Messi dhe Barcelona duket se do të duhet të bëjnë një betejë ligjore, pasi katalanasit nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga shërbimet e sulmuesit argjentinas. Së fundmi zbulohet se të gjithë drejtuesit në detyrë të Barcelonës kanë marrë një urdhër nga bordi.
“Mos e ngrini telefonin për të dëgjuar oferta për Messin”, ka qenë mesazhi i prerë.
Asnjë propozim për shitjen e “Pleshtit” nuk do të dëgjohet.
Çdo klub që e do duhet të paguajë klauzolën dhe bëhet fjalë për 700 milion euro që duhet të derdhen në arkat e klubit të La Liga.
Messi nga ana tjetër është i bindur se sipas kontratës ai mund të largohet, referuar një klauzole në marrëveshjen e bërë në vitin 2017.
Për këtë arsye ai as nuk do të bashkohet me ekipin në stërvitje, sikurse nuk ka shkuar as të bëjë testin e COVID-19 para nisjes së përgatitjeve të ekipit.
j.l./ dita

Djale i keq.
Gjithe ekipi ka luajtur per ate.
Ka fituar trofe ne saj te ekipit. E ka shprehur vete.