Lamtumirë Profesor!

anazapta

(Kontributi dhe vepra juaj, do të kujtohet dhe shqiptohet gjithmonë, me krenari)

Ka veçse pak ditë, që vdekja ndau nga jeta kolegun dhe mikut tonë të mirë, matematicienin e njohur, Prof. Dr. Abdyl Haxhimusain. Kjo humbje e parakohshme, ka prekur së tepërmi dhe ka hidhëruar thellë të gjithë ata, që e kanë njohur nga afër dhe kanë punuar me profesor Dylin, si koleg e pedagog i sa e sa brezave, përmbi dyzet vjet me radhë.

Prof. Dr. Abdyl Haxhimusai, gati në të gjithë jetën e tij-ai lindi në Elbasan, më 9 qershor 1942, ka kontribuar me profesionalizëm të lartë në arsim, në mënyrë të veçantë në universitet, duke dhënë shembullin e spikatur të një matematicieni kualitativ, me kërkesa të larta ndaj vetes; dinjitoz e shumë serioz në punë dhe në marrëdhënie mjaft të mira me kolegët dhe studentët e tij.

Në mënyrë të veçantë profesor Dyli, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në formimin dhe konsolidimin e departamentit të matematikës, nga pikëpamja organizative, shkencore  e metodike.  Për një legjislaturë, ai  ka udhëhequr këtë departament me mjaft aftësi dhe seriozitet, duke bashkëpunuar në mënyrë produktive me të gjitha fakultetet inxhinierike të Universitetit Politeknik; për të hartuar kurrikula bashkëkohore të disiplinave matematike, për formimin bazal të inxhinierëve të ardhshëm.

Prof. Dr. Abdyl Haxhimusai është hartues i mjaft teksteve mësimore universitare, që prej dekadash të tëra gjenden dhe janë vënë në shërbim të studentëve të profileve inxhinierike, në të gjitha trojet shqiptare. Në procesin e tij të kualifikimit, ai ka realizuar mjaft punime shkencore brenda dhe jashtë vendit duke sjellë në auditorët universitare eksperiencat bashkëkohore për studentët e vet. Me profesionalizëm dhe kulturë të gjerë, ai ka kontribuar në procesin e kualifikimit shkencor, në udhëheqjen e doktoraturave të mjaft asistentëve të rinj.

Me korrektësinë që e karakterizonte, Prof. Dok. Abdyl Haxhimusai, ishte gjithmonë i kërkuar në ambiente kolegësh dhe studentësh për fisnikërinë, seriozitetin dhe dashamirësinë që ai dinte të ofronte. Profesor Dyli, dallohej në departament për metodikën si lektor i afirmuar dhe i kërkuar nga universitetet publike apo private edhe në trojet shqiptare. Përveçse një profesor i nderuar e mjaft i respektuar nga miqtë e kolegët, ai ishte ndërkohë dhe një baba e bashkëshort shembullor. Dyli ishte pjesë e pandarë e takimeve tona të përhershme shoqërore e miqësore dhe me sensin e tij të përshtatjes dhe arsyetimeve logjike, ai shpesh bëhej protagonist i takimeve, bisedave dhe debateve tona.

Ne miqtë e tij, shprehim keqardhje e dhimbje të thellë që, tashmë, Prof. Dr. Abyl Haxhimusai do të na mungojë fizikisht. Ai ishte nga ata të pakt njerëz të dalluar e të shquar, që me përkushtim punoj për disa dekada, ndryshe përmbi 40 vjet, në edukimin shkencor të brezit të ri, duke dëshmuar kualitet profesional të admirueshëm, hulumtues i të rejave shkencore, lektor i klasit të lartë me një performancë shumë të mirë, duke rrezatuar dije dhe kulturë të gjerë për breza të tërë. Ndaj për veprën dhe kontributin e çmuar, Abdyl Haxhimusai do të mbetet një shembull i gjallë për ne dhe brezat që ka edukuar. Janë me qindra e mijëra kuadro të lartë, që sot kujtojnë me shumë respekt punën plot pasion, këshillat shumë të vlefshme, qëndrimet dinjitoze dhe marrëdhëniet shumë funksionale me profesor Dylin-siç e thërrisnin atë studentët.

Për familjen dhe të afërmit, kolegët dhe të gjithë studentët, për të cilët Prof.Dr. Abdyl Haxhimusai fali nga hera një pasuri të çmuar vlerash. Emri, kontributi dhe puna e tij do të kujtohet e shqiptohet gjithmonë me respekt e krenari.

 

Nënshkruar: Akademik, Rektor i Universitetit Politeknik, Prof. Dr. Jorgo Koçani; Prof. Osman Kraja; Prof. Aleko Minga; Prof Dr. Jorgo Malita; Prof. Dr.  Shpëtim Leka; Prof. Kujtim Dedei; Prof. Dr. Shpëtim Bozgo; Prof. Dr. Vladimir Jorgji; Prof.Dr. Kristaq Filipi; Prof. Dr. Omer Stringa; Prof. Dr. Bashkim Ruseti; Prof. Dr. Edmomd Panariti; Prof. Dr. Fatos Klosi; Prof. Dr. Forcim Softa; Prof. As. Luigj Gjoka; Dr. Fredi Premti.

Share This Article
25 Comments
  • Fat per universitetin tone qe ju keni qene mes nesh! Ngushellime familjes! Burre me vlera te rralla

  • Ishte njeri i larte, e kam patur profesor ne vitin e pare ne fakultet. Hapat tone nisen nga ai. Ishte provimi i pare qe na dha force.
    E kujtoj dhe diten e diplomimit qe na uroi. E kujtoj si tani kur tha “Urime, ju e keni nisur me mua, me takon tju uroj i pari”
    Ishte vecse nje pedagog i shkelqyer, ishte si prind per ne qe prindrit i kishim larg.
    Ruajti rrespekt e mirenjohje per ne. Edhe kur e takonim rastesisht ne rruge ndalej e na pershendeste me perzemersi, pyeste si kemi ecur.
    Eshte i paharrueshem dhe per librat qe ka lene pas. Metodat e tij. Un personalisht ja dedikoj profesor Dylit fitoren time te konkursit te elektronikes ne vitin 2002. pak kohe me pare kishte nxjerre nje liber me ushtrime per konkurset ne inxhinieri. Ishin te njejtat modele ne konkurs.
    Jam kenaqur tej mase kur degjova se do jete profesori im ne fakultet pasi isha njohur me te permes librave te tij.
    Çdo gje qe ka lene eshte nje ndihme e madhe per brezat.

  • Profesorin e kam njohur indirekt nga bashkeshortja, Diana, e cila ka qene nder mesueset me te mira te matematikes ne gjimnazin Partizani dhe ne Tirane. Pedagoge te tille te mbeten ne mendje per vlerat e tyre te cilat ua kane transmetuar brezave. Fatkeqesi qe po ndahen nga jeta dhe nuk ka pedagoge po aq te mire per t’i zevendesuar. Ngushellime familjes, te afermve dhe miqve!

  • Kemi humbur nje kontribut ne, por ai diti te edukoje breza te tere.. Profesori ka qene mbi te gjitha njeri i shkelqyer! Vajza e tij me krenari po i ngre emrin lart me punen e shkelqyer si pedagoge e re ne fakultet. Humbje e rend. Ngushellime

  • U prefsh ne paqe profesor
    Haxhi Musaj Sarande,ish studenti juaj i vitit 1972 Dega Ndertim
    Kur me cove diten e pare dhe me pyete per identitetin une te thashe Haxhi Musaj
    fillimisht u cudite dhe pastaj :me ke marre mbiemrin me the,dhe ma ke ndare ,qe ate dite me ke vleresuar realisht dhe me respekt.

  • I Nderuar dhe i Respektuar qofte kujtimi Juaj Profesor Abdyl Haxhimusai,

    Ishte me te vertete nje humanist dhe inteligjent qe Shkencen Matematikes. Profesor me aq koncizitet dhe saktesi, si dhe artikulim te jashtezakonshem matematikor, rralle qe do ti vije kombit tone. Njeri i thjeshte dhe i kultuar.

    Qofsh perhere ne kujtimet tona!

  • Une jam brez pak me i ri, dhe fatkeqesisht nuk kam patur fatin ta kem profesor te nderuarin. Por ne fakultetet e Inxhinierise qarkullonte shprehja lapidar ne nder te Profesorit…”Per nje 5,po vajtoj pa fund,pa shprese..e do ti, por s’ta jep Dyli, se s’u be ketu filoqyli”
    U prehte ne paqe!

    • Ne kohen tone, vitet 90, ishte “Po vajtoj pa fund pa shprese per nje 4 deri ne 5”.
      Respekt te thelle per profesor Dylin, nje njeri i kulturuar dhe qe do ta kujtojme gjithmone.

    • shprehja lapidar ishte : O moj 5 me jep nder, me jep emrin inxhinier, ta jap une po s’ta jep Dyli se su beme si filo qyli”

      i lehte i qofte dheu, u prefsh ne paqe o i nderuar profesor !

    • Ti moj 5 me jep nder,
      Me jep emrin ixhinier,
      E jep ti ,
      Po sta jep Dyli,
      Se nuk jemi ketu te filoqyli

  • Lamtumire profesori im i nderuar dhe i respektuar. une kam qene studenti juaj ne fakultetin e inxhinjerise dega mekanike
    ne vite 1975 dhe 1976 ju me keni dhene lenden e analizes matematike me nje profesionalizem te rralle ishit shume sistematik shume i kuptueshem shume korrekt me studentin ishit model i pedagogut . ju kishit te gjitha cilesite qe i nevoiteshin nje pedagogu te universitetit dhe vleresimi im shkon gati 40 vjet me pare kur ju ishit ne vitet e para tuajat si pedagog por ishit aq i kompletuar .
    ngushellime familjes dhe femijeve per humbjen e babait tuaj te dashur dhe te shtrenjte dhe edukuesit tone te shkelqyer

  • Profesor Dyli! Respektet maksimale dhe mirenjohje per punen tuaj per formimin e brezave te tere inxhinieresh.

  • Ngushellime familjes, Dianes, mikeshes time te vjeter si dhe vajzave per humbjen e njeriut te tyre me te dashur. Une jam njohur me profesorin shume heret pasi babai i tij me ka dhene lenden e gjuhes shqipe ne Elbasan. Me Dianen njihemi po ne Elbasan pasi prinderit i kishim shume shoke. Me profesor Dylin takoheshim rralle ne ndonje evente te fakultetit te ndertimit dhe profesori gjithmone kishte miresine te me takonte pasi kujtonim nje pjese te jetes tone ne Elbasan, pasi une nuk e kam patur pedagog te lendes. Si fillim fjalet na shkonin larg ne vite tek profesorin im i gjuhes shqipe dhe me pas flisnim per familjet tona me qe njiheshim mire. Ruaj respekt te vecante per kete profesor te nderuar qe me profesionalizem edukoi shume breza studentesh. Une do te kujtoj gjithmone me respekt profesorin Abdyl Haxhimusaj.

  • Dita e heshtjes kaloi !
    Familjes se profesorit ngushellimet e mija personale!
    Fakt eshte se vetem kur vdesin marrin mundimin e shkruajne disa rreshta 🙁
    Si gjithe profesoret e tjere te matematikes se atij brezi ka pasur dhe ky ato hilet e te metat e veta por ne fund te fundit jeta vazhdon!

  • U prehsh ne paqe Profesor. Respekte per punen tuaj te palodhur.
    Ngushellime familjes.
    Nje nga qindra studentet e tu.

  • Ngushellime Familjes qe e deshen dhe i donte fort…Profesori ka qene njeri i vecante me vlera dhe kulture pa fund… kush ka patur fatin ta njohe do ta kete si shembull personalitetin e tij te larte..I paharrueshem kujtimi yt Prof. Dr. Abdyl Haxhimusai

  • myzeqari , Leda dhe ela: kete shprehje e kam degju qe ne vitet ’82 apo ’83.Ngushellime familjes dhe gjith dashamiresve te profesorit. RESPEKTE

  • Presor do na mungoni shume, ju dhe aftesite e juaja! Njeri i mire, i zoti, me kulture e vlera te medha njerezore e shkencore! Fat qe e kishim e qe akoma do e kemi mes nesh me gjithe cka la pas! Respekt pafund i nderuar

  • Ngushellimet me te sinqerta familjes , shoqes Djanes , vajzave , dhe gjithe te aferme te prof. dr. Abdyl Haxhimusai . Do ta ndiej mungesen tuaj fizike profesori im i dashur , i viteve 1985 – 1986 . Per mua dhe familjen time ( pasi me vone u miqesuam edhe me shume ) nga kontaktet e perhereshme qe une kisha me te , ju do mbeteni nje njeri i larte i paharrueshem ne kujtesen time si profesor , ashtu edhe si nje mik shume i mire . Flm profesor per gjithcka na ke dhene dhe kemi perfituar nga ana e juaj . U prefshe ne paqe , tju rrojne vajzat , dhe gjithcka qe ju e kishit per zemer . Sinqerisht Petraq Kote .

  • U MERZITA SHUME PER LAJMIN E HILLUR PER PROFESOR DYLIN.NGUSHELLIMET E MIA PER PROFESOR DYLIN PROFESORIN E MADH TE MATEMATIKES E ME AUTORITET TE INXHINJERISE TE NDERTIMIT.NGUSHELLIMET E MIA VAJZAVE E GRUAS SE TIJ.DO JETE GJITHMONE NE ZEMRAT TONA,PERHERE I PAHARRUAR.

  • Ka plot profesore, por cfare e bente ate me te zotin ish fakti se ish me i miri nder te miret. Nder per ata qe paten mundesine te punonin e studionin me te… Por mbi te gjitha fat per shqiperine e vogel qe pati nje burre te madh si Ai… E tmerrshme humbja e parakoshme. Ngushellime

  • E mora vesh vone ndarjen nga jeta te prof. Dylit. E kam pasur shume mik. Respekte e mirenjohje per punen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *