Lamtumirë nga Kosova, Doktor!

editor

E vetmja mënyrë që Partia Demokratike e Kosovës ta humbë pushtetin në Kosovë, është nëse Lidhja Demokratike e Kosovës e mbështet publikisht, siç ndodhi me mbështetjen që kjo lidhje ia dha Sali Berishës në Tiranë.

Fotoja e Arben Gashit duke votuar ne Tirane, jam i bindur që do të futet në antologji si mbështetja më komike që një subjekt politik i ka dhënë një subjekti tjetër politik.

Nëse Sali Berishës i duhet pak ngushëllim në këto momente padyshim të rënda për të, atëherë e siguroj që një pjesë e LDK’së në Kosovë dhe gazeta Bota Sot do ta trajtojnë si kryeministër të Shqipërisë edhe pasi Edi ta marrë mandatin. Nuk jam i sigurt nëse kjo gjë i hyn në xhep, por Kosova kaq mund të bëjë për të.

Përndryshe, unë personalisht jam i bindur që Berisha e ka bërë një punë të mirë për Shqipërinë gjatë mandatit 2005-2009. Unë personalisht mendoj, gjithashtu, se Berisha e ka bërë një punë të jashtëzakonshme në ndërtimin e rrugës së Kombit, projekt të cilin aq shumë e ka urryer Erion Braçe dhe lloji i tij. Pra, Berisha, me të mirat dhe të këqijat e tij do të futet në histori si një kryeministër absolutisht ‘interesant’ dhe polarizues. Emri i tij do të lidhet ngushtë me tranzicionin shqiptar.

Mirëpo, assesi Berisha nuk do të futet në histori si shenjtor, siç e konsideron një pjesë e LDK’së, e sidomos Bota Sot. Berisha është një vdekatar, i rrethuar prej fëmijëve mëkatarë, siç rrethohet pothuajse secili lider shqiptar. Para se gjithash është i rrethuar me cenet tipike shqiptare, siç janë urrejtja për rivalin dhe urrejtja për kompromisin. Megjithatë, tash jo më Shqipëria, por Berisha ndodhet në një udhëkryq personal. Ky është stacioni i fundit për këtë politikan të shekullit të kaluar që të përshëndetet me politikën në mënyrë paqësore, duke kaluar në heshtje dhe pa shumë zhurmë atje ku tashmë ndodhen Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe pensionistë të tjerë. Të mos flasë këtu për kolegët e tij rajonalë që më nuk ndodhen as në këtë jetë, si Ibrahim Rugova, Franjo Tugjman, Sllobodan Millosheviç e të tjerë personalitete të kësaj plejade politikanësh që shënuan zhvillimet historike të fundit të shekullit të kaluar.

Në anën tjetër në dorën e Kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë do të duhej të ishin projekte të pafundme. Nuk dua të merrem asnjë çast me punët e tij brenda territorit të Shqipërisë. Për atë e gjykojnë qytetarët shqiptarë, pas katër vjetësh. Mirëpo, mendoj se është obligim i yni që të përzihemi ngapak kur janë në pyetje interesat mbarëshqiptar, e sidomos Shqipëri – Kosovë.

Doktori në pjesën e dytë të mandatit si duket i gjendur nën presion nga Niki Kaçurreli kishte filluar të luante pa kurrfarë shije me kartën e Bashkimit Kombëtar, kartë e cila padyshim se kishte reperkusione edhe në skenën politike kosovare. Besoj që nuk e kemi harruar ende tangon nacionaliste të zhvilluar në Shkup, në mes të Hashim Thaçit dhe Sali Berishës. Sigurisht, Thaçi, i kishte nevojat e tij. Fundamentalistët e Vetëvendosjes.

Prandaj, po shpresoj shumë që Rama do ta kapë ndryshe ketë çështje, jo ashtu në mënyrë brutale dhe banale, siç po e bënte Berisha. Unifikimi i shqiptarëve nuk bëhet me retorikë nacionaliste as nga Shkupi, as nga Mitrovica e as nga Kukësi. Një gjë e tillë nuk mund të bëhet as duke dhënë mesazhe paternaliste, siç shpesh e kishte zakon ta bënte Berisha. Ky fundit po përdorte të arriturat teknologjike dhe sociologjike te dy tri viteve të fundit, siç ishin smartphonat dhe rrjetet sociale, për të përçuar mesazhe të viteve të 90′ta. Kjo nuk është një gjë që nuk bëhet, sepse Facebook’u dhe Twitter durojnë edhe gjëra banale, por është krejtësisht jashtë kohës.

Vikendin e fundit qëndrova në jugun e Shqipërisë. Plot të rinj me pyetën me kureshtje se si është jeta e natës në Prishtinë. Si janë çmimet në Kosovë. Sa kohë do nga kufiri deri Kryeqytetin e Kosovës. Si janë rrugët? Po gocat? Pra, këto janë sfidat e Ramës në mandatin e tij.

T’i sjellë ata të rinj në Prishtinë…

Misioni i Ramës në raport me Kosovën duhet të jetë ndryshimi i konceptit. Le të shkojnë drejt e në arkiva të historisë edhe qasja e Fatos Nanos, e edhe ajo e Sali Berishës. Këtyre të dyve na mbetet vetëm që t’u themi faleminderit për çfarë keni bërë.

*Autori ka punuar gazetar dhe është deputet në parlamentin e Kosovës

Share This Article
24 Comments
    • sot vetem kukesi ka ngelur ngjyre blu,kosovaret e bene detyren e tyre ne kukes per te mbrojtur berishen po kjo ishte vetem nje pakice prej tyre

      sepse sot i gjithe kombi shqiperia dhe kosova festojne kete fitore historike te se majtes

      edi rama eshte kryeministri i ri i shqiperise qe do te sjelle me afer vendet tona,shqiperia hyri ne rrugen e rilindjes,ne triumfuam

      • sot shqiptaret kudo qe ndodhen nga jugu ne veri kane votuar vetem per skuadren e rilindjes
        keto jane frytet e punes se tyre

        sot ne kaluam diten e pare te rilindjes,me qetesi presim mbylljen e procesit te numerimit per te bere zyrtare fitoren e madhe historike

        shqiperia hyri ne rrugen e RILINDJES

        • Per here te pare, po shohim nje risi ne keto zgjedhje, Shuarjen e ndarejeve veri-jug dhe pjesmarrjen edhe te emigranteve. Nga Greqia, Italia dhe vende te tjera edhe me larg se keto, Shqipetaret u kthyen per te hedhur voten e tyre. Ishte kjo nje nga treguesit e qarte se jo vetem ne qe jetojme ketu por edhe ata qe ndodhen pertej kufijve nuk jane dakort me qeverisjen e Berishes.

          • Kur fitoren nuk ta jep ai qe ke tete vite qe qeveris, mos e prit nga jashte. Me fitoren e te majtes do te perfitoj edhe kosova, sepse kjo qeveri qe po vjen e ka shume te qarte rendesin qe kane marredheniet Kosovo Shqiperi dhe i konsideron si te rendeishme per stabilitetin e vendit, e jo si nje mundesi per te bere biznes.

          • po vete berisha dhe pd-ja kete here jane bere per barsalete…

            cti bejme do i durojme edhe tek na bejne gazin e botes….ej….ca fitore mo ejjjj!

        • kosovaret dhe shqiptaret sot jane 1,te gjithe festojne per fitoren e skuadres se rilindjes,sot te gjithe jemi se bashku duke bertitur nje zeri RILINDJE

          me ne fund erdhi kjo dite qe kaq shume e kemi pritur,me ne fund u realizuan endrrat e shqiptareve

          • kosovaret sot i kane dhene ndihme vetem kukesit per ta bere blu dhe kjo ne menyre jo legjitime

            sot rilindja ka triumfuar,ne kemi triumfuar shqiperia e bashkuar ka triumfuar

        • Se bashku me Saliun iken dhe shume gjera negative qe ky beri per rajonin. Te gjithe ato deklarata nacionaliste ishin komplet te kota sepse ai kurre nuk ka menduar per Kosoven. Rilindja eshte ajo qe ka nje program per te ndihmuar Kosoven.

        • Saliu kurre nuk e ka dashur kosoven te bashkuar por vetem e perdorte kete gje thjesht per te fituar ca vota me shume. Nje turp shume i madh per kete njeri qe vetem tallet me njerezit dhe beme shume mire qe e larguam.

      • Lamtumire eshte fjala e duhur. Lamtumire i duhet thene ketij krimineli, lamtumire ketij kryeminstri te turpshem i cili e ndyu me gjak politiken dhe e zhyti ne terr ekonomine. Lamtumire nje qeveri qe punon per vete dhe nje njeriu si Berisha qe ka shuar besimin tek politika.

    • Lamtumire te thote Kosova, lamturi te thote Shqiperia a e sheh more Sali se ty nuk te do asnjeri sepse je nje antishqiptar dhe asgje me teper!

    • Qe ta dini te gjithe, fajin qe ra tuneli i Elbasanit eshte i Shqipetareve qe shkaktuan termet duke votuar per Partine Socialiste dhe aleatet e saj. 🙂

    • Lamtumire te thote Kosova, lamturi te thote Shqiperia a e sheh more Sali se ty nuk te do asnjeri sepse je nje antishqiptar dhe asgje me teper, ti ke punuar kunder vendit tone ne keto vite qeverisje!

    • LAMTUMIRE NGA TE GJITHE SHQIPTARET E ETUR PER RILINDJE DOKTOR! LAMTUMIRE VARGONJVE TE KORRUPSIONIT, DHUNES DHE CMENDURISE QE I KISHE LIDHUR NE SHPINE POPULLIT SHQIPTAR! LAMTUMIRE O NJERIU QE E PERCAVE SHQIPERINE NE JUG E VERI! LAMTUMIRE O NJERIU QE BERE ME SHUME TE KEQIJA SE CDO PUSHTUES! LAMTUMIRE O KAFSHA SALI!

    • lamtumire dhe thuajini falimenderit qe ju beri me letra shqipetare qe dhe ju te votoni ne kuks !! se mos te ishte prej jush sot do ishte harta 100% !! tashi saliu do niset saliu te kandidojj ne kosove se atje pale e mere se nuk e njofin shume andej si mashtrus

    • sot shqiptaret bene zgjedhjen e tyre,sot shqiperia mori ngjyre mavi nga jugu ne veri,ne sot festojme fitoren te gjithe bashke shqiptare dhe kosovare

      ne dje votuam rilindje,ne denuam saliun sot ne jemi ne rrugen e duhur,ne jemi ne rrugen e rilindjes

    • Mjaft me keta kosovaret, sejcili ne shtepine e tij. C’kishin per te bere e bene…votuan deri ne fund Saliun..”skenderbeu ” i tyre na mbajti 8 vjet ne vjedhje e na piu gjakun…NUk lame me pa quajtur rruget ibrahim rugova e azem jashari..

  • Te gjithe ja shkruajtem tek fleta e votimit lamtumiren berishes, kur votuam numrin 29.
    Kur votuam per ate qe do te jete RIlindje ne cdo aspekt per ne dhe per vendin tone. Pra lamtumire berisha dhe te shpresojme qe te mos kemi me ne krye njerez si puna jote por njerez si Edi Rama, me vizione dhe ide te qarta e qe duan me te miren per vendin e tyre.

  • berishen nuk e duan me kosovaret sepse e kane kuptuar me te vertete se ai eshte teadhtar se ai ka tradtuar popullin e kosoves dhe ka punuar kundra tyre gjithmone dhe kjo eshte shume me rendesi

  • Shqiptaret e kosoves qe cilet posedojne edhe nje pashaport shqiptare, ish-kryeministri mendonte se do vinin e te votonin ate, por ndodhi e kunderta, ata i dhane duart per ta larguar politika, edhe perkrahen ate per te cilen shqiperia ka nevoje: Rilindjen!

  • zoti deputet kuk me duket dhe aq i goditur vleresimi juaj per kriminelin sali cfardo te mira te kete bere saliu nuki mund te lahet kaq shpejt pa u bere trasparenca i 21 janarit de shume e shume te keqia te tjera historia do ta mbai ment si nje diktator me te keq se enver hoxha ai do te mbetet si mbeturina e shqipetareve

  • Or ti deputet i KOSOVES! E R J O N B R A Ç E me shoke nuk ishte kunder Rrugës së Kombit por ishte KUNDER vjedhjeve te pareve në kët rrugë nga S P I U N I i serbit në dëm të Kosovës lul basha &com. Hapini sytë mirë kur flisni se jeni edhe dEPUTET pale, si ti ashtu edhe arben gashi.

  • What a timely piece today! Thank you so much for such a fantastic post.
    I saw your publications earlier, but this one
    I consider on of the the best, same as this one https://americafirstactioncommittee.com/. How did
    you find so many facts? I like the way you organize everything, as it is truly easy to read.

    In general, I can recommend this article to everyone who’s interested in that subject.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *