Largimi nga Shqipëria, Shpëtim Saraçi rrëfehet nga SHBA-ja

DITA Online

 

Ende nuk ka vendosur asgjë, por thjesht fakti që po e mendon seriozisht largimin nga Shqipëria është trishtues. Është e trishtueshme që të largohet një kompozitor si Shpëtim Saraçi, i cili ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare. Të ishte për të nuk do të thoshte asgjë, por ja që fjalët fluturojnë.

U desh një status në Facebook, nga një gazetare e njohur shqiptare në Amerikë, Kozeta Zylo, me të cilën kishte konsumuar një drekë, që lajmi të fluturonte se kompozitori dhe bashkëshortja e tij, një tjetër emër i njohur në muzikën shqiptare, këngëtarja Mira Konçi, do të largohen nga Shqipëria, për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Panorama.

Shpëtim Saraçi nuk është nga ata të bujshmit, që gjithçka që bën ta shoqërojë me trumbeta, as nga ata që ikjen e shoqëron me një lumë sharjesh për vendin e vet, përkundrazi, fakti që ende nuk e ka vendosur do të thotë se i dhemb.

Ndërsa, të gjitha mediat shpërndanë lajmin e largimit të tij nga Shqipëria, vetë Shpëtim Saraçi shpjegon situatën në të cilën ndodhet. Është e vërtetë se momentalisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ende asgjë nuk është definitive.

Arsyet

I kontaktuar nga gazeta “Panorama”, kompozitori Shpëtim Saraçi, shprehet se tashmë është duke e menduar largimin dhe për këtë nuk ka pak arsye. Është e qartë që është i zhgënjyer për sa kanë ndodhur kohët e fundit, sidomos në Radio Televizionin Publik Shqiptar, ku redaksia që ai punonte me të tjerë emra të nderuar të muzikës shqiptare si Alfred Kaçinari dhe Edmond Zhulali u shkri, ndërsa ata u lanë në “pritje” të gjetjes së një “pozicioni” tjetër.

Po ashtu, Saraçi shprehet se këtë hap, nëse do ta ndërmarrë, do ta bëjë për të ardhmen e fëmijëve, për shkollimin e tyre në një sistem të konsoliduar arsimor.

“Ajo që është e sigurt, është që po mundohemi të ndihmojmë fëmijët të shkollohen në një sistem arsimor të konsoliduar dhe jemi në kohën kur çdo familje në botë e bën këtë gjë… Për të tjerat, çdo gjë është fakultative. Di që departamentin e punës në RTSH që drejtoja, na e shkrinë (një redaksi me traditë 55-vjeçare) në emër të krijimit të ca strukturave të reja që nuk ekzistojnë në asnjë vend të botës.

Di që megjithëse punova me gjithë shpirt e pasion, për rreth 30 vite në Shqipëri (ku pësova edhe trauma shëndetësore, që mund të më kushtonin edhe jetën) prapë se prapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe. Megjithatë, njerëzit e vendit tim i dua dhe i respektoj pafund”, u shpreh Saraçi, teksa shpreh keqardhjen që i duhet të diskutojë të qëndrojë apo të largohet nga vendi i tij, ku ndërtoi një karrierë të gjatë e të suksesshme.

Share This Article
6 Comments
  • Megjithese ky, SHPETIM SARACI, nuk po shan pse largohet, eshte e çuditeshme qe tani s’kemi asnje koment.
    Larg dhe mos me i pa ftyren te gjithe atyer qe jane leva dhe militant partish qe flasin vetem mendimet dhe fjalet e partive qe i drejtojne dhe nuk shikojne punet e tyre. Kuptohet sepse jane pa zanat dhe profesion, duke i bere fresk vetem kryetarit te tyre partiak. Pune rrota k.ri.
    Rruge te mbare SHPETIM SARACIT me familje dhe 56% e popullsise qe duan te largohen per nje jete dhe mireqenie me te mire.
    Ketu te rrine hajdutet, te korruptuarit, mafiozet, grabitesit, mafiozet nga politika perverse e ketyre 27-te vjeteve.

  • Ne Athinen e Lashte , nje here u perhap fjala se ishte
    djegur Bibloteka e Athine : athinasit pyeten nga kush
    eshte perhapur ky lajm,njeri u pemrgjigj: e kam degjuar
    nga Dhiogjeni : s’eshte e vertete u hodhen e thane disa
    te pranishem! Eshte e vertete thane disa te tjere ! Eshte
    e sigurte se eshte djegur Bibloteka Athines ! Eshte e vertete thane te gjithe,por me qe ka dale nga goja e
    Dhiogjenit: eshte genjeshter : Morali i kesaj anekdote eshte e thjeshte : me qe kete interviste e ka bere Kizja
    nuk e besojme se eshte e vertete ……!

  • Akoma ke kopshti i dordolecave te xha Saliut, ti Shpetimo?

    Kujtoja se ja kishe mbathur me kohe ne Boten e Lire si gjithe tironsit e vjeter, por qenkam gabuar. Aq me teper qe paske pesuar dhe trauma shëndetesore.

    Nese do te me degjosh nje keshille miqesore, nxito dhe paketo qe neser valixhen, se “Das Land der unbegrenzten Möglichkeiten” i pret me krahe hapur talentet si ty dhe Mira. Po ishit larguar si gjithe te tjeret ne fillim te viteve 90-te, sot kushedi sa lart do kishit mberritur.

  • Personalisht kam respekt te vecante per Shpetim Saracin. Eshte njeri i mrekullueshem ne te gjitha drejtimet. Fjale pak e pune shume. Si dashamires i tij , me erdhi mire qe i kaloi problemet shendetesore e vazhdon te jete vital e lider ne muzike.
    Per sa i perket zgjedhjes se tij, te ike per hater te shkollimit te femijeve, mendoj eshte dicka normale. Nuk po shkon ne nje planet tjeter , por ne SHBA, prej ku mund te vazhdoje krijimtarine e tij.
    Per sa i perket largimit nga RTSH, nuk kane bere mire qe kane shkrire nje departament produktiv e mbahen ne pune nje armate e tere te paaftesh, gjithnje nga taksat e familjeve shqiptare. Kujtojme qe seicila familje shqiptare, paguan 1.200 leke ne vit, takse per RTSH.
    Po ka edhe dicka tjeter. Me kapacitetin e aftesite qe ka Shpetimi, nuk eshte ndonje hata e madhe heqja nga “korromania e shtetit”. Ai mund te krijoje e drejtoje privatisht grupe, duke konkuruar denjesisht, RTSH, Klan , Top-in etj.etj.
    Gjithsesi uroj qe te beje zgjedhjen me te mire per te.
    Shpetimi iken , por nuk shan vendin e bashkekombasit e tij. As qeverite. Eshte intelektual.

  • ik o sarac ik…maje lidhe me zinxhir miren ..se me ate semundje qe kalove ti bashkeatdhetaret tane ne nju jork…ta ngopin…ra sala ..re dhe ti..kujdes miren..

  • Shqiperia eshte parajse-politikat e prozvaldin.

    Largimi nga shqiperia, fatkeqesi,.ani se shpesh e detyrushme.Te paktem mos pergojoni ate vend te mbrekullushem falur zoti”fukarenjve,pa klase politike.
    Zoti ia ka djene te gjitha,batakcijte njerez politike sa perfaqesues te kapitalit madh e prozvaldin.
    Kjo duhet luftuar.Shqiperia eshte parajse.
    Nene Pashako D.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *