Artan Shabani nuk do të jetë më drejtor në Galerinë Kombëtare të Arteve. Pritet që në Galerinë Kombëtare të jetë një drejtor i ri, sepse Ministria e Kulturës ka shpallur konkursin për pozicionin e drejtorit në këtë institucion.
“Kam dijeni për vendimin, dhe ky vendim vjen se mbarova mandatin 4 vjeçar.”, u shpreh Artan Shabani.
Shabani është emëruar në vitin 2013 në krye të galerisë së arteve, si zgjedhje e vetë kryeministrit Edi Rama, ashtu siç përzgjodhi edhe koreografin e njohur Iilir Kerni ne krye te Teatrit të Operas dhe Baletit. Ndërsa Ilir Kerni dha dorëheqjen dy vjet më parë, Shabani e drejtoi Galerinë Kombëtare deri në fund të mandatit katërvjeçar..
Shabani u kthye nga Italia në Shqipëri së bashku me familjen pikërisht për marrjen e postit të drejtorit në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Në vendimin e Ministrisë së Kulturës të shpallur në faqen zyrtare, konkretisht shkruhet:
Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin: Drejtor, në Galerinë Kombëtare të Arteve .
