Një hidhërim i madh na pllakosi. Piro Mani, regjisori i shquar, mjeshtri magjik i artit skenik, artist i skenës dhe ekranit, pedagog dhe edukator i disa breza artistësh të pavdekshëm u nda nga jeta, më 3 qershor, në orën 5.30 minuta (ora lindore amerikane) në qytezën e Harrisonit, periferi e Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai mbylli sytë i rrethuar nga familja e tij e pikëlluar, bashkëshortja Pavlina, e bija Vetiola, i biri Bendi, bashkshortja e Bendit Juela, dhe fëmijët e tyre Fjord, Magda, dhe Marlis.
Personaliteti më i shquar i historisë të teatrit shqiptar në këto dy javët e fundit, e bëri betejën për jetën nën vemëndjen e dhimbshme të artistëve të shumtë shqiptarë të ndodhur në këto hapësira, nxënësve dhe kolegëve të tij. Jemi të sigurtë se miliona artdashës në tërë viset e dheut do të goditen nga ky lajm i trishtë. Bota e spektaklit anekënd me siguri do të bjerë në zi për këtë humbje të madhe.
Megjithëse figura të tilla me relief madhor janë mjaft të njohura, për hir të kronikës dhe të largimit të gjatë nga aktiviteti skenik i mjeshtrit Piro Mani, për njohuri të atyre që nuk arritën të mrekullohen drejtpërdrejt nga arti i tij, do të shënojmë se Piroja u lind në Tiranë, 89 vjet më parë, më 14 prill 1932, në familjen e arkitektit Kosta Mani, për vite të tëra i emigruar dhe ai po në këto anë të rruzullit.
Rritja e shëndetshme e Piros, magjia e artit e tërhoqi në rrethet e edukimit teatral, më parë në Liceun Artistik e më pas në Insitutin Shtetëror Gitis të Moskës nën udhëheqjen e pedagogëve të ndritur rusë të artit teatror.
Në atdhe, pas studimeve la për rreth gjashtë vjet, gjurmë të pashlyera në teatrin e mrekullueshëm të qytetit e Korçës, për t’u vendosur më pas në kryeqytet në Teatrin Kombëtar, ku punoi mbi 30 vjet, deri në daljen e tij në pension. Janë të shumtë teatrot në Shqipëri e në të katër anët e viseve shqiptare të Ballkanit që patën rast të njihen me mjeshtërinë mbresëlënëse të regjisorit të madh, që u nda sot nga ne.
Ngushëllimi ynë i parë është për familjen e shtrenjtë Mani, veçanërisht për Teatrin Kombëtar dhe atë Anton Zako Çajupi të Korçës, pastaj për tërë artdashësit shqiptarë kudo qe ndodhen ata.
Me dhimbje të thellë,
Pëllumb Kulla, Muharem Shtylla, Agron Gashi, Bernard Kokalari, Pandi Siku, Gavrosh Levonja, Zef Mosi, Astrit Çerma, Zhaneta Petushi, Bukuroshe Kokalari, Xhuljeta Kulla, Vera Veizi, Jul Nenshati, Petraq Marjani, Vladimir Muzha, Valentin Veizi, Erand Sojli, Arben Dervishi, Ilir Borova

I kujtuar qofte gjithmone,,Regjisori i afte Pirro Mani!
Hypokrizia-“Nje hidherim i madh na pllakosi”,,eshte pak e rende,,sepse njeriu nuk rron 189 vjec.
Mbreselenes dhe ajo qe e veconte i vetmi korcar qe nuk fliste ne dialektin e korces.
Ishte gjeni i regjizures dhe plot plastike ne rolet qe ka pasur.Ngushellime familjes dhe artit shqiptar!
Respektin duhet ta ruajme per te gjitha figurat e medha te kombit ne te gjitha fushat e jetes, po ashtu edhe per Piro Manin, per mua i pa zevendesueshem dhe vertete i madh, jo si ajo fjala qe perdoret fare pa vend sot: i madh, ok ect. Regjizor fantastik dhe artist i mrekullueshem. Une shrehe ngushellimet e mia familjes, me nje rezerve qe ata qe flasin te ruajne balancat. Mosh ka nje limit kufiri dhe s’eshte njesoj per nje te ri dhe nje 90 vjeçar. Respekt!
E kam pas ngaterruar me Piroo Milkanin, vone e kam dalluar qe ishin dy te ndryshem!