LARGOHET NGA FERRI ELENI LEKA

redaktor
Eleni Rrodhe e bija e deputetit dhe tregtarit më të madh të qytetit të Korçës (Kol Rrodhe, i cili dha shpirt në burgun e Burrelit) pushoi së rënkuari. Zhuli do mbaronte për mësuesi dhe fati e hodhi në shkretëtirat e Librazhdit, si mësuese. Në atë shkollë u njoh me një djalë nga Bërzeshta, Genc Bardhi Leka edhe ky mësues. Njohja dhe biografia bëri që këta dy të rinj të krijojnë familje. Forcimi dhe egërsia e luftës së klasave, që zhvillohej ndaj klasës sonë të përmbysur nga orteku i kohës, bëri që të dy të pushohen nga arsimi, në vitin 1967. Të heshtur e kokë ulur, duke iu bindur fatit të zi dhe të pafuqishëm për ta ndryshuar, bënë çdo punë të rëndomtë për një intelektual. Grykësia komuniste bashkë me sigurimin gjakatar, ju vunë këmba – këmbës Gencit që nga viti 1959 deri ditën që e arrestuan më 31gusht 1976.  Eleni lindi dy fëmijë, Petrikën dhe Eglantinën.
“Kuajt” e Komitetit Qëndor vendosën që Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin, do i pushkatonin duke u lënë të parit dy fëmijë dhe të dytit një fëmijë jetim. Mbas 17 korrikut 1977 ditën që Zhulit ia copëtuan, shkatërruan jetën duke pushkatuar Gencin, iku nga sytë këmbët duke marrë nën sqetull fëmijët jetimë si klloçka që merr zogjtë. Duke qarë dhe ulëritur e duke shkulur flokët për hatanë që e gjeti, vendoset në qytetin e lindjes në një kthinë pa  çati. Aty jetoi si gjarpri nën gurë pa ia dhënë dorën askush. Ashtu nën brengën, nën dhimbjen e vuajtjet që i shtoheshin përditë, shpesh kjo grua me një shall dhe shami të zezë e me dy fëmijë kapur përdore, merr rrugën për tek varrezat e Librazhdit. Aty nga mesi i parcelës të binin në sy dy varre gati të përbashkët dhe mbi pllakën e ftohtë të mermertë janë dy fotografi me emrat e tyre. Genc Leka lindur më 23 mars 1941 dhe pushkatur  më 17 korrik 1977. Krahë kësaj fotografie është dhe fotografia tjetër Vilson Blloshmi, lindur më 18 mars 1948 dhe pushkatur më 17 korrik 1977, pra kanë të përbashkët fundin e tyre. Zhuli mbasi i përkëdhel të dy fotografitë me dorë, u pastron pluhurin, ulet përballë tyre e vazhdon të fshijë lotët që i bien mbi buzët e thara e i dridhen vazhdimisht. Qëndron e heshtur dhe pa iu përgjigjur pyetjeve që i bëjnë fëmijët, sepse nuk ka dëshirë, mbasi ata janë akoma të vegjël për të mësuar tragjedira të tilla, që janë vënë në skenë në regjimin diktatorial. Për t`ju shmangur, ngrihet me fëmijët për dore e largohet me shikimin nga mbrapa, derisa shikimin ja zë një kodër e zhveshur dhe e rrjepur nga erozioni i viteve. Para më shumë se një vit kjo zonjë e plakur nga pesha e halleve, nuk e merr më rrugën për të ardhur më e ta shohë apo të bisedojë me njeriun që lidhi jetën dhe krijoi familjen dhe komunistët e dërguan në dhe para kohe, sepse i vuri shpatullat shtratit, për të mos u ngritur më.
Lëngoi e lëngoi, ashtu zvarrë – zvarrë vjen me shpirt ndër dhëmbë, për të fundit herë me disa tufa me lule, i vendos dhe i mbulon me lule. Në krah të varrit të bashkëshortit të saj, është dhe një varr tjetër me fotografinë e një zonje, mbuluar gjysmën e ballit me një sharp të zi. Shikimi i kësaj hallëmadheje, tretet e tretet me një vëmendje që duket se pret një përgjigje. Ky shikim është drejt njeriut të saj të dashur, bashkëshortit Bardho Leka, i cili ka ndërruar jetë në korrikun e vitit 1968 dhe prehet në varrezat e Prizrenit, nën krahët e pishave shekullore. Ja pra se si e pësuan familjet atdhetare, që deshën dhe luftuan për vendin e tyre, shumë nga këta atdhetarë patriotë shqipëtarë të zhuritur për mallin dhe dhimbjen e familjeve të tyre, treten në largësi marramendëse, larg deteve e oqeaneve dhe me sigurinë që kurrë nuk do të kthehen më në vendlindje. Eh histori? Si thua, do i shkruash, do i thuash ndonjëherë këto të vërteta? Ngrije zërin dhe thuaje të vërtetën, e mos i lër më nën pluhurin e harresës.
Bedri: “Mbrëmë më vdiq nëna. E tretur, e rrudhosur nën rënkimin e sëmundjes, na thirri pranë krevatit e me ballë të djersitur na shikonte me rradhë, mua, Tinën dhe dy fëmijët e mi. I përqafoi. i puthi, më bëri shenjë me vetullat e lodhura. Me sa kuptova unë duhet ta ngrija nga pozicioni që ishte. E ngritëm, i vendosëm një jastëk tek koka e krevatit, mbas shpine. Mbasi e rregulluam, duke menduar se do gjenta rehat në atë pozicion, e pyeta: hë mama, je mirë kështu?  Ajo nuk po rënkonte më dhe nuk ktheu asnjë përgjigje… . e përqafova përsëri kur vura buzët tek faqet e rrudhosura,ato kishin filluar të ftoheshin. Të gjithë sa ishin filluan të qanin”.

Po, Zhuli ishte larguar nga kjo botë e zhgënjyer . . .

Share This Article
15 Comments
  • o bedro , pse nuk thua si e ka emrin femija e Vilson Blloshmit e cila eshte mbesa jote dhe I ke marre leket e babes se vet si dhe ke mbledh leke se gjoja eshte shume e semure por qe ne fakt ajo gezon shendet te plote ne itali dhe ka femije. sa turp per ty dhe nuk te vjen as turp nga shoqeria per ate qe I bere familjes dhe tet vellai duke e cuar para plumbit. o I mjere ti qe do zgjidhesh dhe hallet e te burgosurve. ik o QYSQI qe nuk te vjen turp e nuk te nxihet faqja per cfare ke bere. turp, turp, turp

    • po ti nipi i shenderruarr ne mbese
      kte komentin e ke qysh ateher kur formuloje dosjet ???
      ik mor skuth i nenit 55 , se nuk late njeri pa perbaltur , jeni ngjizur ne shpifje
      dhe ashtu do vdisni ,kopila te biografise .U be disa kohe qe qarkullojne ne web keto shpifje , nuk e di kujt po i dieg kaq shume emrimi i tij ne ate Institut
      por per nje gje jam e sigurt
      neveria bie mbi ju ,mbi ju qe gjithe jeten e neperkembet kte klase
      mbi ju komunistet e djathte , VEMJE TE PAVLERA .

      Falenderime BEDRI BLLOSHMIT , per kte artikull kaq te ndjere .
      NDERIME DHE RESPEKT PER KTE ZONJE
      NGUSHELLIME DHE FEMIJVE TE SAJ

      BEDRI , sidoqofte , detyra e juaj ngelen dosjet dhe hapja e tyre
      vetem ateher kta martire do gjejne qetesi !

      • Keshtu eshte o DREAM sepse MURTAJA bolshevike qe mbolli Enver Hoxha ne vitin 1946 nuk eshte shkulur akoma nga trojet shqyptare. Ca hiqen si te djathte te kamufluar, ca deklarohen ashiqare si te majte, te gjithe BOSAT qe kane komanduar dhe drejtojne sot vendin jane VEMJE te Partise se Punes.

        Prandaj edhe e mbajne Enver Hoxhen si HERO te popullit dhe te punes socialiste krejt zyrtarisht, me vendim te Kuvendit popullor te Jozefines dhe Ilir Metes.

        Prandaj Edi Rama nuk kerkon falje per krimet gjakatare te komunizmit dhe Enverit megjithese ka trasheguar Partine Famekeqe te tij.

        Prandaj Edi Rama po kerkon te rehabilitoje Piramiden e Enverit qe i kall friken edhe femijeve ne barkun e nenes nga kujtimi i ANTIKRISHTIT gjakatar dhe sadist, Piramide e ndertuar ne mes te Tiranes dhe me e keqja eshte se kete rehabilitim apo riparim Edi Rama kerkon ta beje me LEKA borxh duke u justifikuar me frazeollogji boshe per ruajtjen e monumenteve te kultures kur po i ve tritolin ndertimeve pa leje. Me lejen e kujt eshte bere Piramida e Enverit ne mes te lulishtes ne Tirane?

        Prandaj Edi Rama mban akoma emerin famekeq te gazetes se Enverit Zeri i Popullit, ne nje kohe qe per 50 vjet me radhe ishte vetem Zeri i Mashtrimit dhe Zeri i Demagogjise antipopullore komuniste ne Shqypni.

        Prandaj edhe Edi Rama bashke me Ryshfetciun dinak Ilir Meta shpallin se do te festojne me buje me LEKA borxh nga FMN-ja 29 nentorin e ZI dhe LANC-in kriminal qe vrau anglezet ne Kanalin e Korfuzit.

      • E Dhimbeshme.

        Me vjen keq qe komentues si “mbesa” apo dikush tjeter kan kurajo te flasin kunder atyre qe vuajten gjat nje regjimi, qe pervec te tjerave, nje pjes te shqiptarve i shkaterroi plotesisht.

        Me vjen keq te degjoj per tragjedi te tilla njerzore.
        E me sa duket ne Shqiptaret jemi shum te vecant ne vuajtjet qe mund ti shkaktojme njeri-tjetrit. Edhe ne 23 vitet e pas diktatures mund te gjesh shembuj po kaq rrenqethes.

    • Mos u merrni me politike. Ju ish te persekutuarit keni demtuar veten me perkatesite politike..mendoj se eshte gabim. Merruni me tregimin e te gjitha qelbesirave qe ai regjim beri kunder kundershtareve politike e sigurini ndihme per ata te shkrete qe u syrgjynosen…Lereni politiken se vetem demton idealet tuaja..
      Te qe per Salen, do ishte me i keq e me i eger se vete Enveri.
      Ka plot histori keshtu, dhe te dhemb shpirti..Paste Zotin afer e u prefte ne parajse…

  • dream dhe nastradin , jam me shume se bedroja I masakruar por nuk mund te mbyll sy dhe vesh para asaj qe ka bere bedriu, sepse eshte pikerisht ky njeri qe I ka denoncu GENC LEKEN dhe VILSON BLLOSHMIN. shkoni pyeteni dhe kush eshte QYSQIA, bye

    • @ mbesa
      Ti je nje mor i kuq i ndyre,me plot kuptimin e fjales,provokatore e peshtire pa
      vlere.Ti Bedriut dhe shokeve te tij ju jep te drejte te besojne….. qe ti o ke
      qene pjese ne organizaten kriminele te ministrise se puneve te brendeshme
      qe ke kete informacion ,per kete Bedri. O ti je pjese e provokatoreve te
      partise demokratike,qe te kane dhene informacionin per te denancuar kete
      Bedri,vetem dhe vetem per te ulur vleren e nje te burgosuri politik qe nuk ka
      bene kompromise dhe nuk ben kompromise,me ndyresine shqiptere.
      mbesa ti ngelesh nje funderine e qelbur bastardi ne te dya detyrat qe ti ke pasur ,o te paren ,o te dyten.

  • RIP.
    NGUSHELLIME Familjes! Te vjen keq kur te degjon lajme te tilla , per me teper per perfaqesuesen e nje familje nga me te shkelqyerat, me fisnike, me patriotike qe ka pasur Librazhdi dhe Shqiperia.
    Ajo dite Gushti e vitit e vitit 1976 ishte nje menxyre jo vetem per familjen LEKA e BLLOSHMI por per gjithe Librazhdin.Ajo dite futi nen terror nje rreth te tere, kur 2 nga djemte me te mire i futi ne biruce, u shkaterroi jeten, familjen dhe u mundua tu neperkembe dhe nderin. Megjithese isha femije ne familjen time flitej per keto dy familje me respektin me te madh jo vetem per Gencin e Vilsonin por dhe per prinderit e tyre te jashtezakonshem.
    Ata vijne nga familjet me patriotike qe ka pasur vendi te penes e te pushkes.Ata nuk pranonin servilzmin , spiunllekun, tradhetine dhe prandaj perfunduan ne ate menyre.Ata i dhane nje ndihme te j/zakonshme luftes Nacional-Clirimtare dhe sistemit qe erdhi pas deri ne momentin kur ai sistem po i tradhetonte idealet, mundin , djersen e gjakun e atyre qe sakrifikuan aq shume.Momenti i divorcit te tyre me sistemin ishte :
    KUR AI SISTEM ULI MALET DHE NGRITI HALET.
    Nga gjirizi i te cileve kane dale dhe ca komentues qe nuk jane ngopur akoma me te keqen qe i ka sjelle ketyre familjeve.
    Respekti dhe paqa qofte mbi ju o martire.Edhe kur shkruaj me dridhen duart se kam frike se ju lendoj plaget qe te krijoi sistemi demon.

  • Mbesa kush do qofsh ti ai ose ajo, nuk mund te perbaltesh nje njeri qe ka bere 20 vjet burg, nuk mund te perbalteah nje njeri qe me mund e sakrifice gjeti eshtrat e dy djemve, po me mund e sakrifice arrit deri aty sa ti shkruante Ismail Kadarese per dosjet e Vilsonit dhe Gencit, mos keqperdor pseudonime te tipit “mbesa” apo emra te afermet te Bedriut se nuk ja vlen dhe nuk mundesh te manipulosh te verteten

  • ok, po ju le te besoni cfare te doni, por me vone ku I dihet mbase do me jepni te drejte, mbajeni mend se do te habiteni kur te njihni me mire, por te denuar politike ka plot dhe qe nuk guxon njeri ti perflase, e pse pikerisht po e perfliskan kete njeri qe me bindje po e quaj dallkauk e te paditur , me gjykoni me vone jo tani qe mos nxitohi. gjithsesi ju pershendes e ju uroj gjithe te mirat ne familjet tuaja edhe pse me keni keqkuptu. paci shendet

  • Dihet tashme boterisht respekti e keqardhja mbarepopullore per djemte e Librazhdit Genc Leka e Vilson Blloshmi qe ju eshte ngritur edhe nje permendore,te pushkatuar mizorisht nga regjimi stalinist i E.Hoxhes e qe ishin njekohesisht edhe poete amatore e qe lane pas gra te veja e femije jetime,te cillet edhe keta ishin te perndjekur nga ky regjim mjaft i poshter.

    Nga ana tjeter,me lejoni zotni i nderuar Bedri Blloshmi,nashti me nje post te dhuruar nga “neobllokmeni” (sipas Salih Berishes) Edi Rama t’ju permend nje cilesim aspak real qe ju i beni vendlindjes suaj Librazhdit ,duke e quajtur shkretetire, dmth. tani or bab krahas shkretetirave gjigande te Saharase ne Afrike,asaj te Gobit ne Azi, Atakama ne Kili, Sonora Desert ne Meksike, Nevada ne USA etj.na qenka nje shkretetire edhe ne Librazhd!

    Une ju mirekuptoj se e kishit fjalen per nje treve rurale “komuniste” ,por kjo zone e thyer malore shquhet per bukuri natyrore, njerez te dashur e me nje pasuri me pyje shekullore,ajer te paster ,buze lumit Shkumbin e rruges nacionale e mos shpif te pakten per vendlindjen tende,pale qe tregtaret e Korces nuk i njeh hic!

    Tregtaret e njerezit me te pasur te Korces kane qene Rakoja,tregtari me i madh qe zoteronte tregjet e Selanikut e te Puglias se Italise e Turtulli qe i fali Korces biblioteken, Fundot intelektuale e jo nje fare Rodhe,qe paskesh qene edhe deputet, po i kujt more Bedri i dashur? E c’na duhet ne sot deputetlleku i ketij Rodhes,…kupton apo jo!?

    Mos harro kurre se tejkalimi i se drejtes sic thoshin filozofet e antikitetit grek,kthehet ne te kunderten e vet!

    Nuk te pame gjekundi kur krimineli sadist komunist “antikomunist” Salih Berisha kenaqej me nje cinizem te pashoq kur digjej i gjalle zotnia e vet Lirak Bajko mu ne mes te Tiranes dhe qeneria politike pedeisto-socialiste rrinte e bente sehir e ferkonte barkun e vet te qelbur e te dhjamosur me parate e grabitura nga djersa e gjaku i popullit shqiptar!

    A nuk te vjen ndopak gjynah ,si njeri i vuajtur burgjeve, per jetimet e z.Lirak e jetimet e fshatareve te varfer e te pafajshem qe i pushkatoi mu ne mes te dites e mu ne bulelevardin “Deshmoret e kombit” skjapi plak kriminel i dale nga kondaku Salih Rrahman Berisha!

    Ky ,po, qe eshte pushkatim i mirefillte politik ,pa gjyq dhe madje i perkrahur edhe nga domuzet nderkombetare,qe fshehen gjurmet e krimit e mbajne akoma me kembe karrocen e Dylit ,PD-ne dhe “liderin” e saj te fantaksur gojenevojtore!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *