Larg nga rinovimi? Icardi: Në pritje të një oferte konkrete nga Interi

Leda Hysa

 

Kapiteni i Interit, Mauro Icardi ka thyer heshtjen disa ditore duke deklaruar se rinovimi i tij do të vijë në momentin kur Interi do të paraqesë një ofertë korrekte dhe konkrete.

Nëpërmjet një postimi në instagram, sulmuesi argjentinas ka bërë të qartë situatën ku ndodhen palët.

Pasi akuzoi fillimisht mediet se publikojnë lajme jo të vërteta, Icardi saktësoi pozicionin e tij, një status që shkon në sinkron me atë që ka deklaruar së fundmi bashkëshortja dhe menaxherja e tije tij, Uanda Nara.

Në këtë merkato dimri, Icardi është kthyer në një çështje të madhe sa ka përfshirë të gjithë aktorët në shoqërinë ziklater.

Për të qetësuar tifozët në skenë ka dalë dhe presidenti Zhang, i cili ka thënë se, “së shpejti do të takohemi e do të flasim për kontratën e tij”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *