Gati dhjetë ministra,
nuk hiqen en-bllok,
se qenë dy a tri,
që s’u gjendet shok!
Jo për ironi,
tha shoku Ditmir:
“S’dimë nëse e arthmja,
do jetë me e mirë?!”
Rama-Genti Cakën,
zgjodhi për inat,
po ç’dreq duhej Genti,
kur ke një Bushat?!
Kur ke një Bushat,
të gjithëvlerësuar,
pse duhej një zgjidhje,
kaq e stërforcuar!
Nuk është faji i Gentit,
që është vogëlush,
edhe seriozisht,
s’do ta marrë kurrkush!
Meta që s’e zgjodhi,
e mendoi hollë,
sepse ministria,
s’është autoshkollë!
Probleme madhore,
sivjet ka kudo,
dhe Rama të ikte,
po Bushati jo!
Tani negociatat,
kanë hije dyshimi,
dhe Marrëveshje e Detit,
do nisë nga fillimi!
Fuqinë për Marrëveshjen,
e kish veç Bushati,
tash s’e dimë kush është,
Caka-a I Gjati?!
Gjithë delegimi,
është kohë e humbur,
bëhet kur ministri,
është krejt i pamundur!
S’dimë-në Kushtetutë,
vjegën ku e gjeti,
se Rama në fakt,
është top nga shëndeti!
Me një copë letër,
bëhet delegimi,
thuhet ç’ligj është marrë,
si pikë referimi?!
S’e dimë në ç’karrige,
Caka dje u ul,
sepse delegimi,
është i gjithi nul!
Nuk e dimë në Rama,
gafën do kuptojë,
po kjo Shqipërisë,
shumë do t’i kushtojë!
Kur të shohin Gentin,
gjithë atë kollos,
Bota do na quaj,
një shtet karagjoz!
A.DUKA

Me ne fund e kuptove
o Ben Duka i partise,
se nje i marre si Rama,
ka Timonin e qeverise,
por kjo marrezia e tij,
me ate Ditmirin Bushat,
eshte vec nje nga mijra,
te ketij Rames truthat,
tani more ti poet Beni,
besoj je bere pishman,
qe per shume vite e vite,
ke vleresuar nje hajvan,
me aq sa i ke sherbyer,
pa fund duke e lavderuar,
ti per gjithe jeten tende,
do ndihesh i turperuar,
se qe ky Edi i Rames,
eshte nje gomar komplet,
ket po e perjeton perdite,
mbare ky popull i shkret.
“Kur te shohin Gentin
gjithe ate kolloz,
Bota do na quaj
nje shtet karagjoz.”
………………………..
Ç’esht’ kjo llogjik’ peshku
mor,kapsollë fisheku!..
Bota, gjykon mëndësin
S’të gjykon për gjatësinë…
Ç’ fare nuk thone per Ramen
Bajgat,posht’ e larte…
Faji eshte i Edit
Se qëlloj i gjat?
Qenka faj i Gentit
që, s’qëlloj kolloz
Ben, te mbeti pena,
ne shishen me blozë!
shqipe – pelivani
ç’të ka gjet’ mor burrë?
kundër Arben Dukës
nuk ke qenë kurrë!!
Mesa mbaj mend unë
në këtë gazetë
ti dhe unë që shkruajmë
kemi disa vjet..
Në këtë forum
vargje kemi shkruar
dhe të dy Poetin
kemi lavdëruar.
Unë po bëj ca kohë
që vargje s’kam shkruar
po ty dhe Poetin shpesh
ju kam lexuar..
Një gjë kam vënë re
në fjalët e tua
nuk lejon Edvinit
ti preket një thua
Nuk lejon ti preken
thonjtë e pa prerë
ata thonjtë që Tosi
i thoshte njëherë!!
Me shumë fanatizëm
Edvinin e mbron
dhe kush i shkon kundër
turresh e sulmon!!
Më duket absurd
fanatizmi yt
ji më realist
hapi më mirë sytë.
Ky burri i gjatë
nuk është i përkryer
shumë herë flet e bën
si i ndëkërryer!!
Ndaj o Pelo miku
s’është ndonjë çudi
që Arben Poeti
shkruan kundër tij…
Për ti mbyllur fjalët
e për ti vënë pikë
për atë të gjatin
mos ji fanatik…
Që të rrimë shtrëmbër
e të flasim drejt
për mendimin tim
sot je gabim krejt!
Nuk po mbroj Poetin
nuk po shaj as ty
por realiteti
duhet parë në sy.
Nëse më përgjigjesh
dhe më bën replikë
do pranoj ç’të thuash
me presje dhe pikë..
Do pranoj ç’të thuash
me presje dhe pikë
do të sygjeroj
shkruaj me etikë…
Asgje s’me ka gjetur,
zoti Analist!
Per mua, miku mire
mbetet gjithnje mik.
Unë cmëndem nga fakti
(Vet s’paragjykoj)
Une pres drejtesine
qe t’a akuzoj
Ramen a këdo
qe ka dal nga shinat
se vetëm ajo
Di t’ua gjejë vrimat…
Une shkruaj per Ramen
se kam shume besim
Se te Edi shoh
te vetmin Agim…
Ndaj dhe ndjehem keq
kur shoh miq të mi
që po fërshëllijnë
si GJARPERI sali…
Ju poet dhe analist
qofshi i nderuar.
Për jithëçka, mua
më ke vjershëruar!…
Respekte i nderuar
As poet, as analist,
Edhe une mik e kam Arbenin, por me shume mik kam të Vertetën…
Nuk mund te bie dakord psh , qe Arbeni ti thur vargje patetike Janullatosit, i cili kur vritet ndonje minoritar grek ,
organizon lutje dhe Meshë,
kur vritet ndonje shqiptar,
fërkon duart…
Nuk mund ta njoh Arbeni nje Ministër më shumë se Kryeministri ,
që e njeh në punë e sipër ish ministrin dhe mban pergjegjesi para Popullit qe e ka zgjedhur.
Arbeni eshte nje person si une e si ti e kushdo,
që mund të gabojmë kollaj ne mendimet tona…
“Mos i quaj besnikë ata që të lëvdojnë fjalët dhe veprat, por ata që me përzemërsi të qortojnë për gabimet.”
thosh Sokrati, gjenia e Filozofisë se të gjitha kohrave….
Dakord, mik i nderuar?…
Ehh mor shqipe tamam pelivan je poor pelivan rilindas…ëë…pret drejtesine qe te “flas” per Ramen….poo kur pret drejtesine o i “perveluari” pelivan, atehere perse i thuaj “gjarper Sali…nese do te ishe i ekuilibruar…prit drejtesine qe ta shpall “gjarper”Saline fajtor…ashtu si pretendon drejtesi per Ramen..pse dy standarte…ëë!!
Sa per Duken…jee tmerresisht i vockel per ta diktuar se si dhe ç’fare te shkruaj…sepse ai (Duka)…flet e shkruan me ç’ka i buron nga zemra..dhe mendja….eshte dinjitar Duka…jooo pelivan ëë..qe flet e shkruan…i paguar nga Sorosiani Rama…qe e ka shkaperdhyer Partine Socialiste…duke e mbushur me femra te haremit te tij…e lgb-te ista…ndoshta dhe ju mund te jeni i tille…ndaj ,stop ndaj Dukes see eshte Duke ai e jo pelo…
Gjate 5 vjeteve qe ishte minister nuk degjova nje fjale te mire apo lavderim per Bushatin. Nuk them qe ishte i paafte, por tani qe Rama e hoqi po na e bejne gjeni! Mua me eshte dukur mesatar deri medioker. Ndofta jam gabim, por jam i sigurt qe nuk na ka bere vezen e kuqe. Ndersa berjen e ketij te riut nga Kosova shef te diplomacise shqiptare, si dhe ministres Besa Shahini i konsideroj si veprime pozitive dhe te zgjuara te Edi Rames. Eshte nje lloj provokimi per t’i thene botes qe sido qe te jete ne jemi nje komb. Gjetje e bukur.
O zoti katarakti, me gjithe respektin per mendimin tuaj, vendosja e nje ministri te jashtem nuk eshte si te futesh tre lapsa me ngjyra ne xhep dhe pastaj te thuash sa gjetje e bukur. Qeveria nuk eshte butafori ku kryeministri i fut penelat me bojrat e veta si t’ia doje palla. Ministri i jashtem nuk duhet per t’i treguar botes se sa kombe jemi neve, ministri i jashtem vendoset qe te zbatoje nje politike te tille te jashtme qe te jete pragmatike, utilitare dhe mundesisht parimore per shtetin te cilin perfaqeson. Nejse, secili ka mendimin e vet, por me duket se ka nje dore komentuesish qe gati – gati po fillojne te pretendojne se Rames edhe pordhet i vine ere te mire.
o xhuxhmaxhuxh!
po dhe nga mendja qenke xhuxh,more dere bardh’ e pune zi?!..Ne sherbim te sali ferrit,je ende, o njeri?
Gjithesesi,
qofsh ti…
o shqipe, po perse nuk e kuptoni qe te jesh kunder Rames, nuk dmth se je per Saliun. Kaq shume ju ka mbet mendja ke Saliu saqe edhe kur ju dhjesin ne dere kalamjate e lagjes, e ka fajin Saliu. Shife Edvin Ramutin per ate qe eshte vete, lere Saliun, nuk eshte me shume se kufome politike sot. Sa per mendjen, une mund ta kem xhuxhe, ti e paske pure patatesh.
Ne shqiptaret keshtu jermi Sa te jet gjall njeriu, nuk e don askushe, kure te vdesja turren te gjith per ta nderuar.
Pore nje kenge popullore thort.
Kendoma kengen sa t`jem gjall.
Se kure te vdes mos t`qofsha fale.!
Keshtu edhe beni pase pilafin po e ngen ne qiell Bushati, nuk e dij pore nuk kam pare ndonje varge me perpara per pune te mire, per Bushatin nga Arben Duka e shume te tjer si Arben Duka.
I nderuar Ben!
.Kendo kengen sa tejte gjalle .
Se kure t`vdes t`mos qofsha fale.!
mendesi komunistash xheloza dhe cmirezinje qe jane mesu me shabllone dhe jo risi,cfar ndryshimi ka te ishte Edi,Sala,Paskali apo kush e di se kush tjeter,mesohuni o njerez me ndryshimet…………
Injoranti thosh Sokrati,gjerat qe ai nuk i di,per ata nuk ekzistojne.
Me vjen siqerisht keq,se ne cfare niveli injoranti dhe dordoleci prezantohesh duka.
Dhe ate ca respekt qe kishim per tekniken e vargut,na u tret si kripa ne uje.
Zgjohu dhe shiko pertej hundes,qe bota eshte krejt ndryshe,nga ajo qe shikon dhe ndjen ti.
Cfardo qe te flitej per Bushatin me pare do xhelozonte Ramen e mund ta kish hequr per kete edhe me pare.Bushati nuk eshte perfekt por jo vetem vite drite larg Cakajt qe akoma snjeh Shqiprine e gjuhen standarte,por as krahasohet nga bemat me ministrat qe u hoqen Nikolla,Ahmeta,Kumbaro Gjiknuri.
Ose ylli i tij i beri hije Rames o diku ai nuk shkeli mbi interesat e kombit.