Zhvillime të reja në çështjen Gabigol. Sipas asaj që raporton “Canaris 7”, disa drejtues dhe menaxherë të skuadrës së Las Palmas kanë udhëtuar gjatë javës për në Milano, ku kanë qëndruar për të marrë pjesë në disa takime me përfaqësues të merkatos së klubit të Inter.
Në qendër të bisedimeve dy palëshe ishte gjetja e marrëveshjes për të mundësuar transferimin në formë huazimi të brazilianit, Gabigol, nga klubi zikaltër drejt Las Palmas të Spanjës.
Sipas raportimeve, Inter ka dhënë “OK”, i bindur në të gjithë linjën e propozuar nga klubi spanjoll, por aktualisht, tratativa mbetet pezull në pritje të konfirmimit edhe të dëshirës së vetë futbollistit brazilian.
Për të mbyllur në mënyrë të suksesshme këtë tratativë, Las Palmas, pas Interit, tashmë do të duhet të bindë edhe Gabigol, që të provojë një eksperiencë të re në La Ligan spanjolle. Një kampionat, në të cilin braziliani mund të gjejë vazhdimësinë që kërkon, për tu shndërruar në një futbollist më ekspert dhe të gatshëm për Interin e të ardhmes.
