Presidenti Ilir Meta është pyetur sonte për vendimin e ish ministrit Saimir Tahiri për të lënë mandatin e deputetit.
Në një intervistë për Faxnews, Presidenti u shpreh:
“Mendoj se drejtësia nuk duhet të ndikohet nga askush në rrugën e saj për të ndjekur dhe zbardhur çdo çështje dhe çdo individ, kushdo qoftë”.
I pyetur për dyshimet që thuhet se ka në Gjermani për dhënien e dritës jeshile për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe çështja Tahiri, Meta tha:
“Mendoj se janë dy qasje lidhur me rëndësinë që ka çelja e negociatave, me vështirësitë për marrjen e një vendimi të tillë dhe me ndikimin që ata do të kenë në trajtimit e disa problemeve të rëndësishme me të cilat ndeshet vendi, por të cilat janë dhe çështje kyçe për anëtarësimin në BE. Në radhë të parë kanë të bëjnë me standardin e funksionimit të institucioneve dhe sundimit të ligjit në vend. Në këtë drejtim unë mendoj që qasja më pozitive që kanë të gjithë aktorët në vend, është që çelja e negociatave e ndihmon Shqipërinë t’i adresojë më mirë problemet apo shqetësimet që kanë edhe partnerët ndërkombëtarë apo që janë artikuluar edhe brenda vendit, në kuptimin që çelja e negociatave do të thotë më shumë instrumente për të ndihmuar Shqipërinë në këtë proces transformimi. Do të thotë dhe një monitorim më i ngushtë nga e Komisionit Evropian, nga ana e Bashkimit Evropian dhe natyrisht edhe një motivim i të gjithë aktorëve vendas për të arritur standarde më të larta në këtë proces, i cili do të bëhet gjithnjë e më obligativ”.
o.j/dita

O felliqesire. Fytyra e korrupsionit. Sherbetor i Putinit. Ptuuu. Te shpetoi nga burgu Arjana Fullani dhe drejtesia e qelbet e Berishes.
Dhe kush flet per drejtesi !
foli kryehajduti i saliut,foli monika cizmja,tani e ka radhen bullafiqja e vogel e familjes pronare hajdute ZONJA E PARE 14 vjecare.
DREJTESIJA NUK DUHET TE NDIKOHET DIREKT PO ME KOD MAFJOZ:’VERA (e Likes)ISH SHUME E MIRE!?
Po mor meta,(dobesia e rames),drejtesia nuk te ndikohet nga njeri…pervec nga Saliu,ndryshe ti tani,do te ishe duke pastruar nevojtoret e burgut.
Jo vetem kaq,por ky katundar i peshtire dhe injorant,po vazhdon te beje rrush e kumbulla,parat e varfanjakeve,duke mos lene vend pa bredhur dhe njeri pa takuar,vec per te larguar makthet qe e mundojne,pasi e din se cfare haleje eshte.