Lamtumirë, kolonel Myfit Guxholli!

Ornela

Nga Halil RAMA

Koloneli 91-vjeçar Myfit Guxholli, një nga personalitetet e shquara të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe të Ushtrisë Shqiptare dje humbi betejën me SARS-CoV-2.

Kryetari i OBVL i rezistoi për disa ditë pandemisë të sëmundjes së koronavirusit (COVID-19), fillimisht në Spitalin amerikan të Tiranës dhe më pas në shtëpi, nën përkujdesjen e mjekëve e veçanërisht njerëzve të familjes, vajzës së tij.prof.dr.Zana Guxhollit, djalit Artanit, nipërve e mbesave, deri sa dje para dite zemra e tij.

Lajmi i hidhur për ikjen e papritur për në botën e përtejme të kolonelit me kontribut madhor në LANÇ e në Ushtrinë shqiptare si officer, pedagog e dekan I Shkollës së Bashkuar ka tronditur mbarë opinionin publik mbarëshqiptar. Kjo edhe për faktin se vetëm para një viti ai festoi 90-vjetorin e lindjes në një ceremoni shtetërore, ku u dekorua nga Presidenti I Republikës me “Dekoratën e artë të shqiponjës”. Ai u shfaq në këtë ceemoni plot vitalitet dhe me mendje e trup të shëndoshë, premtues se do ta drejtonte edhe pë shumë vite Organizatën e Bashkuar të Veteranëveë, themelues i së cilës ai ishte që në 20 korrik 1944, sëbashku me emra të spikatur të historisë sonë kombëtare.
Në më shumë se dy dekada veprimtari intensive, Kolonel Guxholli dha kontribut maksimal në konsolidimin e strukturave të OBVL, si nënkrtar dhe kryetar i saj, krahas themeluesve, ish- veteranë të LANÇl, drejtues të spikatur të formacioneve partizane dhe më vonë të ushtrisë shqiptare, si Dr.Ymer Dishnica, gjeneral Rahman Parllaku, Skënder Malindi, Edip Ohri, Hamit Keçi, Tahir Voshtina, Shaban Reçi, Liri Belishova, Sotir Budina, Jorgji Terca, Genci Ballanca, Fluturak Vinçani, Isuf Imeraj, Maksim Vinçani, Muharrem Gjoka, Xhemal Meçi Sakip Cami, Ali Demushi, Kol Deda e dhjetra figura të tjera të shquara.

Kush ishte kolonel Guxholli

Kolonel ing. Myfit Guxholli ka lindur në Pogradec, më 7 qershor 1930. Ishte vetëm 9 vjeç kur iu bashkua lëvizjes së rinisë pogradecare, që kërkonte armë për të shkuar në Durrës, që të luftonin kundër pushtimit fashist të vendit. Po ashtu, pas një viti, nga urrejtja për inxhinierin italian që ishte major i Simit dhe që punonte në minierën e kromit “Guri i Kuq”, e qëllon atë më një gur në bel. Myfiti i shpëtoi arrestimit, pasi e fshehu rinia pogradecare ndërmjet protestuesve. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe më pas studioi për dy vjet në liceun e Korçës. Myfiti rrjedh nga një familje e pasur atdhetare dhe patriotike. Gjatë okupimit nazifashist të vendit, familja e tij u përfshi e tëra në luftën kundër okupatorit, madje babai i tij u burgos për aktivitet antifashist.

Myfiti, megjithëse në moshë fare i ri, që në shkurt 1944 u rreshtua në radhët e Ushtrisë partizane në Brigadën IV Sulmuese, si kuadër i kësaj brigade. Mbas çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë, me hapjen e shkollës “Skënderbej” mbaron me rezultate të mira dy vite mësimore të kësaj shkolle dhe më pas mbaroi Shkollën e Lartë të Topografisë Ushtarake në Leningrad (ish-Bashkimi Sovjetik). Pas diplomimit u emërua në gegën e topografisë në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë. Krahas detyrës së tij funksionale, ai vazhdoi studimet edhe në fakultetin e inxhinierisë së Universitetit të Tiranës, në mbarim të të cilit u titullua “Inxhinier topograf”.
Ai ka kryer detyra të rëndësishme në ushtri.
***

Ka përgatitur cikle të plota të leksioneve ushtarake në gjeodezinë e lartë, në gjeodezinë inxhinierike, si dhe leksionet e gjeografisë ushtarake për akademinë e mbrojtjes dhe atë “Skënderbej”. Në vitin 1986 boton tekstin mësimor “Gjeodezia”, të përshtatur për studentët e specialitetit topograf në akademinë “Skënderbej”, por dhe për studentë të tjerë të specialiteteve të ndryshme, që studiojnë gjeodezinë, si xhenio etj. Po ashtu, ai është bashkautor i hartave të territorit shqiptar të shkallëve 1 : 25000 – 1: 50000 (projektet në IGU Tiranë). Ing. Myfit Guxholli është autor i dhjetëra artikujve shkencorë, ndërkohë që ka përgatitur rregullore të ndryshme dhe ka mbajtur referate e kumtesa cilësore në disa simpoziume e konferenca shkencore. Duke vlerësuar aktivitetin e pasur të tij në vitin 1973, katedra e topografisë e Akademisë Ushtarake “Skënderbej” propozoi që ing. Myfit Guxhollit t’i jepej titulli “Docent”, por pas ngjarjeve të atyre viteve të “stuhishme”, propozimi i asaj katedre u pezullua. Me ndryshimin e sistemit komunist, Myfiti familjarisht përfshihet në proceset demokratike, duke dhënë një kontribut të shquar në fitoren e demokracisë. Ai ka qenë një nga organizatorët e krijimit të Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës (OBVL), së bashku me dr.Ymer Dishnicën, gjeneral Rrahman Parllakun, Liri Belishovën, Edip Ohrin, Skënder Malindin e dhjetëra personalitete të tjera të LANÇ-it e të ushtrisë shqiptare. Për kontributin e tij, kol. ing. Guxholli është zgjedhur zv/kryetar i kësaj organizate që nga themelimi i saj para 26 vitesh dhe që nga data 1 nëntor 2019 është kryetar i saj, duke punuar me përkushtim për edukimin patriotik të brezave. Për të gjitha këto merita, kryesia e OBVL-së i ka propozuar edhe këshillit të bashkisë që ta shpallë atë “Qytetar Nderi të Pogradecit”.

Duke u shprehur familjes Guxholli, të afërmve, miqve e dashamirësve të tij të shumtë, ngushëllimet më të sinqerta, në emër të Kryesisë së OBVL-së shprehnjëkohësisht bindjen se emri dhe vepra e tij nuk do të ndahen kurrë prej nesh!

Lamtumirë koloneli ynë fitimtar!

Ikja e një njeriu të mirë si Naim Saraçi!
Nga Gjikë Kurtiqi
Në shoqërinë njerëzore ka shokë të veçantë, miq të veçantë, gjyshër e prindër të veçantë, bashkëshortë të veçantë, bij e bija të veçantë. Pra ka njerëz me cilësi, veti e veprimtari të veçantë, e kur këto veçori janë pozitive, që e dallojnë nga të tjerët, këtë njeri shoqëria e mban për njeri të veçantë. Njeri i veçantë ishte Naim Saraçi, i cili u përball për rreth një muaj me Kovid – 19 që nuk e mposhti dot dhe para dy ditëve u nda nga jeta, familja dhe shoqëria. Unë e kisha mik të veçantë. Por jo vetëm unë, ai me gjallërinë, miqësinë, veprimtarinë e tij i kishte të shumtë shokët dhe miqtë. Prandaj ndarja e tij nga jeta nuk ka pikëlluar vetëm familjarët e tij por edhe ne gjithë shokëve e miqve të tij. Na ka pikëlluar sepse ai na donte dhe ne e kemi dashur me një dashuri të sinqertë vëllazërore.
Është e vështirë të gjesh në shoqëri një njeri tjetër që të ketë vlerat e Naimit, të ketë atë përkushtim e përkujdesje të tij, jo vetëm për pjestarët e familjes por për gjithë të moshuarit, të pamundurit e njerzit në nevojë të zonës ku banonte dhe zgjedhur “Kryeplak”, e më gjerë të Njësisë Administrative nr.7 në qytetin e Tiranës. Naimin çdo ditë do ta gjeje pranë nevojtarëve të zonës, pranë të moshuarve të vetmuar, pranë të sëmurëve për t’u çuar ilaçet, pakot me ushqime.
Një rast i veçantë. Ishte në zonën tonë një çift i moshuar dhe familje dëshmori. Ata qenë dhe të sëmurë. E kam fjalën për familjen Zherdi. Niko Zhedri vuante nga këmbët dhe e kishte shumë të vështirë ecjen dhe daljen nga shtëpia. Naimi i vizitonte shpesh dhe shpesh i ftonte në kafe. Interesohej për t’u çuar pensionet, për t’u marë në farmaci ilaçet e për t’ua çuar në banesë. U nda nga jeta bashkëshortja e Nikos. Ai mbeti i vetëm dhe i bllokuar nga këmbët. Naimi shkonte nga dy – tre here në ditë në shtëpinë e tij për t’i plotësuar gjithë nevojat, sepse s’kishte të afërm që ta ndihmonin. U interesua dhe Naimi dhe i caktuan një grua që të shërbente në shtëpinë e Nikos. Çdo mbrëmje, pasi ne pinim kafet dhe niseshim për në shtëpi Naimi shkëputej nga unë e thoshte: “Po shkojtë shikoj si është ngrysur Nikoja”. M’u duk i tepruar ky interesim i Naimit dhe një ditë i thashë: “Më duket se po e tepron me Nikon”. “Jo Gjikë. Ti nuk mund ta marrish me mënd se si gjallërohet ai kur më shikon që i hyj në derë”.
Po se vetëm për Niko Zhedrin dhe për gjithë veteranët e LANÇ të zonës, të moshuar e të rënduar nga shëndeti, për familjet në nevojë, për të cilat shkonte në merkatot e zonës, me pronarët e të cilave ai kishte krijuar marrëdhënie shumë shoqërore dhe merrte ushqime, bënte pako me to dhe ua çonte familjeve në nevojë.
Para pak kohe u nda nga koronaviruesi njëri nga farmacistët e zonës, me të cilin Nikoja kishte njohje dhe marrëdhënie shoqërore me të. Të nesërmen e ndarjes së tij nga jeta ishte një kurorë me lule e Nikos e vendosur në hyrje të farmacisë, ku ishin ndezur 4 qirinj dhe dy tufa me lule të freskëta të vajzave të tij.
Veprimet njerëzore dhe përkujdesjet e Naimit për të tjerët ishin të panumërta. Unë e kisha vëlla e shkuar vëllait. Në këtë kohë pandemie ai kujdesej për mua më shumë se sa për veten e tij. Më thoshte shpesh dhe çdo mbrëmje më merrte në telefon: “Ruaju,… bëj kujdes, se unë po u sëmura kam Shpresën që më rri te koka, por ti je i vetëm e s’ka kush të kujdeset…”.
Dhe u kujdes e u kujdes e mira Shpresë për Naimin e sëmurë nga Kovidi – 19, u kujdesën dhe mjekët e infermierët e Infektivit të Tiranës por bosh, nuk e shkëputën dot nga kthetrat e Kovidit. Ai u nda nga jeta por s’do të ndahet kurrë nga kujtimet dhe mbresat që la tek familjarët dhe shokët e miqtë e tij të panumërt.

Share This Article
12 Comments
  • Myfit Guxholli ishte armik i ushtrise popullore dhe pas 90-tes bashke me femijet u be demokrat i flakte,por i rrjedhur!

  • Myfit Guxholli njeri fisnik,i dashur dhe shume specialist i pregatitur ,ashtu si une kaluam shkollen e mesme ne shkollen ushtarake Skenderbej,kam kujtime shume mteslense per kete person ,ngushullime familjes

  • Ky myfiti mund te kete qene burre i mire, por per pjellen qe ka lene pas duket qe jo. Vajza, nqs eshte ajo ne te majte ne foto, ka qene nje nga keshilltaret me te korruptuara e te paskrupullta te berishes, te cilin vazhdon ta mbroje edhe sot. Nuk po i permend bemat e saj se ato i dine shumica e qytetareve shqiptare, sidomos ata qe kane pasur te bejne me te.

  • Ngushullime familjes Guxholli per humbjen e jetes se profesorit tim te shkolles ushtarake,Myfit Guxholli.Isha i ftuar kur me rastin e 90 vjetorit presidenti Meta e dekoroi me “Medaljen Shqiponja e Arte”.Edhe pse une ne vitin 1971 u diplomova nga shkolla ushtarake dhe vazhdova karrieren ushtarake brenda dhe jashte,profesori im i nderuar nuk i ndau asnje here kontaktet miqesore me mua.Me respektone si dtudentin me te mire te vitit,ndersa une kisha me shume detyrime se ai ishte njeri nga ata qe me beri te tille. Me dhimbje dhe respekt te perjethsme,
    Hajro Limaj.Kolonel ,ish atashe ushtarak ne Republiken e Turqise, keshilltar i ministrit te mbrojtjes,perrkthyes zyrtar dhe publicist

    • Po cfare lesh student i vitit ke qene ti mo? Ti nje cope analfabeti. Dy reshta ke shkruajtur dhe ato plot gabime ortografike dhe llogjike.

  • E kam patur pedagog dhe me te paafte se Mufit Guxholli nuk kishte ne Shkollen e Bashkuar . I vetmi pedagog i afte Dhimo Dhaskali qe duhet te ishte shef i katedres se Topografise , po ku te linte Mufit Guxholli me servilizmat dhe spiunlleqet qe i bente Rustem Peçit komandantit te Shkolles se Bashkuar

  • Miresi ju uroj i ndeuar Veteran i veteraneve, aktualist ne vite,Kryeredaktori gazetes sone*sone, i palodhuri Gjike Kurtiqi,Ju pershendes sa shkruani dhe nderoni ate figure te shquar si Naim Saraci. Ngushellime families sa shoqerise. Nga Toronto me *Pasues Veterane*prane ju dergojme ngushellime.
    Pasuesi Veteran 85 vjecar Dh Xhoga.

  • ngushellme te te aferme

    mbetem i befasuar nga kjo “biografi” shume e fryre dhe ofenduese jo vetem per te ndjerin por dhe ne lexuesit
    .
    qe 9-10 vjec paska dalluar inxhinjerin e Sim-it me gur ne bel dhe e fshehu rinia….no koment

    .fakti qe qenka babai i Zana Guxhollit kryelepirsja e Berishalese ja ul dhe ato pak vlera te te ndjerit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *