Inspektori i policisë së Kolonjës, Edvin Meko, ishte vetë kultivues i kanabisit në zonën Qinam – Radovickë.
Përveç kësaj, sipas hetimit tremujor të prokurorisë dhe SHÇBA, ai bashkëpunonte me disa kultivues të tjerë, shkruan Lapsi.al
Pakti ishte që t’i njoftonte sa herë policia kryente operacione antikanabis, në mënyrë që të mos kapeshin. I njoftonte me SMS. Një prej mesazheve është nisur ditën kur FNSH nga Tirana shkuan në parcelat me kanabis të Mariglen
Nuredinit. “Largohu menjëherë së bashku me ‘dhitë’ nga parcelat. Hidhi të gjitha çfarë ke aty. Mos lër asgjë të dyshimtë”, shkruan ai.

Urdheri asht i prere!
“Largohu menjëherë bashkë me ‘dhitë’ nga parcelat”.
urdherdhenesi preokupohet ne maksimum qe te mos drogohen dhit.