Lasgushi, estetizimi i sëmundjes

Ornela

Moikom Zeqo

(Nga leterkembimi i Lasgushit me Eqrem Çabejn dhe Mitrush Kutelin )

Libri i famshëm i shkrimtares dhe i eseistes amerikane, Suzzane SontangSëmundja si metaforë” më ka befasuar kur e kam lexuar. Sontang merret me jetët e shkrimtarëve dhe artistëve të mëdhenj, analizon lidhjet e ndërvarura, të stimulimeve negative apo pozitive,sëmundjeve tëndryshme mbi këto personalitete. Shembujt janëtë pafund.

Po ka dhe shembuj kryesorë, se si disa shkrimtarë dhe artistë shumë të famshëm kanë bërë edhe njëestetizim tësëmundjes sëtyre, qoftë kur e përshkruajnë vetë sëmundjen, qoftë edhe për përshtypjen e rëndë apo edhe enigmatike, që ata rrezatonin te mjedisi. Ky estetizim i sëmundjes u bë gati si një modë.

Sëmundja më e estetizuar në shekullin XX ishte turbekulozi. Turbekulozi, ose flama, konsiderohej një sëmundje vdekjeprurëse dhe krejt e pashërueshme, deri në momentin kur me shpikjen e antibiotikëve bëhet një sëmundje konvencionale.

Në një poemë të Majakovskit futurist njerëzit e një turme që lëvizin krahasohen “me mikrobet e TBC-së”. Turbekulozin e konsideronin në mënyrë të dyfishtë si sëmundje të rinisë. Jo vetëm si sëmundje e moshave të hershme, por edhe si sëmundje që nuk i linte njerëzit, që të mplakeshin. Pra, “siguronte” që njerëzit të vdisnin të rinj.

Franc Kafka kishte turbekuloz. A ndikoi sëmundja e tmerrshme mbi perceptimin e tij të tjetërsimit universal? A ishin fabulat kafkiane edhe metafora të sëmundjes? Apo sëmundja ishte edhe metaforë kafkiane?

Migjeni ynë i madh vdiq 24 vjeç nga turbekulozi, (pas një operacioni tepër të avancuar në mushkëri, ra në koma dhe nuk u përmend më). Trimëria civile dhe fuqia e jashtëzakonshme e Migjenit nuk afron gjithsesi shumë elementetëargumentimin, apo ndjesi tëshëmbëlltyrëspërta shtuar përmbajtjen e librit tëSontang-ut. Jetëshkurtër si Migjeni konktraston me amshimin e veprës së tij epokale.

Shkrimtari i madh gjerman Tomas Mannëromanin kryevepërtëtij“Mali magjik” e shtjellon tërë subjektin në një sanatorium ku njerëzit e sëmurë përplasen mes fatalitetit të vdekjes së pashmangshme, por edhe të shpresës së papërmbajtshme të jetës. Kjo vepër e Tomas Manit është gati danteske, por gjendja shpirtërore e personazheve ështëplot dilema dostojevskiane. Tomas Man është letrarizuesi më i madh i mitit dhe kultit të turbekulozit.

Lasgush Poradeci në shënimet e tij ku përshkruan veten, trupin dhe shpirtin është i pakrahasueshëm në kulturën shqiptare, sepse rrëfen me një sinqeritet pa asnjë kufi, simptomat, vuajtjet, madje edhe diagnozat dhe epikrizat me terminologji shkencore të sëmundjes apo të disa sëmundjeve që e torturojnë atë.

Më tepër se sa mania e një vetëviktimizimi, Lasgushi bën estetizimin, pra metaforizimin e torturave fizike dhe shpirtërore, për të dhënë idenë e vuajtjeve si “plagëve të Prometeut”. Por, shpesh një fije floku e ndan edhe nga banaliteti, për shkak të teprimit të nuancave apo të një kënaqësie gati perverse të trashëguar. Por, ka edhe një qëllim të fshehtë, kur ai thekson gjendjen e tij të rëndë shëndetësore e bën këtë për t’i treguar edhe miqve të tij të ngushtë, se kinse ata mund të tremben, të shqetësohen dhe kështu e kanë më të lehtë dhe më të shpjegueshme “për ta braktisur”.

Do të sjell dy shembuj nga letrat e Lasgushit.

Shembulli i parë është ai i një letre që Lasgushi i dërgon Eqrem Çabejt:

 

Kartolinë

Dërgonjës Lasgush Poradeci

Graz 31.I.1930

I dashur Eqrem, dje të shkrojta 1 letër shumë interesante, të cilën s’e kam vënë në postë. Sot të lutem të më përgjigjesh urgjentërisht në është e mundur të fle bashkë më ty në odën t’ënde për nj’a 6 ditë sepse dua të vi pak në Vienë. Ti ik prej meje, siç i themi ne të krishterët “si djalli prej temjanit”. Ke frikë se most a ngjit “sëmundën”. Ti mbeson se unë po vuaj tani nga tuberkuloza. Je i gabuar: unë ka 2 vjet e ca që po vuaj nga: 1) neuroza e zemrës, 2) nga neuroza vegjetative, 3) Nga veshnjat (Nieren), 4) nga cistita, nervat e shkatërrara ettj. Po të kish një frikë t’atillë (siç mbeson ti), mua në spitale do më kishin izoluar. Pra përgjigj-mu të lutem , mos më lerë të pres. Ose po, ose jo. Të lutem të më ndjesëh në jam kaq indiskret. Më thyhet zemra kur dëgjoj nga gjithë kolegët e këtushmë më thonë “të la Eqremi! Kú e ke Eqremnë?” Prandaj të shkrojta kësisoj. -Të lutem edhe një herë përgjigj’m’u shpejt.”

 

Merr: Eqrem Çabej                                                          Dërg: Lasgush Poradeci

Rruga: “Mine Peza” nr. 30                                               Sanatori ekstra-pulmonar

Lagjja “17 Nëntori”                                                           Ujë i ftohtë

Tiranë                                                                     Vlorë

 

Vlorë (Ujë i ftohtë), 2 Qershor 1959.

I dashur Eqrem,

E mora telegramin tënd dhe të Shyretes me urimet dhe gëzohem që më kujtoni dhe nuk më harroni. Të kam dërguar prej kohësh një k.p. me Vërtetimin që më dhe, me qenëqëmora nga Ndërmarja e Botimeve ku figuronte qënëMaj 1945. Kështu qëpërfitova 1000 Lek mëshumënëmuaj, d.m.th. nëvënd qëtëmarr si pension invaliditeti përnjëvit 2400 Lek nëmuaj, mora 3500 Lek (rroga imeështë 5700 Lek nëmuaj).

Unë jam rëndë i sëmurë nga spondelitis specifica (t.b.c.) me vertebrat (IX, X, XI. XII) në fazë destruktive dhe me abces të fistulizuar, duke rrjedhur qelbi prej kolonës vertebrale gjatë brinjave në abdomen dhe nënë bazën e kofshës së mëngjër prej dy vrimave jashtë trupit tim. Kam dhëmbje nënë plagë, në abdomen, në bel prapa, përmi bel dhe nënë mushkërinë e djathtë. Poshtë plagës kofshën e kam të ngrirë nga lezioni i nervave. Fle 1 orë ose 1 orë e ½ ose nuk fle fare tërë natën, kjo pagjumësi është shkatërronjëse.

Në këtë gjëndje Dr. Polena i Spitalit të Korçës ku isha shtruar vjet, Profesori çek që kish ardhur si operator-specialist i Sanatoriumit exstra-pulmonar me dr. Bylykun e Tiranës më dërguan këtu për një kurë maksimale 2-vjeçare. Unë ju luta atyre që të mos shtrohem në Vlorë por në Tiranë, ata më thanë “të shtrohesh medoemos atje dhe përnjëherësh se ndryshe do paralizohesh”. Ministria e Arësimit m’a transferoj gruan në Vlorë në një shkollë sa më afër Sanatoriumit. Ndonëse kuadri ishte i plotësuar, ministri m’a bëri transferimin me fjalët: “Ju keni kontribuar me veprën tuaj në kulturën kombëtare, tani që u sëmurët ne kemi detyrë t’ju shërojmë, njeriu dhe shëndeti i tij është kapitali më i madh i socializmit, nisuni që nesër në Sanator dhe përpiquni të përfitoni nga kurat sa më shumë”. Ardha në Vlorë familisht më 22 Shtator 1958, u shtrova në Sanator më 1 Tetor.

Komiteti Ekzekutiv m’a strehoj familjen praë Sanatorit këtu në Lagjen e Ujit të ftohtë ku është Sanatori. Nga pasha kam shtuar, përmirësim kam sepse plagët m’u mbyllnë (njëra më 1 Shkurt, tjetra më 1 Mars 1959), po për nga sponde;ita nuk kam përmirësim të madh sepse, sikundër nuk qëndroja dot më këmbë kur ardha , ashtu nuk mund të qëndroj as tashi më këmbë për shumë minuta, përveç se duke u mbajtur me dorën e djathtë në bastun dhe me dorën e mëngjër në rrypin prej lëkure të belit. Kur u shtrova më 1 Tetor ndihmësmjeku që më bëri kartelën më tha se do bëhem operacion po kur të mbyllen plagët. Unë këtu i shtrirë po duroj durim të madh dhe s’po pëlcas. Nuk e kalova keq nga e ftohta dimrin. Tashi po vjen Korriku dhe Gushti me vapën e tmerrëshme për mua. Sepse fiziku im delikat nuk duron as të ftohtën as të nxehtën.

Nga e ftohta mbrohem me zjarr po nga vapa s’ka shpëtim tjetër për mua përveç se në klimë malore. Kështu kam bërë duke shpetuar prej vapës së Tiranës vit-për-vit në Poradec. Kështu duhet të bëj medoemos dhe këtu për të shëptuar nga vapa që rezukon shëndetin tim. Unë mezi shtova nga pesha në këto 8 muaj në Sanator. T’a humbas këtë shtim tashi nga vapa e rezikshme për mua? Në klimën e freskët të Poradecit jo vetëm që s’humbas peshë, po siç dihet kurdoherë kam shtuar. Të lutem Eqrem, sapo t’a marrish letrën time mundësisht që ditën e parë ose pas një dite merr kontakt me Aleks Budën dhe Aleksandër Xhuvanin dhe (ashtu siç bëtë pa dijen time kur unë isha shtruar në spitalin e Tiranës për operacion) kini mirësinë të bëni tashi me lutjen time duke folur me Ministrin ose Zëv. Ministrin e Shëndetsisë, që duke marrë parasysh delikatësinë time trupore dhe shpirtërore, Ministri t’i transmetojë telefonisht Drejtorisë së Sanatoriumit, një rekomnadim për mua, për t’u plotësuar nevojat e mizerjes sime, veçanërisht nevoja e ndërrimit të vapës së skëterrshme të Vlorës në 2-3 muajt e verës (Korrik-Gusht) me klimën e freskët malore të Poradecit.

T’i transmetojë Minsitri ose Zëv. Ministri i Shëndetsisë një rekomandim telefonik për mua Drejtorit të Sanatoriumit këtu në Vlorë, duke i thënë Drejtorisë që të lejohem të vetë në Poradec gjatë dy muajve Korrik dhe Gusht, për t’u këthyer prapë në Sanator për vazhdimin e kurave, duke shpëtuar kështu shëndetin tim nga vapa që mua më shkatërron. Sepse këtu në Vlorë bën edhe më shumë vapë sesa në Tiranë. Këtë nevojë kam unë tashi i dashur Eqrem, dhe kjo nevojë është për mua shumë e madhe, është absolute, duke mos mundur fiziku im i dobët të durojë vapën përveç se të pëlcas. Të lutëm Eqrem mos humb kohë, merr kontakt me Leks Budën, Mahir Domin dhe Xhuvanin dhe me ta marrë letrën time mbaroma-ni këtë nevojë urgjente që është jetësore për mua. Mbaroj me të fala të përzemërta dhe Shyretkës i paraqit nderimet e mija të dashura.

Yti Lasgush Poradeci

P.S. Rezultatin m’a trasmeto telegrafisht, ki kujdes të m’a transmetosh me 2-3 fjali telegrafisht. “

 

Ja çfarë i shkruan Mitrush Kutelit:

Dhimëtr Paskos, Graz 10 Janar 1934

I dashur, i dhemshur shok,

Sikur t’a dinje mjerimin e zi të sëmundjeve të mija, nga të cilat tri me defekte organike, dhembjet dhe mundimet që më shkaktojnë; sikur t’a ndjenje urgjencën e tratamentit tëcistitës – diagnoza) cistoscopimi) thotë:”schurere, difuse Cystitis (cistitë grave, e rëndë, difuze), (për të cilën të dërgonja nga Poradeci dëftesën urgjente mjekësore): nuk do të të çudite rikthimi im në spitalen (ti thua, sikur të talleshe me sëmundjen t’ime, në letrën e 7 Janarit: “rikëthimi në Graz”!) e Grazit. As si (me shpirtin nër dhëmbë!) e kaptova një udhë aq të gjatë, as pse nuk qëndrova (ti thua, sikur të talleshe me sëmundjen t’ime: “pse refuzova”!) professor në Korçë (ti thua sikur të talleshe me urgjencën e tratimit: “të paktën disa muaj, dhe pastaj të shkonja në Graz”!) sikur t’a dinje … dhe t’a ndjenje, nuk do më theshnje fjalën e pamëshirëshme, të pashpirtëshme, të THATË: që,”të këthehem të marr vëndin në Korçë dhe të vazhdoj si njeri normal!”.

Një i sëmurë, nga shumë sëmundje (defekte) organike, s’është, o shoku im i dashur Dhimitraq, një njeri normal, më nuk është, ah!, në këtë jetë, po vetëm në jetën e jetës. Unë “allarmohem”? Sepse dëshirova, me shpirtin e këputur nga mjerimi, dhe nga malli që më ka zënë për ty (pasi ti më pyete në letrën t’ënde të parë, në “është mirë të këthehesh në Shqipëri pas marrjes së doktoratës”), të udhëtojmë bashkë? Sa për k.p. t’ime 5 fjalësh/ 6 groschen pulla sa kishte ajo nuk lejojnë përveç se vetëm 5 fjalë. Moskuptimi që rrëfen, e bën zemrën t’ime të kullojë gjak.

Po tashi prit të fala me shëndet dhe ler-më të vuaj në vetësi, në vetësinë stoike me gjith që të gjakosur të nekut të Alfred de Vigny-ut.”

 

Dhe ja thotë sërish për veten Lasgushi, duke kundërshtuar mendimin e Kutelit, se: “të gjithë janë sëmurë”, “ti thua se unë nuk jam realist. Të pyes: Unë s’jam realist, t’ju flas nga dhimbjet fizike të plagëve fizike, apo ti që flet (ashtu… përgjithërisht) nga dhimbjet shpirtërore të plagëve shpirtërore të shpirtit tënd, ose të shpirtit tuaj? Moskuptimi që rrëfen e bën zemrën time të kullojë gjak. … Lër-më të vuaj me vetësi stoike megjithë që të gajkosur të Ujkut të Alfredf de Vigny-ut”.

Ne 1998 në Tiranë pata një takim të pamenduar dhe të paimagjinueshëm dot. Çdo njeri kërkon të takojë qenie të ngjashme, por ndonëse jeton në të njëjtën kohë me të tjerë të panjohur nuk e thyen dot tabunë që një ditë, në mënyrë të beftë mund të takojë dikë. Kjo është një nga enigmat e komunikimit njerëzor. Kisha lexuar prej kohësh librat e shkrimtares amerikane Susan Sontag. Libri i saj “Sëmundja si metaforë” më ishte dukur si një ZBULESË.

Një tjetër libër për fotografinë kishte sistemuar disa pikëpamje të mijat, të mjegullta për aktin e fiksimit të imazheve, apo për kompozimet e papritura të rasteve. Stili i Sontag kishte një ndjeshmëri që identifikohej me përditshmërinë sa të vrazhdë aq edhe tërheqëse. Të lexosh librat e Shekspirit e di që është e pamundur ta takosh shkrimtarin të gjallë. Je ti që pas kaq shekujsh shkon me ngulm dhe aksion orfeik që ta takosh.

Por, ja që në vitin 1998, kur Shqipëria ishte ende në një kaos, unë takova shkrimtaren Susan Sontag në Tiranë. Ajo kishte ardhur përherëtëparënëShqipëri. Ndenji pak ditë në këtë vend, përtëcilin nuk dinte pothuajse asgjë, e shtyrënga ideja se edhe shqiptarëte kishin botuare përkthyer një nga librat e saj. Dhe pikërisht librin “Sëmundja si metaforë”. U bë një takim për përurimin e këtij libri, ku pata mundësinë ta takoja, ta shihja në sy, siluetën e saj të zbehtë, që ngjante si një lloj Moire apo si një qenie më tepër e nisur nga imagjinata. Të dy ishim të nikotinizuar.

Të dy shkëmbyem cigaret, të cilat vetëm i ndiznim, duke biseduar pa ndonjë subjekt të përcaktuar, përgjithësisht për dukurinë e sëmundjeve fatale në jetët e njerëzimit. Sontag bënte pauza pasi thoshte fjali të vrullshme. Për të, koncepti i sëmundjes ishte universal. Sipas Sontag sëmundja është ana e errët e jetës, qytetaria më e rëndë e saj. Të gjithë ata që kanë lindur kanë qytetari të dyfishtë, atë të mbretërisë së të shëndoshëve dhe atë të mbretërisë së të sëmurëve. Sido që të gjithë parapëlqejnë të përdorin vetëm pasaportën e mirë që herët a vonë secili prej nesh është i detyruar, të paktën për njëfarë kohe të quhet qytetar i mbretërisë me pasaportën e keqe. Përtej çdo sentimentalizmi, përtej stereotipavetëparagjykuara, subjekti i Sontagut nuk ishte sëmundje fizike në vetvete, por përdorimi i sëmundjes si figurë, përgjithësisht si metaforë.

Natyrisht që sëmundja është sëmundje, pra edhe nuk është metaforë, por mënyra e të parittësëmundjesështëe tëmenduarit metaforik qëbëhet identike me të. Tëfutesh nëmbretërinëe tësëmurëve, pa u ndikuar nga metaforat ogurzezaqëkarakterizojnëpeizazhin e saj është e pamundur. Sëmundjet kryesore të anatemuara të planetit janë turbekulozi dhe kanceri. Ato janë gjithashtu edhe arketipat e metaforave. Tuberkulozi është një sëmundje e kontrasteve të thella, zbehje dhe njëkohësisht skuqje, gjallëri dhe plogështi.

Tuberkulozi është shpesh aprofiziak dhe i jep të sëmurit fuqi të madhe tërheqëse. Kanceriështëmëi gjindshëm, është sëmundja e një rritjeje anormale të vdekjes brenda trupit. Ai zbeh dëshirën seksuale, shkakton depresion të pakthyeshëm. Shën Heroinini e sheh kancerin si një ngjizje të djallit. Ndërsa tuberkulozi është sëmundje që ka të bëjë me kohën: e përshpejton, e gjallëron por e ç’lëngëzon atë. Në librin e Sontagut është një hulumtim, një kuriozitet prej detektivi për të gjitha rastet e sëmundjeve të artistëve të famshëm.

Ajo i referohet shpesh kryeveprës së Tomas Manit (1975-1955) “Mali magjik”, ku fabula shtjellohet në një sanatorium. Një personazh i romanit thotë: “Simptomat e sëmundjes nuk janë gjë tjetër veçse një shfaqje e fshehtë e fuqisë së dashurisë, çdo sëmundje s’është veçse dashuri e shpërfytyruar”. Sëmundja e murtajës, qënga antikiteti i hershëm tek epet homerike, ishte si shprehje e zemërimit hyjnor, madje atribut i Hyut Apolon. Metaforat e organizuara nga rrëfimet e njerëzve të kulturës kanë gjithmonë diçka metafizike, madje duken si kunte të transcendentales.

Optika e Sontagut do të ishte tepër interesante për të analizuar dy shkrimtarë shqiptarë Lasgushin, i cili që në rini ka vuajtur nga një sëmundje e rrallë e turbekulozit të kockave dhe Migjenin, i cili u shua në moshën 27-vjeçare nga tuberkulozi. Natyrisht që në bisedën e shkurtër, tëpaformë, si rrjedha e përroit psikik me Susan Sontagun, unë nuk i përmenda as Lasgushin e as Migjenin. Lasgushi është i vetmi deri më sot në letrat shqipe që përshkruan gati me manjakëri sëmundjen, ose sëmundjet e tij, sepse shpesh në dorëshkrimet e tij, ai e përshkruan veten gati të demonizuar nga një shumësi sëmundjesh.

Ai ka qenëvërtet i sëmurë. 18 vjeçai kurohet nësanatoriumin e drejtuar nga Sofia ShlimaninëGreqi, në të cilin ndenji 2 vjet. Më pas në Bukuresht ai shtjellon, përshkruan, rrëfen simptoma të rënda për trupin e tij, të vuajtjeve dhe të dhimbjeve. Edhe gjatë kohës që studionte në Graz. Ai shpesh merr pamjen e një martiri, kundra vullnetit të vet. Le të kuptohet gjithçkaqëndodh rreth tij dhebrenda tij është gati një mister i të përtejmes, apo lëvizja e një projekti sa hyjnor aq dhe djallëzor. Kulmin e një alarmi paravdekësor e arriti në vitin ‘30 kur në fletoret e gazetat shqiptare u botua një lajm i bujshëm se poeti kombëtar Lasgush Poradeci po vdiste.

Gjendja shëndetësore e tij paraqitej e pashpresë. Përmendja e botës shqiptare u koncentrua pambarimisht tek ai. Sëmundja e tij e frikshme ishte njëkryemetaforëeapoteozës vetjake. Është një histori në kufijtë e një romani piktoreskt se si studentët shqiptar në tokë të huaj, kryesisht në Rumani dhe Austri, mblodhën të holla për një fond financiar për të bërë të mundur udhëtimin e fundit të jetës sëLasgush Poradecit, përt›u rikthyer nëShqipëri, nëqytetlindjen e tij fantazmagorike, tëpërralltë, qëaty tëmbyllte sytë, aty tëjepte frymëne jetës, përt’u njehsuar në mijëvjeçarë apo në pakohësi në tokën e rëndë, por të bekuar të stërgjyshërve.

Nuk mund të imagjinohet se ç’jehonë shkaktoi kjo gjë apokaliptike. Nga ana e studentëve, u caktua një student shqiptar që ta shoqëronte Lasgushin. Ky ishte Skënder Luarasi. Luarasi ishte vetë çun i talentuar, sanguin, i drejtë, i papërkulshëm, i dashur, por edhe i sertë, që e adhuronte Lasgushin dhe kishte shkruar për poezinë lasgushiane. I merakosur dhe i trishtuar në kulm, Skënder Luarasi duket se luante rolin e mikut besnik deri në fund të Hamletit, rolin e Horatit. A nuk i besoi Hamleti Horatit para vdekjes testamentin shpirtëror? A nuk i tha se: “Ç’emërtëplagosur qëpo lë!” Hamleti do të vdiste, ndërsa Horati duhej të jetonte sa më gjatë për të treguar bëmat e historisë hamletiane, derisa pastaj “në fund është vetëm heshtja”. Kam pasur rastin ta dëgjoj disa herë nga goja e Skënder Luarasit shtegtimin, ikjen plot përkujdesje nga ana e Skënderit, së bashku me Lasgushin do të bënin në Evropë atë që u vetëshpall si “Shtegtimi drejt varrit” të ngjashëm me kthimin e Odiseut në Itakë.

Në të gjitha këto përcaktime janë referencat metaforike. Vetë ky shtegtim mortor i ngjante “fluturimit të shteguttëfundit”. Vetë Lasgushi e kishte përcaktuar këtë shteg simbolik “madhështor me shpirt të gjerë”. Pra, vdekja do të vendoste targun e saj mbi poetin e pavdekshëm. Kjo gjë e tragjedizonte gjithçka. Skënder Luarasi më ka thënë se Lasgushi shfaqi shumë dëshira gjatë udhëtimit. Ai kërkoi të shihte disa nga qytetet e mëdhatëEvropës. Kuptohej për herë të fundit, se nuk do t’i shihte kurrë më. Ata udhëtuan me trena ditë e natë, panë vise dhe kryeqytete nga Franca drejt Italisë. Qëndruan pak kohë ose pak më gjatë në Itali. Poeti si gjithmonë ishte i mallëngjyer. Shoqëruesi i tij në një kujdes të parrëfyeshëm ishte njëkohësisht dhe kronikani edhe dëshmitari, edhe Aladini ceremonial i princit.

Nga Italia do të merrnin anijen për të lundruar dhe për të arritur nëbrigjet shqiptare. Kur gjithçka ishte gati, kur ishte vendosur për të hipur në anije, kur tragjedia ishte tashmë në aktin e fundit, në aktin final, befas Lasgushi refuzoi, kundërshtoi, u gjallërua, tregoi tjetër vullnet. I tha Skënderit se në të vërtetë ai ishte shumë i sëmurë, por në asnjë mënyrë nuk po vdiste, se nuk kishte ndërmend të vdiste, prandaj nuk dontetëvdiste vullnetarisht përtëplotësuar aktin e vdekjes, subjektivisht përtëbërëdiçka objektive rreth vdekjes. Skënder Luarasi mëka treguar nëkëtëpikë se u grind keq me Lasgushin, sepse nuk mund ta kuptonte aspak këtë “metaforë të sëmundjes”.

Kuptohej që të hollat e fondit të grumbulluara nga kursimet e studentëve nuk kishin asnjë rëndësi përpara faktit, tashmë të gëzueshëm dhe hirplotë,qëai qëishte gati duke vdekur, papritur, ndoshta sërish, sipas projektit mistik do të ishte përsëri gjallë, madje më i gjallë se të gjallët, sepse ai ishte poeti i përjetësisë. Kjo ndodhi e vërtetë është kuptimplotë. Ajo hedh dritë mbi personalitetin e komplikuar, shpesh të paparashikueshëm të Lasgush Poradecit. Lasgushi u kthye sërish në Austri ku jetoi tashmë gati i vetmuar, derisa një ditë prej ditësh u kthye në Shqipëri, por jo “për të vdekur”, por “për të jetuar”. Migjeni vdiq 27 vjeç, Lasgushi jetoi 88 vjet.

Nëse Migjeni nuk e përshkruante dhe as nuk e poetizonte sëmundjen e tij dhe ishte gati një “i huaj” ose siç thuhet sot një “autsaiter” në teatrin e bujës dhe të famës, apo dhe të aventurave vetjake, alla Mynhauzen, Lasgushi me një fuqi dhe ndjeshmëri të skajshme është kronikani, por edhe poeti i sëmundjeve të metaforizuara. Ai la një lëndëtëshkruar, përmua shumëtërëndësishme, interesante tëpërshkrimit tësimptomave tënjëdëshmie qëshkrimtarëte tjerëshqiptarë nuk e bënë kurrë. Ai kishte jetuar në qarkun vjenez. Ai e dinte shumë mirë se si intelektualët, poetët dhe dijetarët e kohës flisnin për sëmundjet e pashërueshme, sidomos për tuberkulozin, që ishte sinonim i mallkimeve të epërme. Njerëzit paraqiteshin të zbehtë, me një pamje të sëmurë, si në pikturat e Klimtit dhe të Oskar Kokoshkës.

Frojdi kishte shkruar për histerinë, për forcën primordiale të seksit, për komplekset e nënvetëdijes. Robert Mysil te romani i tij “Njeriu pa cilësi” përshkruan edhe kotësinë dhe plogështinë me statusin e sëmundjeve.

Edhe Hygoi kishte shkruar te “Të mjerët” se “Monakizmi, ashtu siç ekzistonte në Spanjë dhe ekziston edhe sot në Tibet është një lloj tuberkulozi për qytetërimin. Thjesht, ai shpopullon, ndrydh, tredh. Shuplakë përEvropën. Edhe Bodleri ka shkruar për metaforën e një tjetër sëmundjejeqëquhej e pështirë, poshtëruese, vulgare, qëishtesifilizi: “Të gjithë ne kemi frymën republikane në damarët tanë, siç kemi sifilizinnëkockat tona; jemi të demokratizuar dhe të sifilizuar”.

Nisur ngakëto pikëpamje, shënimet e shkruara nga Lasgushi për periudhat e alternuara të gjendjes së tij shëndetësore, përherë tragjike dhe të pashpresë, por të përballuara nga poeti, janë gati një lloj zhanri letrar i bërë vetëm nga ai, për të plotësuar një tjetër dimension të krijimtarisë apo edhe për ta bërë më integruese misteriozitetin e poezisë, që nuk mëton të instrumentalizojë edhe elementet e prozës, që nuk përbën ndonjë fabul apo narrativëtëmëvetëshme.

 

Share This Article
6 Comments
  • Migjeni 1911-1938
    Dhimiter Pasko 1907-1967
    Llazar Gusho 1899-1987
    Kush ka qene i SEMURI PER MEND nga keta te tre?
    Gabim ka bere Maria qe ti ka dhene ato letra.Marie mos u merr me proletaret,Arixhofkat qe shtijne fall,kur ta marrin floririn,,e fusin ne nje xhep, e nxjerrin nga xhepi tjeter,por nuk e ke me floririn tend.E ke kallp

  • Si gjithmone lidh gjera per te shkruar brockolla. Semundjet e trurit mund te jene metafora te cmendurise. !!! Ka shume nga keta qe shkruajne brockolla qe vuajne nga kopjiimet e metaforave dhe budallalleqeve te tjera.

  • Me gjithë respektin, por nuk bëhet kështu analiza dhe interpretimi, pasi në studimin e letërsisë nuk dilet kështu në konkluzion për domethënien. Lasgushi mund të ketë qenë i sëmurë në jetë dhe mund të ketë marrë shumë ilaçe, por metaforat “e sëmundjes” së një peti duhen kërkuar e gjetur veç në tekstin letrar. Dhe po nuk u gjendën/argumentuan si të pranishme aty, në mënyrë bindëse për lexuesit, nuk ekzistojnë (në letërsi, pra)! Lasgushi është post-romantik dhe një nga temat bazë të romantizmit ka qenë “sëmundja e shekullit, “pikëllimi i përbotshëm” ose, si i thonë anglisht: “Splen-i”. Mirëpo as kjo nuk është e pranishme, veç një lëngate shpirtërore personale. Kjo gjendet gjer në përmbytje të poezisë së Lasgushit …dhe asgjë tjetër. Mirëpo kjo është lëngatë shpirtërore e konvencionalizuar artistikisht dhe jo e vërtetë, por “pseudo-pohim”, siç këmbëngulte fort A.I. Richardsi.

  • Me gjithë respektin, por nuk bëhet kështu analiza dhe interpretimi, pasi në studimin e letërsisë nuk dilet kështu në konkluzion për domethënien. Lasgushi mund të ketë qenë i sëmurë në jetë dhe mund të ketë marrë shumë ilaçe, por metaforat “e sëmundjes” së një poeti duhen kërkuar e gjetur veç në tekstin letrar. Dhe po nuk u gjendën/argumentuan si të pranishme aty, në mënyrë bindëse për lexuesit, nuk ekzistojnë (në letërsi, pra)! Lasgushi është post-romantik dhe një nga temat bazë të romantizmit ka qenë “sëmundja e shekullit, “pikëllimi i përbotshëm” ose, si i thonë anglisht: “Spleen-i”. Mirëpo as kjo nuk është e pranishme, veç një lëngate shpirtërore personale. Kjo gjendet gjer në përmbytje të poezisë së Lasgushit …dhe asgjë tjetër. Mirëpo kjo është lëngatë shpirtërore e konvencionalizuar artistikisht dhe jo e vërtetë, por “pseudo-pohim”, siç këmbëngulte fort A.I. Richardsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *