Grabitja e lekëve të bankës në Kashar u krye nga persona të veshur si policë

Saimir Lleshi
Makina e djegur

PËRDITËSIM: Persona të maskuar dhe të armatosur dyshohet se kanë grabitur një mjet të blinduar të një shoqërie të sigurisë private.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, në dalje të Kasharit, ku nën kërcënimin e armëve me të cilat kanë qëlluar në ajër, persona të paidentifikuar kanë mundur të grabisnin mjetin e policisë private, brenda të cilit mendohet se kanë qenë një sasi parash.

Ndërkohë, vetëm pak metra larg vendngjarjes, sot është gjetur një automjet në flakë, që dyshohet të jetë i autorëve të grabitjes. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.

Më pas policia ka dhënë detaje në lidhje me atë që ka ngjarë, duke shpjeguar se në vendin e quajtur “Rruga e Kasharit”, pa kthyer në Laknas, një automjet tip fuoristradë i ka prerë rrugën dy automjeteve të një firme private sigurimi “Rogat Security”, të cilët ishin duke transportuar një sasi lekësh të një banke të nivelit të dytë.

Mediat janë duke raportuar se bëhet fjalë për një shumë rreth 3 milionë euro. Pritet një komunikatë e policisë për ta konfirmuar shifrën e saktë.

Makina e djegur
Makina e djegur

Dy automjetet e sigurisë private, një furgon i blinduar me targa TR4617L dhe automjeti tjetër shoqërues po i kësaj shoqërie fizike, me targa AA169DF, ishin duke udhëtuar në drejtim të Rinasit, kur iu ndërpre rruga nga një automjet tip fuoristradë me targa TR8801E, në të cilin dyshohet se udhëtonin disa persona.

Në këto momente mjetet janë ndaluar nga mjeti tip fuoristradë nga e cila kanë zbritur disa persona të veshur me pajime policie, maska dhe armë zjarri, të cilët me anë të një sendi kanë thyer xhamat e automjetit të blinduar dhe kanë zbritur me forcë punonjësit e policisë private, duke i shtrirë në tokë, dhe pasi kanë marrë sasinë e lekëve janë larguar me automjetin e tyre.

Dyshohet gjithashtu që këta persona të kenë gjuajtur me armë zjarri, pasi në cilësinë e provës materiale në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja. Personat pasi janë larguar me automjetin e tyre tip fuoristradë, e kanë braktisur atë në afërsi të “City Park”, duke e djegur.

Janë shoqëruar për në mjediset e Drejtorisë së Policisë Tiranë, 6 punonjësit e policisë private, për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e ndodhur. Policia po punon për zbardhje e plotë të ngjarjes, si edhe kapjen e autorëve, duke mobilizuar të gjithë punonjësit e Policisë dhe ngritur pika kontrolli./DITA

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Iku thesi i Shtetit ku merrnin 3 rroga “trimat” e Sali berishes e Nokes.
    Ju nderpre edhe transporti hashashit.
    Tani ju ka ngelur grabitja e bizneseve.
    Kujdes se i kane shpenzimet e medhaja katundaret zaptues te Tropojes.
    Ruhuni se jane te pabese.

  • Pse thuani se ishin te veshur si polic,duke ditur se policet drejtohen nga nje mafioz.Kur e vran bankierin Santo.Policia e shoqroj deri sa e nxorri jasht rrezikut per ta kapur populli se policia ishte ne bashkpunim me vrasesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *