Na solli vdekja kijamet,
draprin e zi e nxorri,
pa mbushur Sofua pesë vjet,
dhe Apostolin mori!
O Apostol për atë Krisht,
na helmove Nëntorët,
por ike fare paqësisht,
siç ikin veç shenjtorët!
Nuk e kisha menduar kurrë,
se në të zezën jetë,
diku në Botë kishte një burrë,
që vdekjen buzagaz e pret!
Dhe pikërisht me ty ka ndodhur,
kjo hataje-kjo mrekulli,
vdekjen që shpirtin na ka lodhur,
i qetë e sfidove ti!
Nuk mundet ta besojmë dot,
si ike kaq pa pritur,
mbrapa na le një det me lot,
dhe emrin tënd të ndritur!
S’ishe njeri që rrihje gjoksin,
po penën kurrë s’e ndale,
dhe vepra që na le nga pas,
është monumentale!
Unë jam poet dhe e kuptoj,
ç’është guralec-ç’është xhevahir,
dhe sigurisht s’jemi njëlloj,
se ti nga unë je më i mirë!
Se ishe ti tok me Hysniun,
që tek unë ngjizët poezinë,
më treguat Jugun dhe Veriun,
gjenitë Pushkin e Esenin!
Tani unë jam akull i ngrirë,
në ëndrrën më të keqe,
për ne kjo jetë qe një mynxyrë,
veç kurthe edhe leqe!
Dhe fjalët për këtë baladë,
kollaj nuk rrjedhin dot,
dhe të rrish zgjuar ditë e natë,
me fatin e ke kot!
O Apostol-o shpirt e xhan,
dhe ty i zi t’u shkrua,
por ike si një kapedan,
e dhimbjet m’i le mua!
Ja që dhe vdekja s’paska radhë,
s’bën mik asnjë njeri,
të gjithë ne jemi zemërbardhë,
me fatin pis të zi!
I shtrenjti Polo lamtumirë,
që ike si pëllumb,
shpesh herë qëllon që jetë e ndyrë,
të vret edhe pa plumb!
Ashtu na vrave edhe ti,
vërtet bëre hatanë,
të paktën vetëm s’je aty,
ke Sofon dhe Mamanë!
A.DUKA
P.S. Falenderoj nga zemra gjithë të afërmit, miqtë dhe shokët e shumtë, që na u gjendën pranë në këto ditë të rënda dhe gjithë të tjerët që na ngushëlluan. U’a shpërblefshim në dasma e gëzime.

Ngushellime, o Beni, per Apostolin e mire. Kurajo. Shpirtndrituri Apostol, si dhe Sofua i ndjere, flori, nuk harrohen. Qofshin, sikurse jane, te parajses.
Ngushellime familjes
Ngushullime familjes dhe juve Z. Arben. U prehte ne paqe.
Dhembja jone eshte e pa mase . Humbem nje nip te rralle . Te vecante ne komunikimin familjar dhe shoqeror . Kemi femijte e tij dhe Liljanen , kete grua , qe perfaqeson karakterin dhe zakonet tona te Rezes d e te Laboves . Tirana na duket bosh , pa Apostolin e dashur . I. Foto
Ngushellime familjes.
Ngushellime zot Arben.
Pushofshin ne Paqe te shtrejtit tuaj!
Ngushellime Arben Duka!!Ju ishit “pende”te dy me vellane dhe brazden thelle e drejt e keni care;po tashti te rende e ke ket barre ,te cash i vetem por drejte e si me pare!
E kam njohur apostolin kur ishim studente ushtarake.djale shume i mire dhe i edukuar.ngushellime familjes dhe vete arben dukes
U prehte ne Paqe
vllai.
Ti rrojn te afermit .
Ti rroni ju
Nga komentet dhe strofa e fundit kuptoj se duhet te jete njeri i familjes se A.Dukes! Gazeta do bente mire te jepete nje sqarim te vogel ne fund. Sepse ne “vella” e perdorim edhe per kategori te tjera ne familje, farefisni dhe shoqeri!
Ngushellime dhe jete te gjate vete e familjareve te tjere!
Ngushellime per vellain , z.Arben Duka U prehte ne paqe.
Vdekja e vëllait të ther në zemër
është helm mbi çdo helmim
nga zemra një fjalë ngushëllimi:
kurajo miku im
Me fatin nuk hahemi dot
as unë edhe as ti
se vdekja në mënyrë tinëzare
nuk pyet për njeri
Kur vjen nuk të troket në derë
përpara s’të njofton
po vjen rrëmben e ikën prapë
njeri dot se ndalon
Po vdekjen nuk e kemi frikë
çdo ditë do ta sfidojmë
si burrat do bëhemi të fortë
dhe dhimbjet do durojmë
Ngushëllim për vëllain tënd
ty dhe të tjerëve të shtëpisë
atij i qoftë dheu i lehtë
dhe qoftë në kujtesën e Perëndisë.
Në mungesë të ardhjes time fizikisht
të kërkoj ndjesë o miku im
e mbyll me një shprehje puro të labërisë
u takofshim për të mirë e për gëzim
Nuk mund të shkruhej ndryshe, aq dhimbshëm, aq thellë, aq sinqerisht, aq e përlotur kjo humbje e madhe e Apostol Dukës prej vëllait të tij, po aq poet i mrekullueshëm, Arben Duka. Dhimbje e shtrirë në të gjithë botën tonë të familjes, të afërmëve, të miqëve të Labovitëve, të Gjirokastritëve, të shqiptarëve. Kënga e trishtuar e dhimbjes që u ngjan aq shumë vajeve rrënqethëse të Jugut, është sigurisht vetëm një klithmë në detin e zi të humbjes!
ngushellime per humbjen e parakohshme te Apostolit i nderuar Arben. Behu i forte mik! Qofte i perjetshem kujtimi i tij dhe ti rrojne femijet!
Ngushellime familjes e te afermve per humbjen e njriut te tyre te dashur e shokut tone te respektuar
Ngushëllime nga ne e gjithë familja.
Kico Kutalii
Arben Duka ngushellime! Dhimbja eshte e madhe dhe e trishtuar, por kam besim se do beni garjet dhe do gjeni forca per ta kaluar. Jemi krenare sepse Apostoli e kreu ne menyre te shkelqyer detyren ndaj familjes, miqeve, shokeve, popullit, kombit dhe atdheut. Ish kuader model, rezultativ, I motivuar dhe I perkushtuar per me te miren. Por Apostoli nuk ka vdekur, eshte I gjalle se flet vepra dhe aktiviteti qe ka lene. I paharuar kujtimi I tij! Te rojme dhe ta kujtojme!
Me vonesë mësova për vdekjen e mikut tim të shtrenjtë, Apostol Dukës! Sa herë jemi takuar në Prishtinë, në Tiranë e Kaçanik, kemi biseduar gjatë, varg e vi për Atdheun, për hallet e tij dhe për librat, për krijimet e tij të shumta.
Qoftë i përjetshëm emri dhe vepra e tij!