Katër persona janë ndaluar paraditen e së dielës në juglindje të vendit, për shkak të bllokimit të aksit rrugor Pogradec – Qafë Thanë nga moti i keq me reshje dëbore dhe ngrica.
Si pasojë e operacionit policor në Pogradec e Korçë, janë ndaluar shtetasit Alban Abazi, administrator i firmës “RD-2” të kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugës Qafë Thanë-Pogradec; Artan Hoxha, supervizor pranë Drejtorissë së Rajonit Jugor, në sektorin e Korçës; Xhevdet Mulaj, specialist pranë kësaj Drejtorie; si dhe Arlint Berberi, punonjës i firmës “RD-2”.
Nga hetimet e kryera prej organeve të specializuara rezulton se shoqëria kontraktuese për mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor nuk ka kryer kriposjen e rrugës, ndërkohë që nuk ka vendosur as shenjat paralajmëruese për rrëshqitje të automjeteve.
Personat e sipërpërmendur akuzohen për shpërdorim detyre, gjë që ka sjellë edhe probleme me qarkullimin në rajonin juglindor të vendit.

Shum mire te merren masa ne ekstrem per keto kompani leshi qe jane mesuar te vjedhin dhe rrine prane oxhakut duke marr parat e taksapagusve.Te kontrollohen dhe dalin para pergjegjsise keta te pa pergjegjshem per cfar i duam po nuk na sherbyen 10 dit ne vit qe ben dimer ne shqiperi. Te kontratohen njerz te pergjegjshem qe naten e kalojn ne rruge me udhe tari ata ti kene hall parat e popullit.
mos kini fare dyshime ,se kjo firme do ti mare parat nje me nje ,se ne drejtorine e rrugeve ,jane ca hajdute qe nuk kane shokun, hajt se flasim.
I nxjerr supervizori te gjitha.Te hetohet ai si pergjegjsi i pare,ai do te nxjerre drejtorin(I cili “merret vesh me firmen” in back room) dhe K/financierin e ndermarrjes I cili paguan leket.Firmat private ate pune kane,kur “gjejne shesh bejne pershesh”.Shteti per kete pune ka nje ndermarje mirembajtje rrugesh, kjo ndermarrje cakton nje supervisor i cili ben raporti per punen qe ben apo nuk ben firma private.Keta tre persona,Supervizori,Drejtori dhe K/financier, paguhen nga shteti-keta jane pergjegjsit.Pike.
Bravo shtetit.