Lapidari i Saukut në Tiranë është kthyer në bazë për shpërndarjen e drogës. Pesë shpërndarës droge janë arrestuar dje nga Policia e Tiranës, tre të parët në grup dhe dy të tjerë si “biznes më vete”.
Konkretisht, policia tha se më datë 31.08.2016, u arrestuan: Ferit Malaj, 19 vjeç; Aldo Lusha, 20 vjeç dhe Arbion Malaj, 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Ata u kontrolluan në trup nga policia ndërsa qendronin tek lapidari në Sauk dhe Ferit Malajt iu gjet një dozë me kokainë.
Ndërsa dy të tjerëve, Arbion Malaj dhe Aldo Lusha iu sekuestrua shuma prej 3300 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndëve nakotike.
Po dje, policia, në të njëjtin vend, arrestoi Marvin B., 22 vjeç dhe Rigers D. 22 vjeç, banues në Tiranë. Të dy, tek lapidari i Saukut u gjetën me nga një dozë me kanabis.
