Largimi i Morata, James, Danilo e le Real-in pa një Plan B

Gazeta Dita

Një nga arsyet e suksesit të Real Madrid në sezonin e kaluar ka qenë organika që Zinedine Zidane ka pasur në dispozicion.

Me një kalendar kaq të ngjeshur dhe për shkak se Real Madrid është një klub që luan çdo kompeticion për ta fituar, është shumë e rëndësishme të kesh shumën alternativa në dispozicion.

Gjatë sezonit të kaluar, shumë kanë folur për planin B ose ekipin B të trajnerit francez, i cili ka përdorur në momentet e duhura lojtarët e stolit për t’i dhënë frymëmarrje titullarëve.

Ai ka përdorur një 11-she alternative ku përfshiheshin lojtarë të talentuar si Kiko Casilla, Pepe, Danilo, James Rodriguez, Isco dhe Alvaro Morata.

Me pak fjalë, ka qenë një ekip i dytë me cilësitë e një ekipi të parë. Por dëshira e këtyre lojtarëve për të luajtur më shumë i ka shtyrë ata që të largohen nga klubi. Kjo do të thotë se “Los Blancos” janë të detyruar të përforcojnë Planin B për sezonin e ri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *