Largimi i Elvira Diamantit, ja kush është drejtoresha e re e Arkivit të Filmit

Ornela

Ministria e Kulturës prej kohësh kishte shpallur vendin vakant për postin e drejtorit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, post të cilin e ka mbajtur Elvira Diamanti.

Përmes një njoftimi zyrtar Ministria e Kulturës bën të ditur se në krye të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit është vendosur regjisorja Iris Elezi.

Pas përfundimit të procedurave të konkurrimit të hapur dhe publik për pozicionin Drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror i Filmit, institucion në varësi të Ministrisë së Kulturës , referuar procedurave të ndjekura nga komisioni i ngritur për vlerësimin e dosjeve konkurruese Znj. Iris Elezi përmbush kërkesat në përputhje me kriteret e vendosura.

Për sa më sipër, në mbështetje të pikës 4, të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pikës 2 të: Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, si dhe të nenit 14 të Statutit të AQSHF-së  Znj. Iris Elezi emërohet në  pozicionin “Drejtor, në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Share This Article
3 Comments
  • Urime per detyrem marre z.IRIS ElEZI
    Pa teter duhet uruar-PUNE te MBARE e MENTE ne KOKE
    Nuk eshte kollaj, te mbash Trashegimine e thesareve e kultures dhe historise shqiptare, mbi koke.
    Vleresofte kjo zonje besimin e dhene.
    Nene Pashako D.

  • Zonjen Elezi, nuk e njohim. Urime.
    A nuk na jepni një biografi te sajen?
    Mbeshtesin plotesisht vendimin për, cvendosjen e Elvira Diamantit…
    Do duhej te kishte ndodhur prej kohesh…

  • A ishte kjo qe vodhi librin e Maks Velo, dhe beri filmin medioker ‘Bota’? Urime! S’late mashtrues e oportunist pa promovuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *