Dje paradite, u nda papritur nga jeta gazetari dhe poeti i njohur Vasil Dede, në moshën 61 vjeçare. Ai ka qenë dhe një bashkëpunëtor i rregullt i gazetës ‘DITA’.
Vasil Dede e ka krijuar me kohë profilin dhe identitetin e vet krijues, e ka shënjuar udhën poetike përmes shëmbullit të vet, përmes një përvoje të gjatë jetësore, ulje-ngjitjeve dhe zigzageve të fatit, kthesave të forta, stuhive dhe shtrëngatave të kohës. Vasil Dede i ka qëndruar besnik bindjeve të vetave, idealit për artin, modelit poetik të zgjedhur, moralit njerëzor. Para se të ishte një poet i mirë, ai ishte një njeri i mirë, në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. Albert Ajnshatajn thekson: “Cilësitë morale të një personaliteti të shquar ndoshta kanë rëndësi më të madhe për gjeneratën e caktuar dhe për ecurinë e historisë se sa vetëm sukseset intelektuale. Këto të fundit varen nga madhështia e karakterit në një shkallë më lart se sa merren në konsideratë zakonisht”. Poezia e vërtetë është sepse ajo i drejtohet në radhë të parë ndërgjegjes njerëzore, moralit të njeriut, sepse ajo e krijon dhe rikrijon botën nga e para.
Poezia e Vasil Dedes është poezi dhëmbshurore, poezi e ëmbël, e dashur, e çiltër, e kulluar, njerëzore. Ajo ka marrë shumëçka nga shenjtëria e Naim Frashërit, e Jani Vretos, birit të Postenanit, e rilindasve të ndritur. Ku ka shenjtëri, ka shpirt, ka zemër, ka mirësi, ka dashuri, ka dhimbje, ka fisnikëri, ka dritë. Poezia e Vasil Dedes ka dritë dhe kur ndjenja është e turbullt si lumi i rrëmbyer, dhe kur mendimet sterrojnë si nata, dhe kur shpirti ther dhe sfilitet si det i trazuar, dhe kur zemra fshan e vuan në gjëmë e mjerim. Poezia e Vasil Dedes rreket të shpirtëzojë gjithçka, natyrën, florën, faunën, shoqërinë, të ngjizë, të gatuajë, të krijojë Shqipërinë Shpirtërore, gjithë një botë të dhembshur dhe të bukur. Vasil Dede është ndoshta nga poetët e rrallë shqiptarë, që sjell motivet bukolike në letërsinë shqipe, motive të harruara prej shumë kohësh, të shtjelluara gjerë e gjatë nga poetët e lashtësisë greko-romake.
Poeti Vasil Dede vazhdimisht kërkon pafajësinë, e kërkon kudo, në jetë, në natyrë, e kërkon tek thëllëzat e malit, pëllumbat e qyteteve, tek vishnjet e qershitë e kopshteve, tek portokallet e ndezura, tek cjapi-sulltan, tek ftujka me vëth dhe stoli, tek qengji i dhembshur, tek gjethi i pyllit, tek zogjtë, tek shqiponjat, tek blibili me vesë, tek gurët, burimet dhe kështu me radhë.
Vasil Dede është shpirt shqiptar, natyrë shqiptare. Që nga majë e Pindit, porsi shqiponjë Postenani, hedh vështrimin larg, rreh flatrat, ngrihet në qiell, niset herë drejt Tiranës, herë drejt Artës së Portokalltë, herë drejt Egjeut të Homerit dhe Safos hyjnore…Në zemër mban atdheun, dhembjen e sertë, dyshimin e egër: A kam dhe unë atdhe?! Të godasin fort këto klithma të mprehta, çjerrëse, therëse. Është drama e njeriut të urtë, të ndershëm, atdhetar, që ndihet fajtor pa faj, që ndihet me dhe pa atdhe, me dhe pa rrënjë, me dhe pa krahë…Është dilema vrasëse e kohëve moderne, është dyzimi i fatit të njeriut, dyzimi i botës, dyzimi i moralit njerëzor… Poeti i shpëton dhimbjes vrasëse, të egër, këput vargonjtë e dyshimit, shpërthen kafazët me hekura të trashë dhe fluturon në liri, në liri të amshuar, të plotë, të pakufizuar. Dhe aty s’gjen prehje; shpesh e kalpon dehja dionisake, frymëzimi i tërbuar, marrok, që e vërvit nëpër humnera ferri dhe parajse. Njëherë e shpie në Postenan ku qershia i mban mëri, herë na tavernat e zhurmshme me buzuqe dhe prostituta, herë tek dhoma pa tavan e herë te gorrica me fole nepërke…Janë shfrime sublime, janë refrene këngësh mëmëdheu, janë shira të brendshëm, që lajnë dhe pastrojnë shpirtin e njeriut…Më në fund vjen amaneti, kryevargu tronditës: “O vendlindja e sëmurë/ as për arkivol s’ke drurë! / amanet të lë poeti/ mos prano drurë nga deti!…”.
Vasil Dede nuk kënaqet kurrë me fjalën, me vargun, me strofën. E gdhend, e skalit, e lëmon, e stolis, e punon me kujdes dhe durim të madh deri në sfilitije dhe s’kënaqet kurrë. Poeti “vdes dhe ngjallet në çdo fjalë”, sikur thotë Azem Shkreli në një poezi. Brenda një krijimtarie të larmishme, të pasur në larushi, gjini, teknika, forma, shkëlqen tingëllima e kulluar e fjalës shqipe. Vasil Dede parapëlqen rimat e forta, kumbuese dhe ritmet e stuhishme, fugat e simfonitë noliane… E kur e dëgjon këtë poezi në recitim të duket se je në një shfaqje muzikore, të duket sikur je duke dëgjuar tingujt e ëmbël të violinave apo marshet e orkestrave simfonike….

Ngushellime te sinqerta familjes per njeriun e mire,te dashur,miqesor-u prehte ne paqe shpirti i tij.
Ngushëllime Mozes,familjes per ketehumbje te madhe.Ngushellime fëmijëve,nipave dhe mbesave.I lehte i qofte dheu dhe u prehtë ne paqe.
Si rrufe nw mes tw ditws me diell mw ra lajmwrimi,pwr ndarjen nga jeta tw MWSUESIT POET,tw ndierit Vasil Dede.
Me dhimje tw pa pritur,pas mw pakw se 10 orwve nw spital??!, humbur ai jetwn nw kulmin e saj,teksa PENA i ndriste,sa fjala kuvwnduar cdo ditw me tw madhin tonw Poet, Xhevahir Spahiun,(prezenxa pranw tij “TRinitrinw”pwr Tw.)tre ditw para kuvWnduar si gjithnjw tek kafe “Europa”?! Enigmw ndArja e tij nga jeta.
Faleminderit pjesmarrwsve nw kwtw ditw lamtumire,sa ngushwllime tw dhimbwshme tre fwmijwve,tashmw burrwruar djemtw sa vajza “nuse”, adhur nga emigracioni,plot dhimbie e maraz pwr kwtw tw papritur.
Si thotw Piro Loli nw takimin e rastit ngushwllues: POETI e ShkRuAn vetw
NEKROLOGJINW E TIJ”. vEPRAT LWNW VASILI trashwgimi pwr brezat sa fA,ilien e tij,
I pwretshwm kujtimi tij.
Flaleminderit penws sw Ilir Cenollarit, koleg bashkwkohws.
Njw jete me kujtimin me mbresat marrw.
Dhimitwr M. Xhoga