S’kam dashur kurrë që të lëndohesh,
se të kam dashur sa s’ka më,
po ti në mjegull më largohesh,
ndaj unë me dhimbje po të lë!
S’besoj se do lëndohesh sot,
ti ende s’di ç’është dashuria,
ndaj s’munde ta kuptoje dot,
prushin e ndjenjave të mia!
Veç bukurisë së pakursyer,
natyra gjë s’të ka dhuruar,
një bukuri e parrëfyer,
u vyshke që pa lulëzuar!
Dhe pse e kam kaq të vështirë,
po të përzë nga zemra ime,
si yll nga larg-ndriçomë më mirë,
dhe më dil veç në ëndërrime!
Pas meje do të vijnë të tjerë,
dhe do të puthin puthjen time,
dhe ti s’do ndihesh më e mjerë,
do shkrihesh nëpër përqafime!
Prapë do të thuash: “Sa të dua,
o sa të dua s’e them dot!”,
edhe njëlloj si dhe me mua,
fare më kot do derdhësh lot!
Në sa krevate do të shtrihesh,
dhe do të hiqesh virgjëreshë,
kur e mendoj si do lëpihesh,
më vjen të qaj edhe të qesh!
Unë gjer tani isha i nxehur,
nuk e mohoj që prapë të dua,
sepse përjetë më ka dehur,
nektar’ i buzëve të tua!
Unë vetë isha i lënduar,
dhe ndofta të lëndova shumë,
në ato vise ku ke shkuar,
asnjë nuk di të puthë si unë!
Është e pamundur që të ndrijë,
për gjithë jetën dashuria,
një që pas meje do të vijë,
do puthi veç puthjet e mia!
Megjithatë po të uroj,
u bëfsh prapë yll e lëshofsh nure,
se dhe për mua-e besoj,
do çelë me gaz një tjetër lule.
Ne ndjenja akull na ka ngrirë,
gjithçka më tutje është kot,
ndaj Lamtumirë-veç Lamtumirë,
se Mirupafshim s’të them dot!
Do shkojë kohë-e mund të kthehesh,
po do të jetë shumë e vështirë,
mbase do duash të rrëfehesh,
por unë nuk jam një manastir!
Shpëtuam paq nga ai lak,
shpëtove ti-shpëtova unë,
por s’të urrej-s’jam zemërak,
se s’të kam dashur dhe aq shumë!
Urrejtje s’ka-jo rastësisht,
se nuk ka ndodhur veç mes nesh,
një që s’ke dashur marrëzisht,
është e pamundur ta urresh!
Në jetën time-o moj mike,
unë s’kam urryer asnjë femër,
këto dy forca vullkanike,
të njëjtin zjarr çlirojnë në zemër!
Shënim i autorit: Kjo lirikë ribotohet me shumë ndryshime, e zgjeruar dhe e konceptuar ndryshe nga botimet e tjera. Posaçërisht për lexuesit e shumtë të gazetës “Dita”. Dhjetor 1985-Shtator 2015

lirikat e tua i dua,
jane si thellezat, gushtit!…
Si lot,qerpikut rrezuar
derdhur gushes se lasgushit!…
Esenini shqiptar…
Eh Esenini,dashuria vet dhe filosof i saj:
Jo per femra shkoj ne pijetore
Ky pasion per mua eshte i huaj
Dhe ne qofte se bie ne gracken femerore
Kete e bej se merzine dua te shuaj
si gjithmone me pene te arte,
per ndjenjen me me vlere
qe bashkon njerezimin
dashuria
dhe kjo ndjenje qendiset
kur je vertet i dashuruar
qe edhe ndonese ajo ka mbetur peng
e nje kohe te shkuar me lendime
ne heshtje kerkon falje
edhe me pene kerkon falje
dhe ajo prap quhet dashuri
po dashuri tani vetem njerezore
dhe dhe pse nuk je imirenjohur
nga neglizhenca apo loje tallje e saj
qe me sy te cponte njesoj
ashtu si syte e mije
dhe u largua si nje gjethe e zverdhur vjeshte
dhe shiu e lagu me lotet e dashurise…
si kujtim i nje zemre te lenduar
Llirike e mrekullushme,suksese
si gjithmone me pene te arte,
per kete ndjenje me me vlere
qe e bashkon njerezimin
dashuria
dhe kjo ndjenje qendiset
ne art letersi apo poezi
kur je vertet po aq i dashuruar
ndonese ajo mund te kete mbetur peng
e nje kohe te shkuar e me lendime
por kur ne heshtje kerkon falje
kur edhe me pene kerkon falje
dhe ajo prap quhet dashuri
por tani vetem njerezore
dhe pse nuk ishe i mirenjohur
nga neglizhenca apo loje tallje e saj
qe kur me sy te cponte zemren
ashtu si syte e mije zemren e saj
zemrat rrahen sa u degjuan edhe trokitjet
pse u largua si nje gjethe e zverdhur vjeshte?
kur shiu e lagu me lotet e dashurise…
si nje kujtim i nje apo dy zemra te lenduara
dhe kur fati na perball ne rrugen padashur
syte perseri shikojne dhe nuk flasin
heshtin, heshtin
per fajin e fajtoreve pa fajshem
Përgjigjiuni