Drejtori rajonal i tatimeve në Shkodër Herion Jashari është shkarkuar nga detyra, ndërkohë që në vendin e tij është vendosur Myzafer Bushi.
Ky i fundit ka mbajtur më parë postin e drejtorit të degës së Thesarit në qytetin e Shkodrës.
Të dy emrat janë përfolur që vitin e kaluar për largime, në kohën kur Rama vetë mbërriti në Shkodër dhe paralajmëroi ndryshime të thella në administratë.
Mësohet se lëvizjet në Shkodër do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme, ndërsa pritet që komandën e socialistëve të Shkodrës ta marrë ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Ky do të jetë një rikthim për të në Shkodrën ku ka punuar dhe më herët, ndërsa do të zëvendësojë në pozicionin drejtues Ditmir Bushatin.
j.l./ dita

Po kujt I plasi….pse lajm eshte ky?… nje drejtor i rendomte jepet ne lajme….o perendi….cdo 3 muaj ndertohen drejtoret ne tatime……dihet pse…as per profesionalizem ka kohe qe tatimet kane shkuar per dreq…..cv e nje tatimori qe jep mend ne dpt….datelindja 1997 o zot…