“Largimet e padrejta nga puna u kushtojnë shqiptarëve 20 mld në vit”

Bora Basholli

Largimet nga puna në mënyrë të padrejt në radhët e institucioneve publike janë kthyer në një barrë për taksapaguesit shqiptarë.

Sipas KLSH, çdo vit qytetarët paguajnë mesatarisht 20 milionë dollarë nga vendimet e gjykatave për punonjësit e shtetit që pushohen padrejtësisht nga puna, shkruan Top Channel.

Azmi Stringa, i Departamentit të Auditimit të Buxhetit në KLSH, shprehet: “Për vitin 2017 janë paguar 2 miliardë lekë për pushimet nga puna.

Shqetësues është fakti se kjo shifër është konstante nga viti në vit”.

Por, kjo është vetëm shuma e paguar në një vit, ndërkohë që kostoja reale e vendimeve gjyqësore për largimet nga puna mund të jetë më e madhe duke krijuar borxhe të prapambetura.

“Për ta dokumentuar këtë gjë ne kemi kërkuar mbajtjen e data-bazës për vendimet gjyqësore, por shumë institucione nuk e bëjnë”, shton Stringa.

Sipas “Open Data Albania” një platformë joqeveritare, në 4 vitet e fundit buxheti i shtetit ka paguar mbi 8 miliardë lekë ose 80 milionë dollarë për vendimet gjyqësore të fituara nga punonjësit e pushuar nga puna.

Kjo shifër është dy herë më e lartë sesa ndihma vjetore ekonomike që qeveria jep për të varfrit.

“Megjithëse ka vendime për kthimin e punonjësve, institucionet kanë vende të lira dhe nuk i marrin ose marrin të rinj”, thekson Stringa.

Rotacionet politike, por edhe ndryshimet e titullarëve të institucioneve shpesh shoqërohen edhe me ndryshimin e punonjësve. Ata që paguajnë faturën janë qytetarët dhe jo përgjegjësit e këtij dëmi.

Ndaj, KLSh ka kërkuar miratimin e një ligji për përgjegjësinë materiale, ku dëmet për largimet e padrejta nga puna të paguhen nga vetë titullarët që pushojnë punonjësit.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Duhet te futen ne pune te gjithesimpatizantet e Partive.Kjo loje eshte tash 28 vite.As ne keto dy vitet e fundit.Qe nga
    viti 2013 e ne vazhdim levizjet jane zvogeluar se i ka mbuluar te gjitha LSI.Per ato te gjykatave jane te prapam
    betura qe para 2013.Per mendimin tim ky studim duhet teshtriheshe qe perpara vitit 2009.me futjen ne kualicion te LSI mePD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *