LANÇ dhe gostia e batakçinjve

redaktor

Në pjesën e parë të shkrimit, botuar numrin e djeshëm, autori ka trajtuar metamorfozën e njeriut shqiptar pas rënies së regjimit komunist, ngjarje që na ka mësuar shumë gjëra që s’i dinim më parë. Kështu edhe për individë dhe për ngjarje të para regjimit komunist, të kohës së atij regjimi dhe të periudhës së mëpasme. “Një prej shumë gjërave që kam qenë i grishur të mësoj dhe që e kam ndjekur me shumë vëmendje ka qenë edhe personaliteti intelektual dhe integriteti moral i kundërshtarëve politikë të regjimit komunist. Më duhet ta them se me përjashtime shumë të rralla, veçanërisht statura e tyre morale ka qenë një zhgënjim për mua”, thotë Viktor Malaj. Dhe aj që filloi dhe vazhdon ende sot, është mohimi i çdo gjëje të mirë të bërë nga populli shqiptar, me shumë sakrifica dhe me mjaft idealizëm. Një nihilizëm deri në atë shkallë sa të prekte edhe sakrificën më sublime të pjesës më idealiste të popullit shqiptar, sakrifikimin e rinisë dhe të jetës nga mijëra bij dhe bija të këtij vendi. “Kam besuar dhe besoj ende se Hoxha dhe regjimi i tij i pasluftës kanë bërë mjaft gabime e faje, dënimi i të cilëve do të ishte i mjaftueshëm, pa pasur nevojë të preket Lufta Nacionalçlirimtare, një nga veprat më madhore dhe më fisnike të popullit shqiptar, edhe pse kjo vepër qe udhëhequr nga komunistët”. Autori ka folur për nacionalizmin si strehë e batakçinjve dhe Shqipërinë Etnike si alibi e tradhtisë kombëtare.

 

Nga Viktor Malaj

 

Vijon nga numri i kaluar

Bashkëpunimi i BK dhe “nacionalistëve” të tjerë me pushtuesit vërtetohet nga dhjetëra dokumente të huaja të kohës. Komandanti i forcave gjermane në Shqipëri, gjenerali Herman Nojbaher, shkruante: “Burrat e BK kurrë nuk u ndeshën me trupat tona. Ata i përdornin energjitë e tyre kundër partizanëve në jug të vendit… Prapavija jonë mbrohej nga banditë shqiptarë nën drejtimin e fiseve dhe të klaneve të tyre. Ata na mbronin në radhë të parë nga partizanët…”. Të vetëquajturit nacionalistë shqiptarë krijuan me dhjetëra “Besëlidhje” e marrëveshje për luftë kundër komunistëve, por asnjë për luftë kundër pushtuesve. Krerët e parisë së Matit bënë një Besëlidhje Antikomuniste në 1942 dhe vendosën që, “Ne, me Italinë Fashiste, jemi vëllezër të një nëne e të një babe, që është Mbreti Perandor, prandaj kush e fyen me fjalë këtë, kush ngre dorën kundër Italisë, do ta shfarosim dhe përjashtojmë për tre vjet dhe do t’i konfiskojmë pasurinë e tundshme dhe të patundshme”, (Gazeta “Tomorri”, 7 nëntor 1942).

“Nacionalistët” shqiptarë të BK dhe Legalitetit, të cilët akuzonin PKSH për “shitjen e Kosovës”, në fund të vitit 1944 dhe në vitet pas Çlirimit, hynë në marrëveshje edhe me politikanët grekë, edhe me komunistët e Titos, për të koordinuar veprimet për shmangien dhe, më vonë, rrëzimin nga pushteti të komunistëve shqiptarë, duke hequr dorë nga territoret shqiptare jashtë Shqipërisë së sotme, e duke pranuar krijimin e federatave me këto shtete, duke lëshuar mbrojtjen (Ministrinë e Mbrojtjes) dhe përfaqësimin diplomatik (Ministrinë e Jashtme) të Shqipërisë në duart e atyre shteteve.

Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që të quhen tradhtarë ata që luftojnë pushtuesin dhe atdhetarë ata që i shërbejnë atij.

 

“Lufta Civile” si makijazh për fytyrat e nxira nga tradhtia

Dhimbja e gjatë dhe e pashërueshme e shkaktuar nga humbja e pushtetit dhe nga pësimet e mëvonshme, (të drejta dhe të padrejta), kanë bërë që “Baballarët e Kombit”, pasardhësit biologjikë dhe avokatët e tyre moralë e politikë ta shpallin LANÇL si “luftë civile”. Po të bazohesh në propagandën e tyre të krijohet ideja se FNÇL në përgjithësi dhe komunistët, si pjesë e tij, në veçanti, ishin një grumbull kriminelësh që luftonin vetëm për pushtet, që s’kanë lënë gjë pa bërë, ndërsa ata vetë, ballistë, zogistë, nacional-fisnoristë, bejlerë, agallarë e bajraktarë ishin jo vetëm ajka e shoqërisë, por edhe paqësorë, tolerantë, atdhetarë dhe demokratë 24-karatësh që s’i hante fare meraku për pushtet fisnor, krahinor apo kombëtar. Është vërtetë për të qeshur dhe njëherësh për të qarë.

Në luftë, ashtu si në paqe, nuk ndodh asnjëherë që njerëzit të ndahen në grupe ku njëri përfaqëson vetëm engjëjt dhe tjetri vetëm djajtë. A kanë bërë Fronti dhe komunistët gabime dhe faje gjatë luftës? Pa asnjë dyshim që po. Siç thoshte W. Churchill, “Lufta është kryesisht një katalog gabimesh të rënda”. Njerëzit bëjnë gabime e faje në paqe, në dasma e në lojëra sportive, e jo më në luftë. Vetë lufta është gabimi dhe faji më i madh, për të cilën është përgjegjës personi apo shteti që sulmon të tjerët dhe jo ai që mbrohet. Lufta ka ligjet e saj, të cilët paqja nuk i kupton. Mirëpo është tjetër gjë të bësh gabime dhe faje duke luftuar pushtuesin e vendit dhe është krejtësisht tjetër gjë të bashkëpunosh me pushtuesin. Bashkëpunimi me pushtuesin është i tëri faj. Karakteri i luftës dhe vlerat e saj nuk përcaktohen nga ekseset që ndodhin gjatë saj, por nga synimi i luftës dhe nga fakti kundër kujt drejtohet ajo.

Edhe sikur pretendimet e “nacionalistëve” të ishin 100% të vërteta, kjo nuk do të justifikonte kurrë bashkëpunimin dhe shërbimin e tyre ndaj pushtuesit. E shumta do të mirëkuptohej një qëndrim neutral. Atdhetarët e vërtetë kanë zgjedhur të jetojnë nën diktaturat e Zogut, Hoxhës apo pasardhësve të tyre dhe kanë kundërshtuar të ndihmojnë të huajt të pushtojnë vendin e tyre.

Ata që bashkëpunuan me pushtuesit nuk ishin as atdhetarë dhe as demokratë, siç na shiten sot në tregun shqiptar të trushplarjes. Ata nuk ishin demokratë, sepse ishin pro dy diktaturave, dy diktatura (Italisë fashiste dhe Gjermanisë naziste), të cilat ishin të tilla në planin kombëtar dhe ndërkombëtar. Kështu që bie poshtë alibia e tyre e bashkëpunimit me nazifashistët për të parandaluar një diktaturë komuniste në Shqipëri. Ata nuk ishin atdhetarë, sepse ishin dakord me pushtimet e atdheut nga dy diktatura të huaja dhe, për t’i lehtësuar këto pushtime, iu kundërvunë me të gjitha mjetet bashkatdhetarëve të tyre që ngritën krye ndaj pushtuesve. Ata quanin “çlirimtarë” vendet e huaja që okupuan gjithë Shqipërinë dhe quanin “pushtues” (madje edhe sot përdorin termin “pushtimi komunist”), vëllezërit e tyre shqiptarë vetëm pse iu zunë karriget e pushtetit. Kjo do të thotë se për ta pushteti personal apo familjar ishte më i rëndësishëm se Shqipëria. Midis një Shqipërie të pushtuar nga të huajt që iu siguronte atyre një pushtet kukull dhe një Shqipërie pa pushtues, por me kundërshtarët e tyre në pushtet, ata preferonin të parën.

“Nacionalistët” tanë që hiqen si pasivë dhe si viktima nuk ishin kurrsesi të tillë. Kreu i BK, Mit’hat Frashëri i drejtonte në 7 tetor 1943 një Qarkore forcave të tij, ku iu thoshte: “Të sulmohen forcat partizane dhe të bëhet propagandë kundër FNÇL” (Fondi 270, Dosja 11, AQP). Njëri nga eksponentët kryesorë të BK, Abaz Ermenji, thoshte se, “Balli Kombëtar, që kishte shumicën në numër, çoi në këmbë fuqitë e veta të qarqeve të Beratit, Elbasanit dhe Korçës dhe nga gjysma e nëntorit 1943 u hodh në sulm të përgjithshëm kundër komunistëve në një vijë që shkonte prej Mallakastrës në të gjitha pikat dhe u tërhoqëm në malësi të Përmetit dhe në Kurvelesh”. Ky pohim i tij, që përkon në kohë dhe në hapësirë me operacionin gjerman të dimrit 1943-1944, tregon qartë se BK ishte shndërruar në një repart ushtarak ndihmës i pushtuesve.

Si “dëshmi” të luftës civile avokatët e kësaj teorie përmendin disa përplasje midis dy palëve të shoqëruara me vrasje apo eksese të tjera. Në periudhën e luftës gjen me shumicë qëndrime që për nga pasojat e rënda janë të pakrahasueshme me “dëshmitë” e avokatëve të përmendur. Menjëherë pas sulmit japonez në Pearl Harbour të SHBA në dhjetor 1941, shteti amerikan grumbulloi dhe izoloi në kampe përqendrimi mbi 120 mijë japonezo-amerikanë, gra, burra, pleq e fëmijë, shumica shtetas amerikanë. E justifikoi këtë me frikën e një bashkëpunimi të mundshëm me ushtrinë japoneze në rast të një sulmi tjetër. Në vitin 1944 Gjykata e Lartë amerikane e konsideroi këtë veprim si kushtetues.

Në shkurt-prill 1945 ushtritë anglo-amerikane bombarduan disa qytete gjermane. Vetëm në Drezden u vranë mbi 50 mijë gjermanë, shumica civilë. Pa përmendur bombat bërthamore në Hiroshima e Nagasaki, incidentet dhe ekseset e luftës kanë qenë të tmerrshme. A janë këto “luftë civile” apo “krime lufte”? Natyrisht që pyetjet nuk shtrohen për të marrë përgjigje nga pasardhësit e bashkëpunëtorëve të pushtuesve të Shqipërisë dhe avokatët e tyre të veshur me kostume historianësh.

Duke e njohur aktivitetin e forcave nacionaliste në Shqipëri, Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Mesdhe, gjenerali Willson, i paralajmëronte ato në qershor 1944: “Çdo përkrahje për ushtrinë gjermane kundër forcave të armatosura të Kombeve të Bashkuara, si dhe kundër gjithë atyre që janë në krah të Kombeve të Bashkuara me rezistencën kundër gjermanëve, janë të paralajmëruar se do të trajtohen si armiq, edhe tani edhe ditën e ardhshme të Çlirimit”.

Mbas luftës shumë bashkëpunëtorë të pushtuesve ikën nga Shqipëria dhe disa të tjerë u dënuan ashpër. Duke përjashtuar ata individë që mund ta kenë pësuar padrejtësisht (për këta duhet të kemi dhimbje, respekt dhe nderim), të tjerët morën çfarë meritonin. Këto dënime dhe të tjera të mëvonshme që iu dhanë krerëve kuislingë, si dhe një tufe individësh injorantë që iu bashkuan atyre me armë në dorë prej mentalitetit fisnor e krahinor, disa historianë të sotëm fundamentalistë i numërojnë si fakte që provojnë “luftën civile”. Kolaboracionistët shqiptarë morën atë ndëshkim që iu dha homologëve të tyre në Evropën Perëndimore. Historiani dhe profesori i Universitetit të Harvardit, Walker Laqueur thotë: “Pas Luftës së Dytë Botërore në zonën britanike u shqyrtuan më shumë se dy milionë raste gjatë denazifikimit…Në Belgjikë (me 8 milion banorë) u hapën 634 mijë çështje penale dhe 77 mijë vetë u dënuan si bashkëpunëtorë të pushtuesit. Në Holandë 150-200 mijë burra e gra u hetuan si bashkëpunëtorë… Në Francë u dënuan 120 mijë vetë, duke përfshirë 4785 dënime me vdekje (prej të cilëve u ekzekutuan 2 mijë)…Midis të ekzekutuarve kishte edhe shkrimtarë dhe gazetarë” (“Europa në Kohën Tonë”, f.23-24 dhe 28).

Ish-kryeministri kuisling Mustafa Kruja, në kërkesën e tij për azil politik në SHBA në vitin 1952, ndër të tjera thotë: “Ja, kështu u bëra edhe unë një kuisling, u bëra Peteni i Shqipërisë…” (Panorama, 2 maj 2014). Mirëpo Philip Petain, edhe pse ishte heroi francez në Luftën e Parë Botërore, Franca e dënoi me vdekje. Kështu bëri edhe Norvegjia me Vidkud Quisling-un. Atëherë, përse ankohen kuislingët tanë? Vetëm sepse këta i dënoi një regjim komunist?

Janë me mijëra shqiptarë që kanë të drejtë të ankohen për padrejtësi dhe përndjekje të pësuara gjatë regjimit komunist, por këtë të drejtë nuk e kanë bashkëpunëtorët e pushtuesve. Përpara se të kërkojnë llogari për 45 vitet e regjimit të pas 1944 ata duhet të japin llogari për bëmat e tyre gjatë 5 viteve të pushtimit (1939 – 1944). Këtu e kanë zanafillën shumica e ndëshkimeve dhe pësimeve të ndodhura më vonë.

Edhe sikur ta marrim të mirëqenë mëtimin “nacionalist” për luftë civile, atëherë faji do të binte mbi atë palë të “konfliktit civil” që kishte zgjedhur të rreshtohej me pushtuesin. Në të vërtetë nuk ka pasur luftë civile, por vetëm konflikte midis atyre që si rrugë për të ardhur në pushtet kishin zgjedhur luftën kundër pushtuesve dhe atyre që ardhjen në pushtet donin ta arrinin nëpërmjet bashkëpunimit me pushtuesit. Edhe vetë motot e dy krahëve politikë e tregojnë këtë. FNÇL udhëhiqej nga motoja “Vdekje fashizmit, liri popullit!”, ndërsa “nacionalistët” kishin si moto “Shqipëria e Shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”. Dhe dihet se ata quanin tradhtarë komunistët, ndërsa aleanca botërore antifashiste i konsideronte ballistët si kolaboracionistë të pushtuesve (tradhtarë). Pra, Fronti Nacionalçlirimtar, në të cilin ishin bashkuar atdhetarët “pa dallim krahine, feje e ideje”, kërkonte vdekjen e fashistëve, ndërsa Balli donte vdekjen e luftëtarëve çlirimtarë që udhëhiqeshin nga komunistët.

 

Pse duhet nderuar Lufta Nacionalçlirimtare

Lufta NÇL nuk duhet nderuar dhe respektuar pse atë e udhëhoqën komunistët dhe pse ajo drejtohej kundër fashistëve. Luftën e bëri populli shqiptar. Merita e komunistëve qëndron në udhëheqjen e luftës dhe në refuzimin e çfarëdo pushteti politik të dhuruar nga pushtuesit e vendit (dokumentet provojnë se ata patën dy takime dhe propozime nga gjermanët për pushimin e luftës në këmbim të pushtetit të plotë politik). Lufta do të mbetej e lavdishme edhe sikur ta kishte drejtuar një formacion tjetër politik, edhe sikur të drejtohej kundër një diktature pushtuese të majtë (siç ishte BRSS -ja e kohës së Luftës së Ftohtë). Edhe sikur Aleanca Antifashiste Botërore të humbte luftën kundër fuqive të Boshtit, vlerat e LANÇL nuk do të humbnin, sepse ajo ishte një luftë e drejtë, çlirimtare dhe e moralshme. LANÇL nuk është e lavdishme pse Shqipëria mundi Italinë apo Gjermaninë (kjo nuk është pretenduar kurrë, dhe do të ishte absurditet), por sepse Shqipëria dha kontributin e saj të rëndësishëm, (në raport me popullsinë), në kuadrin e ballafaqimit midis dy botëve, asaj të shtypjes dhe asaj të çlirimit kombëtar.

Vlerat kryesore të luftës nuk qëndrojnë thjesht në numrin e të rënëve apo në madhësinë e betejave. Vlera e parë e saj qëndron në faktin se sikur gjithë vendi të bashkëpunonte me pushtuesit, rregullimet territoriale të pasluftës do të kishin shkuar në favor të fqinjëve që ishin pjesë e Aleancës Antifashiste, e cila rezultoi fituese, dhe territori i shtetit shqiptar do të cungohej akoma më shumë. Ata që ndanë Gjermaninë në dy pjesë (fillimisht donin ta ndanin në katër pjesë) dhe që cunguan disa shtete të Evropës Lindore, nuk do të ngurronin të kënaqnin aleatët e vet në kurriz të një “kapteri rezervist” të Gjermanisë. Vlera e dytë e luftës qëndron në faktin se shmangu paraqitjen e shqiptarëve para bashkësisë së kombeve si një popull pa dinjitet që i përkulet, i shërben dhe i nënshtrohet cilitdo pushtues që i hyn në shtëpi pa trokitur. LNÇL mbetet e rëndësishme sa për të shkuarën po aq edhe për të sotmen dhe të ardhmen, sepse është kriteri moral me të cilin edukojmë brezat. Vetëm një popull që nderon luftëtarët e lirisë kombëtare dhe përçmon puthadorët e pushtuesve mund të radhitet me dinjitet në familjen e kombeve.

Nacionalisti Kostë Çekrezi i shkruante në vitin 1945 mikut të tij Qazim Prodani: “Qofshin 5% ose 50%, ata (partizanët-V.M.) janë burrat që luftuan burrërisht gjer në fund, pa u trembur as nga kapadainjtë qesharakë të Duçes, as nga automatët e fanatizuar të Fyhrerit dhe e fituan luftën për nder të Shqipërisë, duke shlyer njollat e zeza që la në faqet e historisë tonë katili i Matit, palaçot e ceremonive tradhëtore të prillit 1939 dhe duaxhinjtë e Hitlerit, të dënuar me çdukje”.

Ne nderojmë dhe u ngremë varreza ushtarakëve të huaj që ranë në tokën tonë por, nga ana tjetër, u prishim varrezat dhe objektet përkujtimore luftëtarëve shqiptarë. Ne e quajmë krenari dhe nderojmë dërgimin e ushtarëve tanë sot nëpër shkretëtirat e Azisë për të luftuar për interesat e të tjerëve, por përçmojmë dhe fyejmë bijtë dhe bijat shqiptare që dhanë jetët e tyre brenda territorit shqiptar për mbrojtjen e tij. Të përçmosh dhe fyesh Heronjtë e Vigut dhe të nderosh Gjonmarkajt, vrasësit e tyre, një shtëpi që ka mbajtur qëndrime antikombëtare dhe ka bashkëpunuar me të gjithë pushtuesit e huaj tash 150 vjet, kjo do të thotë të veprosh kundër moralit shoqëror, kundër interesave kombëtare, kundër të sotmes dhe të ardhmes së vendit. Revanshi që kanë ndërmarrë armiqtë e të vërtetës dhe të së drejtës tash 24 vjet është sulmi që vesi i bën virtytit, që tradhtia i bën atdhetarizmit, egoizmi idealizmit dhe pasioni arsyes.

Të krenohesh se bën pjesë në një aleancë ushtarake të sotme, ku luan rolin e intendentit kundër armiqve imagjinarë të së nesërmes dhe, nga ana tjetër, të mohosh dhe fyesh pjesëmarrjen aktive dhe konkrete në fushën e luftës kundër armiqve të përbashkët pushtues, siç ishte Aleanca Antifashiste e Luftës së Dytë Botërore, kjo do të thotë të tallesh me historinë, me të vërtetën por edhe me popullin tënd.

Respekti dhe nderimi shkon për të gjithë ata që morën vendimin për të lënë rehatinë personale dhe për të rrezikuar jetën e tyre kundër pushtuesve, duke përfshirë këtu edhe ata anëtarë të BK apo Legalitetit që dhanë jetën duke qenë përballë pushtuesit, por jo ata që u vranë me shpinë nga pushtuesi. Ata që u flijuan, shkuan në luftë për lirinë kombëtare dhe jo për t’u pasuruar, për t’u marrë me biznes, tendera, korrupsion, drogë apo bixhoz siç po bëjnë shumë “atdhetarë” të pas 1990.

Ne nuk mund të presim që lufta dhe luftëtarët të nderohen nga tradhtarët, sharlatanët, hajdutët, kontrabandistët, shtetrrënuesit dhe baballarët e kaosit shoqëror dhe zvetënimit moral të këtyre 24 viteve. Ne nuk duhet të kërkojmë mend e këshilla për objektet e nderimit tonë as nga ndonjë përfaqësues i ndonjë shteti të huaj, historia e të cilit fillon me pushtimet, kolonializmin, skllavërinë, segregacionin dhe vazhdon ende sot me pushtimin e vendeve të tjera për t’iu grabitur naftën dhe pasuri të tjera. Njeriu që ka dinjitet personal nuk mund të pranojë këshilla mbi të drejtat e njeriut nga diplomatë të vendeve, shtetet e të cilëve paditen thuajse çdo vit për krime kundër njerëzimit nga Amnisty International.

Armiq të LANÇL ndodhen sot edhe në korridoret e pushtetit aktual dhe sillen si hije pas drejtuesve qeveritarë. Ndonjëri prej tyre ka arritur të thotë se do kishte qenë krenar po të kishte qenë ministër i qeverive kuislinge të Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa një llafazan tjetër u shpreh në një emision televiziv para pak vitesh se, “Si ata që luftuan pushtuesin, ashtu edhe ata që bashkëpunuan me të i shërbyen Shqipërisë sipas mënyrës së tyre”. Pra, sipas këtij farë burri, si luftëtarët e lirisë ashtu edhe puthadorët e robëruesit kanë të njëjtat vlera. Këta i përkasin asaj kategorie që, edhe po të gjejnë ndonjë të huaj në krevatin bashkëshortor i urojnë punë të mbarë, mjafton që gruafjetësi t’iu sigurojë ndonjë privilegj politik e, sidomos, ekonomik.

Njëri nga historianët e xhindosur të sotëm, për të minimizuar vlerat e LANÇL pohoi se frytet e luftës nuk shkuan në shërbim të popullit. Kjo tezë bëhet e pranueshme vetëm nëse me fjalën “popull” identifikojmë 5% të shqiptarëve që u ndëshkuan apo e pësuan (me apo pa të drejtë) gjatë regjimit komunist. Përndryshe, diskutimi do të ishte shumë i gjatë dhe fundi i palakmueshëm për të xhindosurit e sotëm.

Për ata që vajtojnë mosardhjen në pushtet të “nacionalistëve” pas L2B më duhet t’iu kujtoj se Shqipëria e 1944 ishte Shqipëria që na lanë pikërisht këta “Baballarë të Kombit”, ajo Shqipëri për të cilën diplomati italian i viteve ’30, Pietro Quaroni, thoshte: “Pikërisht në Shqipëri unë kam kuptuar çfarë ka qenë jeta në vendet e tjera të Europës rreth vitit 1000” (Valixhja Diplomatike, f. 89). Ndërsa majori anglez Richard Ridell, në vitin 1943, thoshte: “O Zot! Paskam ardhur në Mesjetë” (“Tema”, 21.06.2011).

Dëshmia më e hershme dhe më e drejtpërdrejtë e personalitetit të “Baballarëve të Kombit” gjendet në faktin që për gati 20 vjet, i tërhoqi nga hunda dhe i solli rreth gishtit një katundar nga Mati, të cilit, me gjithë kërkimet dëshpëruese të ithtarëve, as sot nuk i është gjetur ndonjë autograf a fletë e shkruar, pa le t’i gjesh diplomën e shkollës së mesme.

Është e sigurt se, sikur luftën ta fitonin Fuqitë e Boshtit, këta “baballarë” do i kishin shkuar në hell të gjithë luftëtarët e lirisë, të majtë, të djathtë e të paparti.

Prandaj, Lufta Nacionalçlirimtare, së bashku me Epopenë e Skënderbeut dhe Shpalljen e Pavarësisë përbëjnë tri ngjarjet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.

Fund

Share This Article
31 Comments
    • A E DIN KY FILLO SE CMENDONIN FRANCEZET PER HOXHEN E BUKUR …. THONIN ESHTE DIKTATORI ME I MADH NE EUROPE … E LA NE MIZERJE SHQIPERINE …. NE CFARE VENDI NE EUROPE E BLENIN MISHIN ME TULLONE MORE COBAN …NE CFARE VENDI NE EUROPE DUHEJ TE PUNOJE NJE MUAJ PER NJE KEMISHE …. CFARE TURPI ..PO RRENE KATUNARET POR JO QYTETARET … ENVERI TRADHETOI 80 % TE POPULLIT … ENVERI VRAU SHKATERROI ME SHUME NJEREZ SE SA U VRANE NE LUFTE …KU E KA MESUAR HISTORINE KY …. NE GJIROKASTER ..PITIE

      • Albano, mos e gezofsh emrin!. Nuk mund te perfytyrohen nje emer kaq i bukur ne nje koke pa tru.

        Viktor, edhe nje here Te lumte per shkrimin!

    • Ja kjo eshte HISTORIA E VERTETE DHE E PLOTE E LUFTES NACIONAL-CLIRIMTARE!!!
      Zoti Milo!
      Ate Fisherin,qe ke caktuar per te hartuar pjesen e historise sone per kohen e LANC-it,je gabuar:SHPORRE se me mire se sa e ka formuluar Viktor Malaj,as ti e asnjeri nuk do ta bente me mirre!!!
      Hidhe ne referendum popullor dhe do te shikosh sa vota do marre!
      Me siguri mbi 80% e popullit shqiptar!!!

    • por kur flet dhe ti o qillo me ngjyra ste vjen mire nga e verteta por ju jepni dhe buthe e jo me gruan per nje cike pushtet dele e na shkruane dhe neper gazeta ju jeni race vershpuar shikoni veren ju dhe lerini diskutimet per lufte

      • Bunkeri anitberthamor nuk do ishte per ty o punot i mjere. Ai do shpetonte vetem disa bllokmene. Populli komunist dhe sekretaret e partive dhe te rinise komuniste do i pervelonte bomba atomike.

  • Pergezime autorit per kjartesine e mendimit, faktet dhe llogjiken ne interpretimin e fakteve ku eshte bazuar. Me kete rast uroj qe shqiptaret t’i kthehen arsyes ne gjykimin e vlerave.
    Gezuar festat e Nentorit dhe lavdi te reneve e gjithe atyre qe luftuan per lirine e atdheut.

  • TRANSFORMIMI I BATAKCIUT VIKTOR MALAJT NGA ENVERIST NE ANTIIMPERIALIST.

    Metamorfoza e enveristit te DITES Viktor Malaj ka kaluar cdo kufi: Nga nje enverist i rendomte dhe krejt ordiner deri tani ka kaluar ne ashiqare ne antiimperialist i zjarrte alla Ce Guevara pse jo Fidel Kastro apo Kimet e Korese se Veriut. Ne vecanti mllefin e shpirtit e ka kunder SHBA dhe Anglise, njesoj sic i shkruan dhe i pershkruan Enver Hoxha ne vepren e tij:

    RREZIKU ANGLO-AMERIKAN PER SHQYPNINE.

    Po pse more enveristi dhe bolshevike Viktor Malaj je kunder SHBA qe shpetoi Vatanin ne fillim te shek. 20-te nga coptimi i pashmangshem ne nje kohe qe gjithe Evropa dhe Bismarku i quanin shqyptaret si “NJE SHPREHJE GJEOGRAFIKE” dhe donin t’i ekstradonin ne Anadoll te Turqise? Po e ke harruar Luften e Kosoves more fanatik i paudhe qe shkruan dacibao ne DITA per nje kauze te zhgaravitur sic eshte LANC-i dhe Kokmandanti i saj sadist dhe gjakatar Enver Hoxha qe gjate gjithe Luftes ishte strehuar dhe jetonte si Sulltan Arabie ne vilen e Bahri Omarit qe ishte edhe Kryefashist edhe Kryeballist.? Po Lufta e Kosoves more Viktor Bolsheviku u be e mundur vetem pasi SHBA nderhyne per te ndaluar genocidin serb kunder shqyptareve. Po per masakren e Tivarit a ke degjuar more shurdhmemeci Viktor Malaj sepse ne shqyptaret e rendomte e dime gjithe historine e pabesise se Enverit dhe te LANC-it te tij jo kunder ARMIKUT gjerman, por kunder kosovareve qe jane shqyptare prej verteti o Viktor Malaj fanatiku i droguar nga propoganda e Partise se Punes. Prandaj degjo nastradinin dhe mos shkruaj me brockulla dhe dacibao ne DITA se nuk te beson kush. Sa me te gjata i shkruan aq me shume tregon nivelin e ulet intelektual dhe meso se Shqypnia nuk po kerkon te behet Republike e Jugosllavise se Titos apo e Rusise se Putinit, por ka shprehur deshiren per t’ju bashkuar vendeve te BE-se Antikomuniste dhe Demokratike.

    • Dole edhe ti o Nastradin,spiuni i sigurimit?! Nuk te del e keqja deri sa te vdesesh qe nuk pate burrerine te kundershtoje operativin e sigurimit qe te “detyroi” te beheshe hafije dhe,tani do lehesh si Sali qeni deri sa te ngordhesh!

    • Pse nuk u ngriten mijra shqiptare “partizane” te luftonin pushtuesin qe ne Prill 1939 kur sulmoi Italia fashiste?
      Ku qene ato partizane te deshiruar deri me 1943?

      • I genjeu Zogu . tha do vesh opingat, por veshi cizmet dhe tradhetoi…duke marre edhe arin me vete… ua hoqi edhe gjlperat pushkeve….. pastaj duhej organizatori….PKSH ende nuk ishte krijuar…. Pse ngaerroni Luften me pasluften?

  • Po “çlirimi” prej ushtrise italiane do festohet? Çfar te mira solli ai “çlirim” para 70 vjeteve qe te vazhdoje te festohet edhe sot prej sklleverve me diploma historie? Kur filloi lufta per çlirimin e Shqiperise se pushtuar? Autori quan te mire komunizmin sllav, jugosllav, sovjetik qe infektoi shqiptaret dhe quan te keq nacionalizmin shqiptar, te qenit shqiptar. Kolaboracionstet me te keqinj kundra Shqiperise ishin PKSH dhe partizanet e saj qe i sherbyen qe pa lindur jugosllaveve.

  • Ishte fati jone qe pushtetin e mori Enver Hoxha,qe na beri te na kishte zili tere bota.Ore Viktor paske rrjedhur fare.Ne kohen e atij kafshes njerzit nuk mbushnin barkun me buke,ti na mban fjalime.ik ore spiun muti.

  • Flm Z.Malaj . Na mbushet me optimizem me shkrimin tuaj. LANC kjo faqe e ndritur ne historine e popullit tone nuk ka per tu neperkembur kurre nga niperit dhe sterniperit e kuislingeve dhe puthadoreve. Ata do ti mbuloje turpi sic mbuloi eterit e tyre. LANC eshte epopeja me e lavdishme e popullit shqiptar.
    Me shume mirenjohje dhe respekt per punen tuaj.

  • Midis nje Shqiperie te pushtuar nga te huajt qe iu siguronte atyre nje pushtet kukull dhe nje Shqiperie pa pushtues, por me kundershtaret e tyre ne pushtet, ata zgjodhen te paren.!!!

    A jemi vetem ne shqiptaret, bartes te asaj shprehjes se vjeter, “Per inat te sime vjehrre, do fleje me mullixhiun” apo eshte vetem mungesa e transparences dhe historianeve pa ngjyrim politik, qe e ben realitetin tone, te duket edhe me i koklavitur nga c,eshte vertete?.
    Nje veshtrim tek historia e vendeve te kontinentit, na tregon qarte se realiteti yne, nuk ka asgje specifike qe nuk do lejonte nje analize objektive.
    Analiza e Viktor Malajt, eshte nje pasqyre e vogel e historise se ketij vendit tone. Ajo qe bie me teper ne sy, ne kete artikull, eshte paralelizmi i realitetit te viteve 40, me ato te diteve te sotme.
    A nuk kemi edhe sot nje “force politike” dhe eksponente te kesaj bande me imunitet politik, qe per hir te pushtetit, do ishin te gatshem te dhuronin suverenitetin territorial te vendit apo te benin pazare nafte me ata qe kishin vene tanket ne marsh per te vrare shqiptare ne Kosove?. A nuk eshte tradhti kombetare, shkaterrimi i qellimshem i strukturave te sigurise se vendit dhe “zevendesimi” i tyre me seminariste plepash?
    Nese e shkuara nuk analizohet kurre, ajo perseritet ne te ardhmen.
    Nuk ka rruge tjeter te perballjes, me ata qe per hir te interesit personal, kerkojne te marrin peng nje komb dhe te bashkepunojne me te huajin,,,,,,vec ate te shkaterrimit te tyre, venies para bankes se te akuzuarve dhe dhenien e denimit te merituar.

  • Franca ka pasur armik shekullor Gjermanine.Prandaj Peteni u quajt tradhetar dhe u denua.Shqiperia ka pasur,ka dhe do te kete armiq shekullor Greko-serbine,prandaj ata burra qe e formuan shtetin shqiptar dhe bashkepunuan hapur me ushtrine gjermane bene vetem nje gabim.E lane vetem Inxhinjer Xhaferr Deven,shqiptarin kosovar.Nuk e perkrahen,madje e denuan dhe bene perseri gabim.Jo 24 ore,por terrori antiterror i Xhaferr Deves duhej te vazhdonte deri sa te shuhej rraca serbo-greke e llumit te proletariatit ne territoret ku jetojne shqiptaret.Xhaferr Deva vdiq si inxhenjer ne New York,por Bahri Omari,qe fshehu gjarperin ne shtepi e pesoi.Fati i drejtuesve te LANC-it,duke filluar me kriminelin Mehmet Shehu,eshte haku i popullit shqiptar,se ne vend qe te mbronin camerine nga bandat e Napoleon Zerves,masakruan kosoven per llogari te serbeve.SOT Lanci kriminal i Enver Hoxhes fshihet neper xhami,ku jevgjitet islamike i mesojne rinise te luftoje kunder AMERIKES clirimtare te Kosoves,ashtu si ju hodhi trute e gomarit bashtua i Gjirokastres,te luftojne kunder Gjermanit.

  • Nderkohe qe bie dakord me cthote autori per LANC me habit fakti se nga ka dale ne kete perfundim”…[] Të krenohesh se bën pjesë në një aleancë ushtarake të sotme, ku luan rolin e intendentit …”. Ku shkojne theniet se “jemi te barabarte” me aleatet?!

  • Nuk e dime ne shqiptaret perse te krenohemi ne keto vite te demokracise.Prindrit tane qe bene luften cliruan Shqiperin Kosoven dhe Jugosllavin.Mosha mezatare e luftetareve partizane ishte 20 deri 25 vjecare por edhe ata qe bene politik mbas clirimit pra dhe gabimet ishin me te pranushme. Kur plasi lufta ne Kosove shqiptaret benin plazh dhe nuk vajten te luftonin perkrah vellezerve Kosovar.Ju balliste kolaboracionist dhe pasardhesit e tyre duhet ta dini se koha juaj ka perenduar edukoni femijet tuaj me nje fryme te re me syte ndaj perendimit. Historin mbi
    fashizmin dhe nazizmin dhe vendet nga linden keto u denuan nga brezat e politikanet pasardhes. Ty z. Viktor te lumte pena dhe keshtu shkruaj gjitmon.

  • Nje shkrim qe une nuk i heq dot as presjen zoti Malaj. Nuk kisha lexuar nje shkrim tjeter si ky per Luften Clirimtare. Nje analize shum e sakt, shum e thjeshte dhe shterruese per temen e Luftes Clirimtare. More po keto qe shkruhen ketu jane te verteta te thjeshta dhe si eshte e mundur qe nuk i kemi pare apo degjuar nga historianet tane te nderuar si Milo, Frasheri, Xhufi e ndonje tjeter! Keta zotrinjte i shohim shpesh neper televizione dhe si eshte e mundur qe keta nuk kane shtruar kurre pyetje si ato qe kishte shkrimi i zotit Malaj dje! Por as keto kokluzionet e thjeshta qe ka shkruar zoti Malaj sot nuk i kemi degjuar prej historianeve. Duket keta zotrinjte nuk jane te lire as ne shpirt dhe as ne xhep.
    Ju lumte Pena zoti Malaj. Shum faleminderit dhe gazetes se nderuar DITA qe na dha mundesine te lexojme nje analize te ketille. Me shum respekt Sulo Hoxholli.

  • Ballistet u majmeruan nga pulat kur mbeten vetem me pushtusit ne fshat , edhe pse dolen ne mal partizan djelmnia e fshatit , por kur u çlirua vendi nga pushtuesit prej rinise partizane ballistet e kishin mesuar zanatin e hajdutrise se pulave , kte zakon ja u mesuan pinjolleve te tyre qe kane 24 vjet qe genjejne e vjellin djersen e 50 viteve te ketije populli .

  • Zoti Viktor , ashtu sic ke emrin triumfove furishem mbi balten , shpifjen , llumin antishqiptarist , duke perkrahur e perhapur driten mbi erresiren , te ndershmen kunder kurverise , te verteten kunder genjeshtres , me logjiken e hekurt te drites !

    Ti qe levdon gjakun e derdhur te shqiptareve per Liri , qofsh i bekuar prr jete ! Populli shqiptar nuk do te harroje . Per zagaret dhe tradhetaret eshte nder per ty qe nuk te duan !

    Edhe nje here , qofsh i bekuar !

  • Lanc ishte nje organizate antishqiptare kriminale e ngritur dhe drejtuar nga serbet dhe paisur nga Englezet.Boll duroi ky popull budalla kelyshet e serbise mbi kurriz.

  • Nje respekt te vecante gazetes Dita dhe stafit te saj, qe ka marre si mision, te shfaqe me fakte dhe me autore serioze dhe te besueshem, luften e lavdishme Nacional-Clirimtare.
    Te marresh ne mbrojtje, luften e lavdishme, te heronjve tane, qe luftuan, per atdheun, eshte nje mision atdhetarie dhe humane.
    ZOTI E BEKOFTE GAZETEN DITA.
    Te mbrosh me heroizem, nje ideal ne kohen koleres antishqiptare, eshte nje mision i madh dhe kete mision, gazeta DITA e ka marre tashme seriozisht, duke ofruar faqet e saj, per historianet, shkrimtaret dhe shqiptaret e ndershem.
    Lufta e lavdishme e popullit shqiptar, eshte nje lufte e njohur dhe e respektuar, nga faktori fitues i aleances antifashisto-naziste dhe kush mundohet ta zhvleresoje kete lufte, kerkon te pastroje ndyresite, qe parardhesit e tyre, u vune ne familje.
    Cdo antishqiptar, si zgjidhje per te marre pushtetin e ka gjetur tek shitja e tokave shqiptare.
    Ahmet Zogolli, shiti tokat shqiptare, per te ardhur ne pushtet, kjo eshtetradhti dhe tradhti eshte edhe busti, qe rri ne nje nga rruget kryesore te Tiranes.
    Po keshtu vepruan edhe tradhtaret e luftes kunder N.C, qe me 1000 makinacione, zgjidhjen per te marre pushtetin e shifnin, tek shitja e tokave shqiotare, tek sllavet dhe greket.
    Vertet nuk kam lene ndonje gjurme ne historine shqiptare, kjo jo per fajin tim, por se paqja u instalua, duke mos lejuar tradhetaret e Shqiperise, te ishin faktor, por nuk mundem une, qe te tradhetoj ata heronj, qe para tradhtise, treguan heroizmin e tyre, duke dhene edhe gjakun.
    Prandaj, eshte nje heroizem me vehte edhe mbeshtetja qe gazeta Dita dhe stafi i saj, i jep pjeses me te lavdishme te historise se Shqiperise.
    Sado te mundohen pinjollet e tradhetareve te cirren, per te hequr turpin qe u lane te paret, nuk do te munden, se shqiptaret panvaresisht nga momentet e renda politike-ekonomike, dine te ruajne dinjitetin dhe kete dinjitet prej fituesi, na e dhane me gjakun e tyre, Heronjte tane.
    Lavdi luftes Nacional-Clirimtare.
    Lavdi heroizmit te bijve dhe bijave me te mira, te popullit shqiptar.
    Respekt dhe nderim, per familjet e deshmoreve, mbajeni koken lart.

  • Bravo Viktor Malaj! Argumentet tuaja jane te çelikta. Vetem keshtu mund t’u mbyllet goja sharlataneve qe mburrin baballaret e tyre se, ne bashkepunim me armiqte, vrane shqiptaret, dogjen, plaçkiten dhe pastaj u larguan si te ishin jashteqitja e Atdheut.

  • Ky ka qene shkrimi nga me te miret qe kam lexuar deri tani ne “Dita”. Zgjedhja e argumenteve pikante historike ne sherbim te idese se shkrimit u ka dhene pergjigjen e duhur preudohistorianeve dhe disa analisteve llafazane, te cilet, argumentin e tyre kryesor e kane tek ngritja e tonit ne diskutimet e tyre. Nje “bravo” te forte per ju, Viktor Malaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *