Abuzimet me ndarjen e pagesave sociale, kryesisht tw ndihmës ekonomike, nuk kanë të ndalur. Janë me mijëra familjet që çdo vit largohen nga kjo skemë pasi përfitojnë në mënyrë abuzive duke mos përmbushur kriteret e përcaktuara në ligj.
Në raportin e detajuar nga Shërbimi Social Shtetëror ka rezultuar se vetëm gjatë vitit të shkuar janë larguar nga kjo skemë 3 mijë familje, të cilat përfitonin abuzivisht. Ndërkohë sa i takon shtimeve të reja në skemë, drejtori i pagesave në Shërbimin Social, Leonard Strazimiri, bën me dije se janë të shumta kërkesat që paraqiten pranë njësive vendore për të qenë pjesë e saj.
Gjatë muajit janar 2013, nga kontrollet e kryera në 12 qarqet e vendit janë evidentuar edhe 300 familje të reja që në total e çojnë numrin e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike në 100 mijë e 300 përfitues në total. Strazimiri u ka bërë thirrje drejtuesve të njësive vendore të menaxhojnë sa më mirë fondet me qëllim që kategoritë në nevojë të marrin pagesat e përcaktuara sipas ligjit.