adams, Thomas Jefferson, James Madison etj.
Prandaj populli, ndryshe nga kunji injorant, i kendoi vargjet e mrekullueshme, qe do t’i kishte zili cdo burre shteti ne Shqiperi:
“Këtu, ku ti do të tretesh/
Pranë ullinjve shekullorë/
Me rrënjët e tyre do mpleksesh/
Për të mbetur jetësor./
Nën ullinjtë, simbol të paqes/
Përmbi Jalin e kristaltë,/
Koka mbështetur te malet,/
Dhe i shtrirë, me ballin lartë.
Zoteri,ne fizonomi jemi cfar hame(NUK TE NJOH),ne psikologji jemi cfare shprehim(DUKESH ME ATE QE SHKRUAN),(ME TE SHPREHURIT JE I DENJE SI KOMUNIST)Me kombesi jemi cfar deklarojme.Barba Pilua, do te mbahet mend si barba Pilo vllahogreku, me kete kombesi ka shkuar edhe ne AMERIK dhe jo me kombesi shqiptare
Spirua (Pilua) ishte nga fshati me Emer Greke Vuno.nga fshti ku bijte e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve ua hoqen gluhen (Glosan) Greke te Perendive.
Megjithe ate ata mbajen Identitetin,Emrat,Mbiemrat Greke si fshat Athina,Vasil (Mbret shqip)Dhimiter,Kleoniki,Kleopatra,Odhise,Arxilea,Melpomeni emer ky i Muzes se Tragedise,Urania r Astro-Nomise,Vasiliqi (mbretereshe) shqip,Timotheo,Sokrat,aristotel,Perikli,Platon etj.
Mallkuar qofshin ata qe u turqizuan dhe hiqen si (Skiptare) qe ndryshuan Kombesine Greke Epirote Emrat,Mbiemrat,ndergjegjen,Identitetin,Kulturen (Culture ital),Festat etj.
Ipo-Xrisia (hipokrizi) eshte se Arnautet e Shqiperise e quajne veten thjesht “skiptare” myslimane!
Ky i lavdishmi xha Pilo ishte nga ata qe shoqeronin xha Pilon tjeter ( Koleken-gjyshin e kryeministri tone te famshem) qe u thoshte fshatareve ne vendilndje te hane “bukufiqe” ne vend te bukes dhe te laheni me “finje- uij me hi” ne vend te sapunit.
Dhe ne qofte se ka futur ne burg ose vrare njerz , perfishre dhe bashkefshatere, kjo ne emer te partise e polpullit , nuk eshte krim.
Po, xha Pilua ishte trim , dhe shume i zgjuar, ja dhjeu te gjitheve, anlgezeve, amerikaneve, e te gjithe zbulimeve te huaja.
E o …. ku kishtr nevoje ai per Kim Filbin qe ti jepte informacion per desantimet nepermjet ruseve, ai i dinte te gjitha vete.
007 i anglise dhe agjentet e tjer amerikano anglez, dhisnin ne breke kur degjonin emrin e xha Pilos.
Bile shkollat e zbulimit amerikan dhe anglez kane kopjuar manualet a stervitjes te xha Pilos dhe i perdorin per agjentet e tyre.
Diversntet tani mund te marin fryme lehte e mund te desantojne ne shqiperi kollaj fare, se ska me xha Plio.
Shqiperia prandaj po lulezon dhe eshte fanar ndricues ne te gjithe boten, sepse veprat e njerezve te medhenj , si xha Pilua , ia vune vulen.
La e me la or shqiperi , dhe me ti o Pilo o pa ti.
@ Erdogan greku dhe kunji jeni e njejta gje, mbetje e pariciklueshme!
Nderim per Spiro Shanton!
Personalitet i shquar, shqiptar i klasit me te larte, i paharruar, luftetar i denje per liri, pavaresi e drejtesi!
Ngushellime familjes dhe femijeve te Tij.
Barba Pilo rron ne veprat e Tij dhe do te kujtohet perhere me nderim.
I gjori Pilo,e filloi dhe e vazhdoi sic thoni ju si hero i zhurmueshem dhe i heshtur,dhe me vone shkon dhe vetdorezohet,ne gjirin e imperializmit amerikan.
Dhe nga brenda dhe nga fytyra,ngjan me merhumin Spiro Koleka.
Ngushellime per shokun Pilo Shanto.Njeri i larte dhe nje baba i devocem.U prehte ne paqe
Nje pyetie per te gjithe komentusit.A ishte BARBA Pilja me kombesi Shqiptare?.Ketu ne Amerik ai erdhi me kombesi VLLAHOGREK .A mundet nje vllahogrek i vetedeklaruar te jete atdhetar Shqiptar
Si djale Vunoi qe jam, po te pergjigjem une o Kunj me kunja. Vunoi, ashtu si gjithe krahina e Himares, eshte rrace shqiptare. Injorantet si ti, iu keshilloj te lexojne librin e Petro Markos “Rete dhe guret”, ku mes fakteve te pamohueshme ne kete teme ai shkruan:” Ne e dime gjakun nga na buron”.Sa per ardhjen e Pilos ne Amerike, atij dhe gjithe familjes i kane dhene nenshtetesine amirikane shteti amerikan, si pasardhes i Kico Shantos (babai i tij), i cili ka qene emigrant atje per shume vite. Kjo eshte nje norme e ligjeruar e shtetit amerikan dhe nga kjo kane perfituar me mijera familje shqiptare. Ti o Kunj mbushur me kunja i pershtatesh shprehjhes : “ Te te kesh mik, te prish pune, Te te kesh armik te ha mune” . Prandaj mos ha mut me Pilo Shanton, se ai krimbat si ti i shkelte me kembe.
Mjegullosh ,me shaj,me ofendo,me thuaj cfare te duash, te kam me lart se veten time, vetem HIMARA, HIMARA,HIIIIIIIIMARA D I A M A N T I i Shqiperis te mbetet KRISTAL SHQIPTAR sic ka renjet dhe HISTORINE Te hedhe ne gropen e zeze Spiro Milot e filogreket si dhe faren e ndyre qe ka 75 vjet po ben ceshte e mundur Shqiperine ta beje vasale te Beogradit here ne emer te idealit komunist e here ne emer te “OPEN BALLKAN” Falnderimet e mija per atdhetarizmin tend .HIMARA race SHQIPTARE. RESPEKTE
Kunj. Une jam atdhetar, dhe rrace atdhetaresh, por po ta njihje ti nga afer Pilo Shanton, do njihje nje atdhetar te vertete, pasi jo vetem e kendoi tere jeten e tij kengen e Nase Benit, biriit tjeter patriot te Vunoit: Kush eshte lulja e vilajetit,
Himara ne breg te detit,/
Aman trima kapedane,
Te penes e te dyfekut,
Si zogjte ne tramundane….., por ai dha prova se eshte nje shqiptar i madh, sa i dyfekut, po aq edhe i penes. Keto fjale te mija nuk jane thjesht replike ndaj shpifjeve te tua, por mbrojne nje te vertete te pakontestueshme. Ti kunj do besh mire jo vetem te kerkosh falje per cka ke shprehur me larte, por do besh mire te vec ne Vuno dhe ti vesh nje lule te varri patriotit shqiptar Pilo Shanto. Keshtu i ben lavazh edhe karakterit tend te qelbur. Tung
Kunj. Ne vazhdim te replikes ne ty, meqe permend me te drejte se ku e kane vendin Spiro Milot, po te them edhe nje fakt shume domethenes, qe mbeshtet argumentet e mia per patriotizmin e Pilo Shantos. Besoj se e ke pare filmin “Misioni pertej detit” Kjo eshte nje ngjarje reale, ku protagonist kryesor ka qene vet Pilo Shanto. Tradhetari dhe spiuni kunder levizjes antifashiste shqiptare, ishte pikerisht nipi i filogrekut himarjot Spiro Milo. Kete bastard, Pilo Shantua me shoket e tij e rrembyen ne ishujt greke dhe e sollen te gjalle ne Shqiperi. Pasi u gjykua, u denua me vdekje per gjithe zullumet qe kishte bere kunder patrioteve shqiptare. Besoj se mjafton vetem ky shembull per te terhequr akuzat e tua shpifarake ndaj birit te shquar te Vunoit Pilo Shanto. Mos hezito te reflektosh. Ne rast te kundert e rreshton veten ne krah te Spiro Milove.
Ore Kunji aq shumë të ka hyrë huri që nuk e nxjerr dot.
Nqs nuk e di,mëso pak për historinë e fshatit Vuno dhe fshatrave të tjerë të krahinës së Himarës.
Shume komentues mundohen te theksojne ate qe ju pelqen, por historia e vertete shkruhet me dokumenta dhe ato nuk mungojne. I lini keto them e thash, sejcili te mburet me ate qe fut nga goja apo ate qe fut nga bytha.
Race katile. Prandaj s’behet ai vend.
Turkohori……e dini mire per cilin fshat behet fjale.
AY QE I SHERBEN DIKTATORIT NUK ESHTE HERO. ESHT; RENEGAT E MOHUES I LIRISE E I JETES. AY NUK MUNDE TE HYJE NE TEMPULLIN E MEMORIES , KUR DUART I KA TE LARA ME GJAKUN E TE PAFAJSHMEVE .NE DJALLE VAFTE SHPIRTII TIJ ASHTU SI THOJNE KETU NE AMERIKE:
Edhe komunist edhe fashist nuk shkon. Ti zotri qe na jep postulate nga Amerika duhet ta ngulitesh forte ne trurin tend te sklerotizuar, se burra si Pilo Shanto nuk i sherbyen as diktatorit, as diktatures, por shtetit, me qellim qe Shqiperia te mos katandisej si ne 97-en, kur ligjin e benin bandat rivale, te djathta apo te majta. Se cfare regjimi do te instalohej ne Shqiperine e pas Luftes se Dyte Botrore, kjo nuk qe ne doren e Enver Hoxhes, por te fuqive te medha, duke perfshire edhe SHBA, qe vendin tone e lane nen influencen sovjetike. Mire eshte te lexosh se c’eshte Jalta, se duket qe leshon vrer jo thjesht si antikomunist, por si injorant. Kur akuzon te tjeret duhet te mbeshtetesh ne fakte konkrete dhe jo te flasesh ne pergjithesi. Padyshim qe ne regjimin e djeshem jane bere krime dhe prapa tyre ka pasur kriminele me emra te pervecem si Koci Xoxe, Vaske Koleci, Nesti Ketenxhi, Zoi Themeli, Mehmet Shehu, Fecor Shehu, Nevzat Haznedari etj, por burra si Pilo Shanto nuk mund t’i futesh ne kategorine e tyre, pasi ishin njerez me integritet te larte moral dhe atdhetar. Per njerzit qe shesin bashke me lekuren edhe shpirtin, asnje shtet nuk ka pasur meshire. Meqenese je ne Amerike, as me thua se pse nuk ndryshoi mendim shteti amerikan, kur u ngrit gjithe bota demokratike qe Rozenberget nuk duhet te vriteshin dhe ne fakt ata u ekzekutuan?!! Por kur nuk kishte meshire Amerika demokratike per spiunet, si mund te kishte meshire Shqiperia e Enver Hoxhes per kategorine eHamit Matjaneve me shoke?!! Prandaj ti shoku komunist gjyko ftohte dhe mos fol si fashist ordiner. Pilo Shanto jetoi dhe vdiq me nder dhe duar te pastra e jo te gjakosura. Do apo s’do ti dhe ata qe mendojne si ti, kjo eshte e verteta. Dhe e verteta eshte e hidhur per ata qe nuk e pranojne ate.
Demokrat te pakten ndro pseudonimin Pilo Shanto kolonel sigurimi qen besnik i yllit sllav dhe i diktatorit nga me kriminelet ne bote.Kolonel sigurimi dhe i kishte duart te pastr pa gjak, njesoj si te thuash vampiret nuk pine gjak Komunizmi dhe hienat si Pilua ishin vampire kriminel ne historin e shqiperis do mbahen mend per krimet kunder nje populli te tere
Kunjit, Komunistit, Anonimit e te tjereve si ata, per te cilet duket se 30 vjet nuk kane qene mjaft per tju lehtesuar sadopak vrerin dhe makthin qe shkakton ndjenja e te qenit inferior, ju dedikoj perzemersisht vargjet e shkruara nga Driteroi i madh:
Njerez plot neper dyqane
Njerez plot ne cdo qosh
Njerez plot neper urbane
Bota plot, me njerez BOSH
Me vjen mire qe fut jo vetem veten te anonimet, por edhe genin familjar (anonim anonimi) .Me kete kategori nuk debatohet.
Nderoni mor Petro Markon,,shqiptarin e kulluar,Luftetarin per drejtesi njerezore,njeriun e ndershem,,babain e goditur mu ne log te shpirtit kur shoket e Pilo sigurimsit i rrembyen djalin dhe ja hodhen ne Hapsane ta shqyejne bishat.
Nderoni mor Vunjote Petro Markon,qe pushke e rovole kishte zemren,,po ju rri mendja tek sigurimi,tek Biroja Politike,tek shoku Spiro Koleka,te Pilo sigurimi,te barba leshi,.
E doni,e nderoni,se ka bere krime,,ka marre ne qafe dunjane,,prandaj e doni.E doni se hidhte gurin e fshihte doren.E doni se nuk kishte kerbac ne dore,por ne vend te kerbacit kishte stilograf qe shkruante listat e arrestimeve dhe internimeve.Ky projektonte kujt do ja zinte deren banda e te katerve,me Hasim Alikon,Hekuran Pobratin,Mark Dodanin,Hilmi Seitin,
E doni se ka qene neperke helmuese,nuk ishte ujk i terbuar si toger baba,ja,per kete e nderoni neperken e Vunoit,se mori ne qafe malsoret shqiptare qe e donin Atdheun te lire,pa dhunen e serbit dhe grekut,..
Dhe ne fund shkoje si grek i grekerise ne Ameriqi,,se helmoi shqiptaret.
O Demo. Petro Marko eshte bir i Himares shqiptare, por nga Dhermiu. Dhe Vunoit nuk i mungojne burrat e nderuar qe te marre borxh nga fshatrat etjere. Ke degjuar ti per Odise Kasnecin, Nase Labin e Nase Benin, Vellezerit Nushi, Zaho Koken e Llambro Andonin, Andon Shetin e Mantho Balen, Spiro Comorren eAnastas Kondon, Dhimiter Anagnostin e Robert Ndreniken e plote e plote te tjere. Po mire me Pilon qe ka kaq mllef, po me Asim Alikon cdreqin ke?! Nje gje duhet ta dish mire: Ishte mencuria e Pilo Shantos dhe qetesia e Asim Alikos qe do kapej si lepur Hamit Matjani, i cili me pas u be vegel e Sigurimit te Shtetit deri sa mori fund Radioloja “Liqeni i Vajkalit”. Ti Demo ke dhimbje per kallepin eHamit Matianit dhe urrejtje per heronj te tille si Pilo Shanto e Asim Aliko. Por a mund te vinte demokracia nga bandat?! Kurren e kurres. Kete e kuptuan edhe Zbulimrt e huaja sekrete, qe pas vitit 1955 hoqen dore nga kjo taktike e deshtuar. Se ishte shqiptar apo grek Pilo Shanto, kete nuk e vendos ti more Demo. Ate gje e dine edhe guret e Vunoit!!
Hamit Matjani eshte Heroi i Darsise, La rehatine personale ne Perendim dhe u fut ne strofken e bishave komuniste per te cliruar popullin nga terrori pol potist i enver kopilit.
Nuk e dinte se ishte tradhtuar qe ne nisje nga skilja engleze K\im Filbi.Nuk kapej Hamit Matjani ne token shqiptare,se e mbronte toka meme.Heroi Hamit Matjani dhe antikomunisti Xhafe Bali kane qene miq e ne sofer te Oxhakut te gjysherve te Demos,.Hamit Matjani fshihej ne Pyllin e Familjes tone,qe ka qene si pylli i Teutoburgut ku hynin bishat komuniste te ndjekjes se popullit dhe nuk dilnin me.Nder e lavdi heroit te kombit Hamit Matjani,trim i pavdekshem qe luftoi i vetem kunder bishes komuniste.Kur ti ngrihet permendorja Hamit Matjanit ne Lushnje,vetem atehere vihet tulla e pare e demokracise ne Shqiperi.
Hamit Matjani eshte bir i nje Familje patriote nga Darsia Peqinit.Dy xhaxhallare te Hamitit u vrane ne breg te Shkumbinit nga ushtria serbe qe ishte nisur per ne Vlore,kunder Shpalljes se Pavarsise.Qendresa e fshatarsise se Darsise,Dumrese,Suloves e detyroi ushtrine serbe te kthehet ne Durres.
Pilo Shanto ishte nje kriminel. Nje nga organizatoret e masakres pas bombes ne Amabasaden ruse.