Largimi, Mourinho injoron zërat

anazapta

Portugezi thotë se e ardhmja e tij është ndeshja kundër Ajaksit

 

Jose Mourinho ka injoruar zërat për largimin e tij nga Reali, dhe, kur është pyetur për të ardhmen e tij, është përgjigjur se ajo është ndeshja kundër Ajaksit, në Champions League. Pas lajmit për largimin e tij nga skuadra madrilene, portugezi del përpara gazetarëve në vigjilje të sfidës me holandezët. “E ardhmja ime është ndaj Ajaksit ku do të drejtoj për të 101 herë në Champions League dhe këtë ma konfirmoi UEFA”, tha Mourinho. “Nëse do të jem apo jo sezonin e ardhshëm, duhet të pyesni presidentin Florentino Perez dhe jo mua. Unë nuk kam probleme. Nuk kam çfarë të them më tepër, pasi nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori. Duhet të pyesni gazetarin që përhapi këtë lajm. Atë që kam diskutuar me presidentin nuk kam pse t’ua them juve pasi është gjithçka midis nesh”. Mourinho po përgatit skuadrën për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, një sfidë pa objektiva pasi tani Reali ka zënë vendin e dytë dhe nuk mund të arrijnë Borusian e vendit të parë. Ndërkaq, nga Anglia, është trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, i cili thotë se Mourinho është i aftë për ta zëvendësuar atë në “Old Trafford”. Skocezi shton se Mourinho është trajner shumë i mirë, i cilin ka fituar shumë trofe dhe është shpërblyer më disa çmime.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *