Laurent Blanc pritet të jetë trajner i Paris Saint Germmain deri në verë të 2018-ës. Të paktën ky është pretendimi i klubit francez, që ka nisur bisedimet me 50-vjecarin për zgjatjen e bashkëpunimit. Gjithcka po ndodh në momentin kur Jose Mourinho u shkarkuar nga Chelsea, duke hedhur poshtë zërat e javëve apo muajve të fundit për emërimin e portugezit në vend të Blanc te kampionët e Francës.
Nën drejtimin e trajnerit francez PSG po dominon në Ligën e Parë si dhe është kualifikuar në fazën e 1/8 të Champions League. Duke parë ecurinë mjaft pozitive të rezultateve drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë vedosur t’i ofrojnë Laurent Blanc rinovimin e kontratës, që pritet të firmoset përpara përplasjes me Chelsean në Champions.
Sukseset e njëpasnjëshme të Paris Saint Germmain në Francë duket se nuk e kanë kënaqur kampionin e botës dhe europës në vitet 1998 dhe 2000,
“Nuk mendoj se po e përfundoj projektin tim. Dicka i mungon Paris Saint Germmainit por edhe mua, – është shprehur Blanc për mediat franceze, duke iu referuar në kërë rast trofeut të Championsit.
