Larg nga Saliu, Albin!

redaktor

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ishte ditën e djeshme në Tiranë.

Në mesin e një grupi studentësh dhe pedagogësh pjesë e një greve, ai shtroi disa ide, të cilat, edhe pse të pritura prej tij, pasi i ka elaboruar edhe më herët, trazuan skenën politike dhe mediale.

Në fakt, ai është pritur të vinte edhe më përpara, pikërisht në ditët e fundit të dhjetorit, kur protesta studentore ishte në pikun e saj dhe të sillte me vete edhe solidaritetin e Lëvizjes së tij, e cila, si thonë, është e ngjashme në organizatën politike, Lëvizja për Universitetin.

Albini është në të drejtën e tij të vijë në Shqipëri, qoftë si lider i një lëvizjeje politike, qoftë si qytetar i zakonshëm, të mbajë fjalë dhe të hedhë ide e mendime; të takohet me ata që dëshiron dhe të thotë atë që ndjen.

Në vjeshtën e vitit 1997, Albin Kurti, aso kohe me flokë të gjatë e të lëshuar, së bashku me Bujar Dugollin, Muhamet Mavrajn, Dritan Lajçin u vunë në krye të protestës së madhe studentore, e cila paralajmëroi edhe fillimin e masivizimit të qëndresës së armatosur.

Në mesin e tyre, në fakt si prijës i tyre, ishte rektori i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, njëri ndër personalitet korife të shkencës, por edhe të shfaqjes hapur të ndjenjës kombëtare.

Kundër protestës aso kohe ishin disa faktorë, pushteti serb, strukturat paqësore në Kosovë dhe mbështetësit e tyre në Tiranë, që përfaqësoheshin nga Berisha, i sapo rënë nga pushteti.

Pra, shpirti politik i Albinit dhe fillesa e tij politike, është një protestë studentësh, e cila u bë strumbullari ku filloi të mblidhej një rini e tërhequr nga e drejta për të fituar lirinë e vendit të tyre.

Shumë prej tyre u bënë drejtues të strukturave të UÇK-së dhe mbajtën lidhje edhe me Kurtin, megjithëse ky, edhe pse disa herë iu kërkua të linte Prishtinën dhe të shkonte në radhët e UÇK-së, qëndroi aty, deri sa u dhunua nga policia serbe.

Sot, Kurti i ka shpallur luftë, në gjithë kuptimin e fjalës luftë, idesë për të ndryshuar kufijtë. Megjithëse, të gjithë flasin për të, askush nuk e merr përsipër autorësinë.

Për të mishëruar idenë dhe qëndrimin e tij ai është i gatshëm të bëjë gjithçka është e mundshme, të krijojë aleanca të vjetra dhe të reja, të përdorë metodat e njohura të bojkotit apo të sherrnajës parlamentare, të bëjë krushqi me LDK-istët, megjithëse kanë ideologji shumë të largëta nga njëra tjetra dhe fillesë, po ashtu të ndryshme.

Tani për tani guri i provës së tij dhe shansi i largimit të Thaçit nga presidenca është vetëm ky: rrënimi i idesë së ndarjes së kufijve, dhe, bashkë me to, edhe rrënimi i kundërshtarit të tij politik.

Por nëse nuk hiqet Rama, nuk mund të bjerë Thaçi – ky është perceptimi i Albinit.

Për këtë Albini do ti japë gjithë mbështetjen e vet lëvizjes për të cilën ka të dhëna se është një simotër e Lëvizjes Vetëvendosje. Është fjala për Organizatën Politike Lëvizja për Universitetin.

Kurti është pasionant në politikë.

Lëvizja për Universitetin është një organizatë neomarksiste, e ngjashme me Lëvizjen e drejtuar nga Albin Kurti, dhe nuk ka asgjë të keqe që është e tillë.

Njëri nga mesazhet e hedhura dje i shkon më për shtat atij: pikërisht kur foli me pasion për pranverën shqiptare. Askush nuk e di saktësisht se çfarë percepton Kurti me pranverën shqiptare, që tingëllon si një thirrje për të përsëritur pranverën arabe, me të cilët Kurti nuk ka marrëdhënie të ashpra. Duket ende një ide e turbullt, të shohim se çfarë do sjellë koha e afërt.

Por është e qartë që Kurtit i duhet një aleat i tillë në Shqipëri.

Lidhjet e tij të tashme me opozitën e denigruar të Tiranës janë ende konjukturale dhe një ditë do të çarten mes vedi. Do jetë e habitshme nëse do vazhdojnë gjatë.

Gjetja e tij pranë Berishës, është një gjetje shumë e gabuar. Nëse do vërtet t’i fryjë idesë së largimit të vjetërsirave të politikës shqiptare, ai nuk do të kishte mundur të gjente rrugë më të gabuar.

Një vazhdues i Adem Demaçit, si Albini, një këshilltar dhe i besuar i tij, një ithtar i bashkimit kombëtar, nuk mund të jetë për asnjë rrethanë aleat i një krimineli, që u shpëtua edhe këtë herë nga “kryesocialisti” i radhës.

Dita

 

 

 

 

Share This Article
57 Comments
  • RESPEKTE për ALBIN KURTIN ! NEVERI dhe URREJTJE pèr HAJDUTËT e PS , PD , LSI dhe Fatmir Medi ! I Dashur ALBIN mos mbështet asnjë BANDIT nga Partitë Ekzistente Shqiptare , sepse janë HAJDUTË , KUSARË dhe ANTISHQIPTARË !

    • A.Kurti pa dashur, pa e kuptuar po e perlyen veten me 1 mut qe ka filluar te kompozohet ne pleh. Rri larg mutit Albin nuk eshte e Nevojshme te perlyesh me te till mutra majtase&djadhtas Ruaj Pastertine qe sta Perlyeu dot as Sèrbi. Me Kujdes ne Shtetin ame se jan ndo politikan me zi me pis se Sèrbèt

    • Ndryshimi midis Albinit dhe politikanëve të tjerë është se ai ka bërë burg për idealet e tija politike. Ndërsa ata që e shajnë nuk duan të bëjnë burg për vjedhjet, korrupsionin, vrasjet dhe tradhtitë që i kanë bërë njerëzve dhe kombit!

      Këto janë fjalët për një të ardhme më të mirë për të gjithë!
      Pranvera është afër!

      https://www.facebook.com/albini2017/videos/477317122798028/

  • Larg nga Sali Berisha ne rast se je ai qe pretendon se je. Larg nga kryekrimineIi I Shqiperise dhe armiku I kombit shqiptar.

    • Eshte me i zi se Berisha. I ka munguar pushteti qe ta tregonte me fakte kete gje. Bile ketij nuk do t’i duhet kohe e gjate ne pushtet per t’ia kaluar Berishes. Ka nuk shikon kah gjarperon lumi, po vetem ku derdhet.

  • “Dita”, shumë mirë që ia thoni këto fjalë Albinit.
    Sa për pranverën, po ju sjell një thurje fjalësh që Ambasada Amerikane në Tiranë shkroi para disa ditësh: “#KushEKaRradhën”. E.K.R. Ju sjell ndërmend ndonjë njeri që emri i fillon me këto shkronja? 🙂

  • Larg nga Saliu dhe rruaj TABANIN,!-bashkim kombatar.
    Trinitrine kjo thirie.
    Dita me kete shkrim i afrohesh se vertetes me se pari thirjen: Larg Nga Berisha.!
    Une te them:-Hiqi turbullirat nga koka.Ruaj idealin qe ke perqafuar qe ne nisie,sa perkrahur ADEM DEMACIN .
    Dhimbia e madhe Popull.

  • Dita duhet te perparoje ncaspektin e demokracise : Bashkpunimi ndermjet ldkse edhe vv nuk ka asnje te keqe kur eshte ky vulnet i popullit,se ne te gjithe e kemi perkrah ldkne dikur ,te gjithe si levizje shqiptare. Pse ldkja u kap nga disa horra ish komunista serbofile,nuk do me thane se baza e ldkse nuk eshte si dje atdhetare e pro bashkimit me cdo parti per te miren tone.
    Ldk pdk deshtoj,siçe pame te gjithe se aleanca e horrave me horrat prodhon vetem horrlleqe. Pra tash po ,gjithe kosova pret e shpreson nje aleance ldk ,pa horrat e veta ne kemb ne vorr,(zoti te ndeshkon ma mire se ne)mevvqe te largojme kete turp kombtar qe eshte sot to qeverise ko s.d. oven,rej presidentit tek kryeministri e 100e nje mie keshilltaret e tij qe as vete nuk i njeh…)
    Sa pr sh s iperi,nje kryeminister qe na reciklon baton haxhiun vertete le shume shije te idhur tek kosovaret,po edhe tek shqiptaret atdhedashese…
    Qe levizje per universitet eshte neomarxiste nuk eshte turp,perkundrazi eshte shprese se ka shqiptare qe marxizmin nuk e shohin si enverizmin…e ka nje dallim te madhe kjo ,qe tregon formimin …
    Sa per Berishen,ai deshtet s’deshtet perfason nje pjese te historise shqiptare,sigurisht jo ma te lavishmen ,edhe i perket nje kohe te kaluar,po ai eshte i pashmangshme ne politiken tuaj.
    Vete fakti qe i kushtoni nje editorial pikerisht per te denoncuar kete po e tregon….
    Be consequent.ignoroni edhe berishen ehe verimet e tij.kjo do ishte ma mire.

    • Ldk ishte vazhdimësi e Lk të Kosovës por pakëz e grimosur si fillesë mirret lidhja e shkrimtarëve të Kos ku atëhere lidhja e shkrimtarëve serbomalazez dilte hapur me teza antishqiptare reagim të rrebtë ka patur nga ajo kroato sllovene ku edhe kjo e kos.ju vu në bishtë por në atë kohë kjo shoqatë pati edhe disa lëvizje që atëherë na i ofruan si të mira rehabilitimi i Kapllan Resulit dhe antarsimi i Martin Camajt .por në anën tjetër zhvilluan fushatë denigruse kundër A. Demaçit U. Hotit R. Qosjes antarëve të shoqatës të burgosurve politik si dhe ndaj Shqipërisë ku edhe sotë me gjithë goditjet që ka marrë ende qëndron në këtë diskurs politik her hapur her fshehur

      • Ldk ne fillim ishte levizje gjithekombtare,qe pastaj u be mjet i horrave per pushtet siç e thash,e nga aty filloj largimi i njerezeve per tjetercka edhe percarja e Shqiptareve. Ketu horrat nga shqiperia ,me ish sigurimsat e tyre alla koca danaj and co,vepruan sh7me per kete percarje …

  • DITES! Pse e faktorizoni këtë copë muti me emrin Albin.Per vete faktin që vjen në një protestë karagjozesh “proteste meto zori “që vetëm protestë studentësh nuk është,tregon se qarqeve kundërshtare te stabilitetit politik në Shqipëri tashti që ka ardhur momenti i arrestimit të Sali Berishës nuk u mban me ujë pilaf.Ata po harxhojnë të gjithë fishekët e fundit duke djegur të gjithë ushtarët që deri tashti kishin vepruar të maskuar si puna e Albumit.

  • Dita eshte edhe me konfuze nga Albini. Levizje per Universitetin eshte Qori apo Berisha.
    Me sa duket loja politike me Qorrin po behet sebep te takohet Berisha. Nuk me duket se Kurti ka interes specifik te Berisha, por te studentet. Juve nese jeni shqetesuar per Protesten pse nuk moret persiper lidershipin?
    Per te dhene keshilla eshte e lehte. Ta marresh pergjegjesine eshte ceshtja.
    Himni jone e thote qarte: ” prej lufte vec ai largohet, qe ka lindur tradhetar kush eshte burre nuk frigohet po vdes si nje deshmor”
    Te gjithe ju qe jepni keshilla i braktiset studentet
    I.late vetem. I braktiset ne meshiren e konjukturave

    • Partite jane kundershtare politik ,e jo armiq !
      Hymni qe Ju keni cituar ben fjale per armiq !
      Mos ithoni kembes dore Ju lutem .
      Studentet jane ne moshe madhore dhe pergjegjes per gjithe aksionet e tyre ,mos fol perta sikur jane femije 5 vjeç .Ata nuk e nderprene se u abandonuan ,por nuk e gjeten te arsyeshme te qendronin akoma ne rruge ,per te vazhduar nje kauze qe eshte e Monikes dhe e ARMIKUT ZYRTAR TE SHQIPERISE !
      Ata duket nuk kane pasur keshilltar per ti filluar ato protesta ,ishin kerkesa qe duhej dale ne rruge dhe dolen dhe ben sh mire kjo duhet te behet nje edukate ne Shqiperi ,por kjo sdo te thote qe edhe kur ata degjohen te rrine akoma ne rruge .Ne rruge rrine ata qe nuk degjohen dhe nuk perfillen ne rastin tone eshte krejte kunderta .
      Mos ja qani hallin rinise ajo di te luftoje edhe kur eshte e abandonuar .Nuk ka asnje arsye qe femijet te humbin vitin e tyre akademik se na i eshte tekur Monika Sianukut te mbaje peng prej 27 vitesh kete vend .Monika me banden e saj eshte koha te japin llogari para drejtesise per korupsionin !
      Edi Rames Monika me banden do i ruaj bishtin ,Edi do iki nga pushteti kur te fusi gjithe kete shpure atje ku ka vendin ky eshte misioni qe i ka dhene sovrani per te bere dhe doni sdoni ju me hir e pa me pahir drejtesia do behet !
      Dita eshte ne kerkim te “korupsionit ” te Edit ,le te kerkoje se qenin e ngordhur do gjej .
      Pershendetje

      • E moj shoqa Lenka, e ke bere komentin tepke si ta ka servirur Stafi Rilimutit.
        Protesta ishte me shume se disa te fryra ne vesh nga Monika dhe Saliu.
        Por qelbesira Ramut i fryu ne vesh PiSave freshiste ye mbyllin protesten, dhe udhezoi qente Rilindas te lehnin me shume nga thirrjet e Protestes dersa e sabotuan.
        Mos harro cfare video te turpshme perverte beri kryekurva rilindase..
        Ishte paraprija e daljes me bythejashte.
        Shakaxhi tjetri ee. Fshati digjet kurva xhishet..ben dhe humor pale ne ditet kur dalin zbuluar dhe tenderat e sportelistit.
        Dhe per kete u desh te qetesohen studentet dhe manipulohet mileti se eshte Saliu dhe Mona qe shkaktojne trazira, jo aktet mafioze te grabitjes se Ramutit
        Ate qe doja te thoja eshte qe Dita te mos bej karshillek duje dhene keshilla me filozofet dhe mendimtaret e” ndershem” qe prallisin gjepura pa dobi nga mengjezi ne darke, por te testoje inteligjencen e respektuar qe ka ngelur, nese ka ngelur, a eshte ne gjendje te vihet perballe nje levizje popullore per te cilen sot me shume se kurre ky vend ka nevoje?
        Derisa te dali dikush qe ta marri persiper nuk ka goje njeri ti kundervihet Albinit.
        Tere sfera e politikaneve shqiptare jane zuzare, tradhetare dhe kriminele te kapur me prova ne dore. Korrupsion, pislleqe politike, shitje dhe copetim territori, kush ka goje ti shesi moral Albin Kurtit nga keta? Asnje
        Jam dakort qe takimi me Berishen eshte shume i diskutueshem dhe i dyshimte, jam dakort qe kohet e fundit Kurti eshte treguar dhe me i terhequr a aktiviteti i tij i zakonshem politik, jam dakort qe ka premisa islamike, por, por ka nje element konstant te Albinit ne gjithe jeten e tij politike: qendresa korrekte ne lidhje me serbet.
        Kurti asnjeherw nuk e ka devijuar kursin apo kerkesat standarte qe me te drejte i quan normale per vazhdimesine e dialogut midis dy vendeve, duke insistuar gjithmone domosdoshmerine e njohjes se Pavaresise se Kosoves dhe integritetin territorial te saj.
        Nese Albini eshte dhe ngelet rigoroz ne kete platforme politike, atehere ai ka mbeshtetjen time.Aludime mund te bejme shume, por konkluzione te nxituara nuk duhet te nxjerrim.
        Sa per shqiptaret le te shqetesohen me pare per detin qe po ju shket para syve, para se te bejne retorika boshe si kjo.

  • Albin Kurti pa e dënu hapur dhe denoncu paktin në mes të Ibrahim Rugovës dhe Sllobodan Millosheviqit ashti si bani legjenda e tjetēr për liri e bashkim Adem Demaqi edhe ne kemi të drejtë të kemi mosbesim te ai

  • Titulli i sakte do te ishte larg nga Rusia Albin,nuk e destabilizoni dot Shqiperine dhe nuk e pengoni dot rrugen e saj drejt perendimit Mos beni perpjekje te kota se do perfundoni keq

  • Njeriu nuk duhet te te gjykohet nga cfar thote por nga cfar ben. Sa per Albinin qe te dyja nuk ta mbushin mendjen. Mos ardhte ajo dite te kemi ne krye kalamaj te tipit Albinit e as te ndonje tjetri qe nuk e ka per gje te djegin Atedheun, vetem e vetem per te ardhur ne pushtet.Kta te ashtuquajtur lidera nuk punojne per Atedheun e per Popullin por per veten e tyre dhe per dike tjeter qe i sponsorizon per te ardhur ne pushtet..

  • Per mendimin tim Albini eshte destabilizues. Destabilizoi situaten ne Kosove e tani dikush e ka thirrur te beje te njejten gje ne Shqiperi.
    Po beri thirrje destabilizuese, shteti yne duhet te ndaloje hyrjen e tij ne Shqiperi. Ai eshte shtetas i nje vendi tjeter sovran.
    Edhe mediat shqiptare, qe e therrasin ne emisione televizive, nuk veprojne mire.

  • Gazeta DITA ka plotèsisht tè drejtè , sepse Partitè Politike Shqiptare Qeverisin si BANDA KRIMINALE në Shqipëri , pasi marin PUSHTETIN nga Populli ! Lère pastaj me VJEDHJET dhe KORRUPSIONIN , që Plaçkisin gjithçka ju del pèrpara ! Avokati SPARTAK NGJELA ka tè drejtè ABSOLUTE kur thotè që KORRUPSIONI dhe VJEDHJA e SHTETIT është KRYEMINISTROR . . . . Po mos tè doji KRYEMINISTRI që të VIDHET SHTETI , Nuk ka PIDH MOTRE që të VJEDHI dhe të fusi Duart e ZEZA tek PARATË e POPULLIT , qoftë ky edhe MINISTËR ! ALBIN RESPEKTE , dhe mos u ngatërro me HAJDUTËT dhe BANDITËT e PARTIVE SHQIPTARE si PD KORRUPSIONI , PS KORRUPSIONI , LSI GRABITJA dhe Fatmir FatZI Mediu KRIMINELI

  • BRAVO D I T A.KY ALBINI ME DUKET PROTOTIP I SALISERBIT,AZEM HAJDARIT,SALI LUZHES…QE DO TE MBROI BERISHEN EDHE ME GJAK.
    -DALJA NE SKENE EDHE NE SHQIPERI E KETIJ SHPIFSI ME NGJAN SI EDHE NJE UDB-ISTI QE KERKON PERÇARJE KOMBETARE TE TIPIT B U J A R BUKOSHI I CILI ME URDHER TE SALIUT PRURI NE SHQIPERI 400 MERCENAR PER RREZIMIN E KM NANO NGA PUSHTETI.
    -SIÇ DUKET KY MYTEBER DO TE BASHKOJ DISA FALANGA TE UT MBESHTETES TE ARGITA SALI BERISHES PER TRAZIRA TE NE,PASI NE KOSOVE JA KAN PIR LENGUN E LIMONIT TE SHTRYDHUR.
    -KSHILLA JONE DO ISHTE QE KY ADOLESHENT NE POLITIKE TE IKTE SA ME PARE NGA TIRANA SEPSE:
    .RAMEN NUK E RREZON DOT ASKUSH VEÇ 95 % E POPUPULLIT TE MAJTE.
    .TE HEQ DORE NGA SALIU SE MOS E PSON SI AZEM HAJDARI,SOKOLL OLLDASHI…APO 9 MARTIRET E PD ME P.ARBENORIN NE KRYE QE SALIU I DERGOI NE ITALI 50 % TE VDEKUR E QE ME VON I QAU ME LOTE KORKODILI.
    .KTIJ KARAGJOZI DUHET THENE SE SB,LB E KO JANE MISIONAR TE UDB.E NESE KY ESHTE DAKORT ME TA,LE TI JETE SHPIFJA E MBARE.

  • Albin po deshmon se nuk je asgje ndrysh nga Salihu,Basha,Meta,Mediu e kryemadhi.Albin po deshmon se je per shkatrrim te cdo vlere shtetrore e komebatre shqiptare qe, shqiptaret dhe dy shtetet shqiptare-Shqiperia dhe Kosova,te cilen ti nuk e njeh per shtet dhe si dheplara rrushin,mundohesh te vish ne krye te saj, Albin ndrroje mekemin,se keshteu e me te tille nuk shkohet.

  • Respekte Albin Kurti , por duhet të Distancohesh nga MIU i HALESË Mark Marku , “Bubi Kaçurrel” ose Buburreci Rezart Prifti , qè ju Gènjen mendja se Luli i PDsè do vij në PUSHTET ! Luli me gjithë Shokèt e tij HAJDUTÈ do ti PËRPIJ” SPAK , prandaj DISTANCOHU nga të gjithë HALABAKËT HAJDUTË të POLITIKËS SHQIPTARE i Dashur ALBIN !

  • Problemi nuk qendron ne afrimin e Albinit me Saliun apo me Ramen. Problemi (dyshimi) me i madh mbi Albinin eshte koketimi i tij i vazhdueshem me islamistet.

    • Qendrimi ndaj Berishes eshte vje demakracioni ne mes tradhetise dhe dhe Atedhdashuriese, Kush i ulet ne gjunje Berishes ai eshte njelloi si Berisha me te gjithe konglemaretin qe ai e barte ne keto vite qe nga viti 1974 e deri me sote.!

  • Kam patur respekt dikur per Albinin, por me duket se eshte i rrezikuar si sherbetore me interesa antishqiptare nga veprimet e kryera dhe takimet e fundit ne Shqiperi me Ilir Meten apo ajo me ca studente qe e braktisen. Albini eshte kunder rryles dhe kjoce ka degraduar deri ne mosbesim, pse jo edhe duke e paragjykyar per veprimtari antishqiptare Dhe aresyet jane. Eshte bere krejt i pabesueshem se nje her gjarperi do ti nxjerre kembet.

  • “Lëvizja për Universitetin është një organizatë neomarksiste, e ngjashme me Lëvizjen e drejtuar nga Albin Kurti, dhe nuk ka asgjë të keqe që është e tillë.”
    për mendimin tim kurti nuk ka qënë asnjëherë as marksist e aq më pak neo!!
    albin kurti është pjesë e bashkësisë së “vëllezërve myslymanë”,që në pamje të parë,po të heqësh pjesën e besimit fetar,edhe ata mund të quhen “neomarksistë”!emërtime të tilla përdoren për të larguar njerzit më shpejtë se po të përdorej emërtimi i duhur!!me përdorimin e emërtimit të duhur,pjesë e bashkësisë të vëllezërve myslymanë,do të bënte që të afroheshin myslymanët ekstremistë tek albini!!por duke e paraqitur si neomarksist!?i bën kundërshtarë dhe ata që janë të një mëndje me kuritn!!
    unë jam gjithnjë me opozitën!!
    por nuk mund të quash opozitë sali berishën!!nuk mund të quash opozitë bashibozukun basha!!
    opozitë nuk është as hajduti president me gruan kryetare partie!!
    opozitë nuk është as budallai kurti me vëllezërit myslymanë të erdoganit!!
    opozitë do të jenë këta neomarksistët,nëse janë me të vërtetë të tillë e jo “xhoint parti”,si janë këthyer partitë e sotme socialiste!!ndërprerja e demostratave të studentëve,të çon më shumë në këtë drejtim se në atë të pastrin!
    sidoqoftë është një farë shprese!!
    nuk kemi asgjë tjetër në tavolinë!!
    edhe një bisedë,takim me berishën,bashën ose metën e bën të pabesueshëm kurtin!!kurti nuk është kryetar shteti që është i detyruar të takojë tërë partitë e një shteti që viziton,sepse ja kërkon protokolli!ai është kryetar partie dhe takon vetëm ato me të cilat i përputhen mendimet!në rastin e berishës dhe metës ai duhet të bëjë bojkot të hapur!edhe nëse ata i kërkojnë takime ai duhet ti refuzojë publikisht!!
    ps:molle ke shumë të drejtë!!

  • albini pruri ne shqiperi direktivat serbo-ruse per pranveren arabe ne shqiperi.mos harroni rolin e nje pjese te politikaneve kosovare ne 1997 dhe 1998.

  • Pershendetje, z. Albin Kurti dhe suksese ne fitoren e programit te levizjes se VV! Levizja e VV eshte nje shprese per fitoren e ceshtjes shqiptare, si per mbrojtjen e trojeve aktuale shqiptare ketej e pertej Drinit, ashtu edhe ne realizimin e procesit te pashmangshem te bashkimit kombetare.
    E kam njohur z. Albin ne nje promovim libri ne Biblioteken Universitare te Kosoves dhe kem nje sugjerim per te: Vazhdo ne rrugen qe ke nisur per ceshtjen kombetare! Politikanet e pushtetaret shqiptar ne Tirane e Kosove i vleresoni jo nga deklaratat patriotike qe shprehin kur kane nevoje te vetvishen si atdhetare te flakte para popullit, por nga veprimet konkrete qe bejne, te cilat disa i kane kombetare e disa me deme e pasoja antikombetare! E mira e te miravve eshte, qe te qendroni larg atyre politikaneve qe e kane djegur e shkateruar kete vend, qe ka ndihmuar makinen vrastare te Miloshevicit per te vrare shqiptaret e Kosoves, qe zhvilloi nje lufte civile ne vitin 1997 ne Shqiperi e te tjera zarare e deme te pallogariteshme! Mos e perllang veten e LVV me te tille politikanesh! Teuta

    • S te jet duke rene ne gjunje para Sali Berishes dije mire ti zonja Tefta se e ka marre ferra uraten edhe tek Albin Kurti.
      Gabohes ren ne se del me keto mendim per Albinin.
      Albini akoma po tregohet nja adolishent politike qe nuk eshte ne gjendje te lexoje asgje ne ne mes rreshtave.!

    • Pa mjaftoka me ardhë në promovim librash për me qenë politikan i mirë tjetra na thuaj kush këndej Drinit po rrezikon teritore shqiptare veq Serbisë dhe Rusisë nëse e ka fjalën për lider partishë ata jo që e kanë rreziku Kosovën por kan qenë dhe janë vetë të rrezikuar mj afton vetëm burgosjet dhe riburgosjet ti kujtoni teritore të Kosovës ku janë serbēt do të jenë serbe dhe ku janë shqipt arët do të mbeten shqipëtare nëse nuk ndodhë ndonji radikalitet te ata që po ma mbështesin si rrejshëm

  • Albini me kete vizite per tu puthur me Berishen tregon veten se kenka capraz ne politike.Te kam kujtue gjithmon njeri me mend.Po kenke byk ne tru.Ik more njeri politikan i curuditun.Te krijosh mbshtetje aleance me Berishen identifikohesh tradhetar kombetar.
    Ore Albin! A don ta dish.
    Berisha cdo dite e nate pi shlivovice Made in Beogradi,me gias edhe ti shlivovice po pike.Berisha e ka coptue shqiperin krahe koshe qe duhen vite te rikthehet ne normalitet.Vjen ti dhe don ta bash mysibet.Nese je origjinal sic na u prezantove.Te uroj: Ik prej ketu dhe kurr bojen mos ta pafshim.Nuk na duhen as sa nji mut mendet e tua.Pirdhu ne stratosfere.

  • Nqs se keni kuptuar akoma DITA …..ALBINI eshte ASHKALI Sali(H) Ashkali Ramizi babai Saliut Ashkali…..dhe Tito Ashkali….
    Kjo eshte lidhja e Ashkalive !!!!

  • Si te gjithe , Albinin e njof nga media. Fillimisht kam pasur shume simpati , per te , kryesisht se mbeshtetje bacen Adem , por gradualisht mu cfaq nje Albin , me kerkese te parakohshme dhe te pa realizushme . Vete Partia e tij , ka nje emer , qe te ben te mendohesh gjate . Kosova e fitoi Lirine , nga aleanca e fuqive te medha , kryesuar nga SHBA . Ka nje Rambuje , qe nuk duhet harruar . Ne kete kontekst do te zhvillohet sipas rezolutes te Keshillit te Sigurimit . Albini I ka djegur me kohe , keto etapa dhe kerkon nje zhvillim jasht nje rregulli nderkombetar , qe eshte I domosdoshem , per nje shtet te ri , kur ka perballe nje Serbi te pa reformuar . Te mos njohesh kete realitet , anon nga anarshisizmi . Disa here Albini dhe shoket e tij , jane bere objekte policore . Kam bindjen se eshte djale I shkolluar , por I nxituar I pelqen dhe jepet pa rezerva drejt extremizmit . Le per te dyshuar fakti , se kur eshte fjala , per pushtet , behet me I bute , por nuk beson ne kompromise . Demokracia , vec te tjerave , eshte kompromis . Tani I eshte mbusher mendja se I duhen keshillat e nje politikani te degraduar dhe kriminel , si Berisha . Po largohet nga realiteti politik , me shpejtesi marrramendse . Duhet te gjeje shtegun , per te dale nga ky qerthkull . Zgalem

  • Gjirizi i mentalitetit antipatriotik islamik toksik rrjedhur tere kohen nga Kosova ketej,perzjere me metalitetin krahinar te injorances dhe pafytyresise katundareske,ka bere qe Shqiperia te hiqet zvarre mbrapa,perseri brenda erresires anadollake dhe komunizmit izolues hoxhist.
    E pra gjirizi i llojit kurti,te cilit i dha nje flakurime ne surrat dhe partia e vet,qe ndodhet e percare,me pare ka rrjedhur ne siperfaqe ne token tone,tani,po perpiqet te rrjedhe ne damaret e ketij vendi,per ta asfiksuar te terin ate.
    A do te zgjohet valle,kete here ky mumja kryeveziri jone,qe ketij miku te tij te ngushte,duke kthyer fytyren nga votuesi shqiptar hallexhi dhe europian,ti jape me ne fund nje shqelm bytheve,qe ta degedise kete vemje ne prehrin e babes erdogan.

  • A moj Lilo labia sikur te ndodhi vertet ashtu me kryeministrin aktual; te shpetoje shqiperine nga ce ka zene dhe te largohet .Te lumte ajo goje po ndodhi ashtu
    Albini po qe shiptar i vertete. te degjoje dhe MH me komentin e tij ne frazen e fundit;.
    Dhimbia e madhe popull..

  • Albin Kurti !Erdhe ti ndezesh zjarrin ne vatren e fikur plakut Sali? Si shume perpjekje po beni per te bere ndryshime ne Shqiperi!Rregulloni ato punet tuaja ne Kosove se i kini akoma pershesh e Serbia rrezikon tu ndaje prap copa-copa!

    • Po ju qe e keni zjarrin nen mjeker vete cne qe shisni pordhe per Albinin.
      Ramuti i ka vene flaken detit dhe jugut, ju merakoseni per Albinin.
      Pastaj sa here ka shkuar Ramuti ne Kosove dhe ka bere si lider i Kosoves?

  • ALBIN KURTI, larg dhe sa me larg tipave te tille maskarenj te tipit EDI RAMA dhe SALI BERISHA.
    Keto jane PROTOTIPAT me te poshter qe ka nxjerre ndonjehere politika shqiptare njeri me pleh se tjetri. Keto dy tipa E.R. dhe S.B edhe mutin e qelbin.
    Kurse tipa te qelbur te politikes shqiptare te ketyre 29-te viteve ke sa te duash.
    Prandaj kujdes kur te bisedojsh me keto lloj qelbesirash qe shkaterruan Shqiperine dhe grabiten popullin shqiptar. Tung.

  • Udbashat e Titos me te bijte nuk zgjedhin “njerez” as mjete per ta marre pushtetin shqiptar ne Tirane, prandaj per t’i realizuar aspiratat e tyre “shqiptare” kane zgjdhur Sali Fazlliçin e Lul Bashiçin, qe edhe nese i bejne gjaqet deri ne fyt (te zhytur ne lufte vellavrasese), nuk do te heqin dore nga pushteti “shqiptar” i Prishtines ne Tirane…
    Obobo! Çfare po na shohin syte e çfare po na degjojne veshet!…
    Kujdes, Tirane, se po fjete me qente “shqiptare” te Titos, do te zgjohesh me morra te medhenj antishqiptare!

    DRENICA E KUQE

  • Ne fillimet e veta , e shihja me simpati Albinin dhe disa teprime e pa pjekuri , ia vishja moshes se re qe ai kishte . Me kalimin e kohes , Albini tregoi se ka prirje anarkiste , te mbuluar me puritanizem , gati – gati si puna e Kreshnik Spahise , te cilit i doli boja shpejt . Mbas kaq kohe ne politike , Albinit nuk i lejohet kurrsesi te bjere ne pozitat e shqiptarit me te urryer , te vene familjarisht ne sherbim te UDB-se , bajraktarit serb te Vicidolit , qe mbart mbi supe nje mal me krime . Edi rama nuk eshte ai qe u duhet shqiptareve . Ai ka shume e shume subjektivizem , njeri qe nuk eshte me kembe ne toke , por duke mos pasur alternative tjeter dhe te tmerruar nga kryebanditi tropojan , shqiptaret kane pranuar dhe do te pranojne si te keqen me te vog;l Edi Ramen , per aq kohe sa ne krye te PD-se do te jete agjentura serbe , Saliu , Lulushi a cilido i kellepit te tyre ! Ndaj , e shoh Albinin si nje tjeter te keqe per shqiptaret dhe si dishepull i doktor monstres dhe jam plotesisht dakord me thirrjen qe i ben gazeta “Dita” .

  • Albini eshte nje zero me bisht, bile dhe dhenderr rus, pra dajorit e femijeve, dajo vihet ne qoshe te shtepise ose prane oxhakut dhe drejton rakine, jane serbo-rus. Deh paska njerez budallenj te presin nga Albini?! Duhet te jeshe injorante ose i njejte me te. Ai e ka marre detyren; ruset i futen pykat Amerikes e jo me te tjereve. Shikoni se ç’po behet ne Amerike, gjullurdi me presidentin.

  • Albini eshte e vetmja shprese e kohes per shpetimin e avancimin e kombit tone.Gjithe te ashtuquajturit lidere si sala,luli,edi,iliri etj jane gjarperinj. per kombin.qe duhen eleminuar nga skena politike urgjentisht.

    • Ik oje rea se qenke duke fluturu si rea. Lexo pak se c`fare thojn te gjith per Albinin .Ne se ka mbet shpresa tek Albini kete venet e ka ngreme nja njemije here.!

      • “Lexo pak se c`fare thojn te gjith per Albinin”
        e ke kapur shumë bukur o aliu nga selenic,POR a mund të më thuash se përse ti nuk e zbaton për vete një gjë të tillë??
        përse kur shkruhet kundër ramës,në 90% të komenteve,ti nuk i merr parasysh??përse ti vazhdon e mban krahun e ramës??
        ali,ali!!
        mos jep këshilla që si zbaton vetë!!
        ka të drejtë tjetri të të quajë maskara!!

        • Perse te shkruaj keq kunder Rames, kura ai po punon shum mire. Asnje mbeshtetje per ata qe ben faje dhe krime.!
          Opozita zbulo rama deno.! A ka me shume se kaqe.?
          Vetem nje gja qe une e vrej tek Rama se opozites edhe perse jan te mbyture ne faje akoma nuk po vihen para drejtesise.!
          Le te shofim dhe le te prasim.!

  • Cfare pazari te madh po iu prish albini juve te dites qe i jeni versul keshtu…keni investuar me serbet per te marr trepcen ,a cka?

    • Dn
      o lali,flas për vete,mua nuk më prish asnjë punë!personalisht,por e keqja është se më prish si shoqëri!!
      albini përveç paqëndrueshmërisë së tij,e ka treguar me kohë pavarsisht se dhe është burgosur nga sërbët e të tijët!mendimet që shpreh,veprimet që bën albini,janë pak si të dyshimta!!
      një nga ato dyshime të forta që ai përçon është mbështetja reciproke që ka me islamistin në pushtet,presidentin e turqisë!!pavarsisht se pas shkatërrimit të ISIS dhe tërheqjes së erdoganit nga përplasjet si idiot me europën e amerikën,prapë albini noton në ato ujëra!!edhe ai si erdogani e ka ulur tonin!urdhërat i ka të tillë!!për mendimin tim albini mbështetet nga erdogani sepse përçon politikën e tij!!
      të takosh berishën,në çdo lloj situate!?
      do të thotë të jesh pro sërb,ose më thjeshtë anti shqiptar!!
      unë personalisht sërbëve jo e jo,por as erdoganit nuk dua tia jap!
      bile erdogani nuk kërkon vetëm pazare me trepçen,ai kërkon të tërë shqipëri e shqiptarë!!

  • Erdoganet historikishte kan qen dhe mbeten aleatet e ngushte te serbeve.Dakore me ty anticensure.!Po ashtu edhe per Berishen,.Jemi ne nje udhe nuk e dije perse shpreh nganjeher rrebesh ndaj meje.!

    • Aliu nga Selenic
      “Perse te shkruaj keq kunder Rames, kura ai po punon shum mire.Perse te shkruaj keq kunder Rames, kura ai po punon shum mire.”
      ky është problemi i parë ali!!
      duhet të jesh tmerrësisht naiv të mendosh se rama “është duke punuar shumë mirë”!minimumi i minimumit nuk duhej të përdorje “shumë” në vlersimin e punës së ramës!!
      problemi i dytë,
      “Asnje mbeshtetje per ata qe ben faje dhe krime.!”,të mendosh se ata që kritikojnë ramën janë mbështetës të kërmave politike që sot e quajnë veten “opozitë”!?
      nuk do të thotë gjë tjetër veçse një “tmerrësisht” tjetër naivitetit tënd!!
      problemi i tretë,
      “Vetem nje gja qe une e vrej tek Rama se opozites edhe perse jan te mbyture ne faje akoma nuk po vihen para drejtesise.!”ai nuk ka dënuar askënd,ali!!ai ka bërë sikur ka dënuar për ti ngritur më pas në pozitë!!po i shikon të gjithë ti këthejë në për vënde drjetuese më të mira se i kanë pasur!!pavarsisht se ulëret si hajvan!!
      rama luan lojë me atë që ti dhe të tjerët quani opozitë!!në një anë ulëret e shahet me brekë grash në krahun tjetër iu jep pushtetin si ta shpjegova pak më lart!!ju jep pushtetin duke i vendosur një nga një në postet drejtuese!!
      problemi i katërt,
      ali mos e merr si lojë mes dy skuadrash ku ti je vetëm spektator!!
      ali janë me të vërtetë dy skuadra në këtë lojë,janë dy armiq,kundërshtarë nuk ka sepse njëra palë është kriminale dhe krimi nuk është kundërshtar por armik,klasa e kriminalizuar politike dhe NE POPULLI!ku besoj se bën pjesë dhe ti!
      problemi i pestë për ta mbyllur por jo i fundit,
      “Le te shofim dhe le te prasim.!”të shohim duhet që në sekondën e parë pasi kemi votuar atë që mendojmë se është më i miri,atë që mendojmë se përmbush dëshirat dhe kërkesat tona!por për të pritur ASNJËHERË!!
      që nga momenti i parë duhet të fillojmë e të kërkojmë të përmbushë premtimet!
      ta kritikojmë kur nuk i ka përmbushur!
      nëse i ka përmbushur të gjitha!?
      TI KËRKOJMË MË SHUMË!!
      këto janë një pjesë e arsyeve o ali!!
      kjo është përgjigjia time për dilemën tënde”dhe nuk e dije perse shpreh nganjeher rrebesh ndaj meje.!”!!
      ali,nga armiku nuk kam frikë sepse e di që më vjen përballë!atij nuk ja këthej shpinën!!
      mikut ja kam frikën sepse nuk kam frikë tia këthej shpinën!!
      si ti dhe të tjerë,ai vrroma që se lan lumi i vlorës,psh,keni qënë nga ata që kuk kam pasur frikë tu kisha nga pas!sot!?jashtëzakonisht!!
      po mbroni atë që kemi luftuar dje sëbashku!!
      poshtërsia është poshtërsi,krimi është krim,ALI!!
      pavarsisht se kush e bën!!
      armiku a miku!!
      në rastin tonë në diskutim të dy janë unnifikuar në një!
      NË ARMIKUN TONË!!
      ps:shpresoj ta lexosh,ali!por më shumë shpresoj që ta kuptosh!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *