Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin e Kiço Londos nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe emërimin në këtë detyrë të Jonida Beqos.
Po ashtu, me një tjetër vendim, Këshilli i Ministrave vendosi lirimin e Persida Asllanit nga detyra e drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare.
Në nëntor 2018, Ministria e Kulturës shpalli konkursin për pozicionin: Drejtor në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ku konkurruan drejtori aktual i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Kiço Londo dhe Jonida Beqo, drejtoresha aktuale e Teatrit të Metropolit në Tiranë.

b.b/dita
