Është makthi i çdo femre që kërkon të jetë përherë e re dhe e bukur. Por celuliti është gjithashtu edhe një problem me të cilin përballen femrat e të gjitha moshave. Për ta parandaluar apo për ta luftuar, mjekët këshillojnë disa mënyra efektive.
Parandalojeni
Mënyra më e mirë për ta fituar betejën me celulitin është parandalimi. Sekreti për këtë është mbajtja e një peshe konstante dhe ushqyerja e shëndetshme. Duhen konsumuar ushqime që nuk kanë në përbërje kimikate dhe sasi të madhe kalorish.
Luftoni kapsllëkun
ndoshta nuk e dinit, por është një nga faktorët që ndikojnë në zhvillimin e celulitit. Për ta shmangur ju këshillojmë të mos i ndaheni supave, lëngjeve dhe frutave që ndihmojnë aktivitetin e zorrëve.
Pini shumë ujë
pini ujë në sasi të mëdha, për të mbajtur të hidratuar trupin dhe lëkurën. Uji do të ndihmojë daljen jashtë të toksinave, duke shmangur grumbullimin e dhjamërave.
Bëni masazhe
Masazhet dhe skrabi i trupit ndikojnë dukshëm në reduktimin e celulitit. Ato ndihmojnë në qarkullimin e mirë të gjakut, çka redukton në masë të konsiderueshme “lëkurën e portokallit”.
Përdorni kremra
Shpesh dëgjojmë të thuhet se nuk janë efektivë, por kremrat anticelulit kanë efektin e tyre. ato reduktojnë depozitat e dhjamit nën lëkurë, falë disa substancave që kanë në përbërje.
Pini ilaçet
Medikamentet që bazohen në disa substanca që nxisin metabolizmin përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe shkatërrojnë dhjamin. Për këtë, këto lloj medikamentesh përbëjnë një alternativë efektive.
Trajtimi në kushtet e shtëpisë
Funksionon, por duhet ta provoni. Mbështjellja me letër celofani e zonave të prekura nga celuliti bën që temperatura të shkatërrojë qelizat e dhjamit nën lëkurë.
Terapia lazer
Terapia me rreze lazer apo thithja e dhjamit janë ndër trajtimet më të kushtueshme, por shumë efektive.
