Produktet me përmbajtje karboni duket se janë e ardhmja e industrisë së bukurisë.
Maska e zezë me pluhur karboni ishte produkti i parë , pas të cilit vajzat u “marrosën”, por tani nga tregu Korean dhe japonez, po vijnë edhe më shumë produkte të tilla.
Uji micelar i gazuar (bulëza gazi të krijuara nga presimi i dioksidit të karbonit) do të jetë produkti i radhës pas të cilit do të mahniteni! Megjithatë derisa ky i fundit të hyjë në tregun tonë, le të provojmë të përfitojmë nga uji i gazuar !
Përse dermatologët rekomandojnë pastrimin e lëkurës me ujë të gazuar?
-Sepse ky i fundit ka të njëjtin pH si lëkura (nëse uji e ka pH normal 7, uji i gazuar e ka 5.5)
Ndryshimi i pH të lëkurës nxit shumimin e baktereve, të cilat shkaktojnë puçrra dhe akne! Nëse ju do të mbani nën kontroll pH e lëkurës, do të keni lëkurë që shkëlqen, mbi sipërfaqen e të cilës nuk kanë shanse të rriten baktere.
-Zhbllokon poret dhe minimizon mundësitë e irritimit.
Uji i gazuar jo vetëm që pastron lëkurën në nivel qelizor, por dioksidi i karbonit ndihmon në pastrimin e poreve duke shpërbërë yndyrën dhe papastëritë që bllokojnë këto të fundit.
-E fundit por jo më pak e rëndësishme, kontakti i parë i bulëzave me lëkurën nxit qarkullimin e gjakut.
Kujdes, larja e fytyrës duhet bërë një herë në javë për lëkurat normale dhe dy herë në javë për fytyrat e yndyrshme, pas një muaj do të shihni rezultatin.
l.h/ dita

Pehashi (PH) 5.5 asht ambient acid.
Simbas Phm(metrit) ne duhet te perdorim per larje nji uje qe ka koncentracione acidi me PH 5.5.
Nga kjo mendja te shkon tek acidet e dobet e kryesisht tek uthulla te cilin e hollon me uje deri tek PH 5.5.Apo asht dicka tjeter qe gjindet tek uji i gazuem dhe mbetet i vecant per larjen e ftyres njihere ne jave per lekure normale dhe dy here ne jave per lekure me ngarkese yndyre.
v>o>
A mundet te na skjaroj ma tej, Z.l.h/ dita