Lapadula te Milani deri në vitin 2021

Dita

Gianluca Lapadula është zyrtarisht futbollist i Milanit. Sulmuesi që spikati te Pescara sezonin e kaluar firmosi një kontratë 5-vjecare me kuqezinjtë, që shpenzuan plot 9 milionë euro për kartonin e tij, duke mposhtur konkurrencën e fortë të Napolit.

26-vjecari, pasi falenderoi adminsitratorin e deleguar Galliani dhe presidentin Berlusconi për vlerësimin ndaj tij, u shpreh se gjithmonë ka dashur ta veshë fanellën e Milanit, ndaj nuk e pati të vështirë për të pranuar ofertën e kuqezinjve.

Sulmuesi që shënoi 30 gola në Serinë B, falenderoi klubin dhe tifozët e Pescarës për mbështetjen që i kanë dhënë, ndërsa për për krahasimin që ish – trajneri Massimo Oddo, me Miroslav Klozen u shpreh që për të është një nder i madh që emri i tij lidhet me një emër kaq të madh të futbollit europian.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *