Mik i dashur – LAMTUMIRË

redaktor

Lajmi i hidhur – në mesnatë,

më ka dhëmbur gjer në eshtër

vdekje zeza është e gjatë

jeta është një gënjeshtër!

 

Rrojte-vojte o Njeri,

porsi kandili u fike

por s’e dimë as unë as ti

përse erdhe – përse ike?!

 

Kandilen e jetës kurrë

nuk ta mendoja të fikur

se ti ishe zjarr – o burrë

shumë larg kohës për të ikur!

 

Miliona bëjnë hije

tek kjo Botë – kot së koti

as vetes s’i bëjnë hije

Ndaj pse Ty të zgjodhi Zoti?!

 

Rrahin të shkretat mendime

kokën time si çekan

po unë sot në vjershën time

s’të desha – o Ardian!

 

Se ky s’është një frymëzim

është një këngë për lamtumirë

dhe pse si një ngushëllim

na le emrin më të mirë!

 

Kjo është këngë për lamtumirë

është kuje edhe vaj

por të lësh emër të mirë

tek kjo Botë s’ësht’ kollaj!

 

Fli- o mik – në jetë të jetëve

se këtu je lodhur shumë

unë s’kam fuqinë e profetëve

s’të zgjoj dot nga ai gjumë!

 

Fli- o mik në amëshim

se të zi e kishe fatin

dhe s’do ketë asnjë kuptim

me Zotin ta nxjerr inatin!

 

Shpesh dhe fjalët nuk kanë vlerë

le të jenë dhe xhevahirë.

Po të them me shpirtin vrer:

“Mik i dashur – LAMTUMIRË!”

 

21 gusht 2014

Share This Article
3 Comments
  • Te lumte Arben !

    Eshte nje mesazh qe edhe njerezit ta kuptojne se jeta eshte shume e shkurter per te qene te keqinj ! Cdo vdekje e papritur eshte nje “te vene gishtin kokes” te tjeret.

  • Nje poezi , qe buron nga shpirti i poetit dhe larg vargezimeve , qe jane te zakonshme ne botimet e sotme . Arbeni edhe filizofile i jep formen e kenges , sepse eshte poet I rralle . Paste shendet dhe jete te gjate . Illo

  • Faleminderit qe ndan dhimbjen tende me ne i nderuar Arben Duka.
    Na ke munguar or burre.
    Fjala jote ka force te vrase te liget dhe te sheroj te lenduarit.
    Duku me shpesh tek Dita,se vendi yt ka mbet bosh.
    Pershendetje nga Gjermania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *