Lapsus, turp i botës

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

 

O turp i botës, jo i kombit tonë, o Burgaj, po ku ju gjeti me qiri ai banditi, po ku ju lidhi të gjithëve e ju bëri gonxhe more fëlliqësirat e botës. Po si mund të përgjigjesh kështu, “kishte lapsuse urdhri i arrestit” mor fundërrinë, se konkretisht kam shumë respekt për malësoret se me ta kam ndarë të mirat dhe vuajtjet e punës time, dhe nuk u keqkuptuam një herë por punuam shumë vite dhe u ndamë si vellezër. Dhe kurrë nuk do të na i merrte mendja që një ditë po themi pasardhësit e tyre të drejtuar nga kriminelë, ja bënë gjëmën Shqipërisë sa që vështirë se rikuperohet. Turp, o derr.

Para dy ditësh këtu në “Dita” shefi aktual i policisë së shtetit Didi tha: “Por ka boshllëqe në hetime dhe në akuzë, nga ku gjyqtarët pastaj gjejnë mundësinë të luajnë brenda këtyre hapësirave”. “Lapsusi” që pretendon ish drejtori i policisë konfirmon thënien e drejtorit të sotëm, në kuptimin që prokuroria dhe policia hanin që të dyja palët në kazanin e Salës. Pra dikush në prokurorinë e atëhershme ka bërë me qëllim këtë Lapsus ortografik që policia të mos vepronte. Është e kotë që të nxehemi dhe bërtasim. Bën mu që fajin për katër jetët në bulevard, regjisori i gjithshkajë është Sala që bredh nëpër Shqipëri me alamet makine.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *