Vendimit të drejtuesve shtetërorë të Serbisë, që të tërheqin Listën Serbe nga Qeveria e Kosovës, si reagim ndaj arrestimit të Marko Gjuriç të hënën, do t’i bashkëngjitet një vizitë e rëndësishme e përfaqësuesve të BE-së në Beograd.
“Sot mund të vijnë përfaqësues shumë të lartë të BE-së për takim me presidentin Vuçiç”, ka njoftuar Gjuriç.
Ai tha se është vendosur nga Qeveria e Kosovës që të tërhiqet Lista Serbe.
Nga ana tjetër, në konferencën e përbashkët për media, drejtuesit e Listës Serbe paralajmëruan se të mërkurën do të mblidhen kryetarët e 10 Komunave serbe në Kosovë, për formimin e njëanshëm të Asociacionit të Komunave Serbe.
s.a/dita
