“Lamtumirë”, për nder të Nënë Terezës, Inva Mula himn të ri

Dita

Më 5 shtator bëhen 18 vjet nga vdekja e nobelistes dhe humanists shqiptare Nënë Tereza dhe është pikërisht kjo datë që shqiptarët do të bekohen me një himn që do t’i bashkojë të gjitha trevat shqipfolëse.

Një himn i krijuar nga vargjet e poezisë që Nënë Tereza shkroi në vitin 1928 teksa përshkonte rrugën prej Irlandës në Kalkutë.

Vargjet e poezisë së saj “Lamtumirë” do të interpretohen nga sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula me kompozitor Lorenc Antoni.

Promovimi zyrtar i himnit është planifikuar që të bëhet në ditën botërore të bamirësisë dhe në përvjetorit  e 18 të vdekjes së nobelistes Nënë Tereza, pra më 5 shtator në Prishtinë.  Ngjarje që për soprano Inva Mula shënon një ditë të vecantë.

Nënë e dashur, lamtumirë

Ju le shënde’n miq të mi

Më djeg, o, një fuqi e dlirë

Drejt të përflakurës Indi…

Dhe anija lehtë lehtë lundron

Pret valët e detit të trazuar,

Për herë të fundit syri vrojton

Brigjet e Evropës së hakërruar.

Share This Article
1 Comment
  • Edhe kengetaren e Nene Terezes me politike e zgjodhet? A ka qene keshilletare ne bashki kjo duke perfaqesuar pa demokratike? A nuk e merrte rrogen shqiptare kjo pa shkuar ne bashki? Pse nuk ju pelqeu Ermonela Jaho?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *