Sipas paralajmërimeve të komisarit të BE-së për politika të gjelbra, France Timermans, Brukseli do të ndërmarrë veprime radikale për t’u siguruar që emetimi i gazrave (CO2) deri në vitin 2035 të jetë zero.
Me këtë nënkuptohet se do të ndalet prodhimi serik i veturave me benzinë dhe naftë, ku prej 2035 thjesht do të jenë vetëm pjesë e historisë.
Por këto ndryshime do të ndodhin shpejtë. Deri më 2030, BE-ja planifikon të zvogëlojë emetimin e gazrave të dioksidit të karbonit deri në 60 për qind.
Ideja e Komisionit është të sigurojë dominimin e veturave elektrike – duke u qëndruar besnik rregullave strikte që do ta mbronin ambientin. / Telegrafi

Makina me karburant do kete dhe per shume vjet.
Makinat e reja qe do shiten do jene vetem elektrike. Makinat me karburant do te vazhdojne te qarkullojne…dhe shitblerja e tyre si makina te perdorura do te vazhdoje deri sa te dalin jashte perdorimit…
“prodhimi serik”???
MAKINA ELEKTRIKE DERI 2035 ESHTE NJE “ENDERRA E NJE NATE VERE”
Prodhimi ne “seri” apo “serik” allasojce i makinave elektrike qe do te thote vetem i veturave pa perfshire ne kete llogari kamionat qe konsumojne me shume se gjysmen e karburanteve te “liga” o! bo! bo! tip nafte-diesel ne Bote edhe sikur te jete keshtu do te zmadhoje perdorimin e energjise elektrike nga TEC-et me qumure apo atomike u! bu! bu! qe te karrikojne baterite e veturave elektrike kudo ne Bote,
nga ana tjeter:
Cfare do te behet me baterite e konsumuara dhe te perdorura qe duhet te riciklohen dhe qe do te mbulojne malet dhe fushat e gjelberta te Evropes budallaqe dhe BE si miza pa koke?