Mikel Gojani
Shenime mbi librin e Moikom Zeqos:” Lasgushi i panjohur” (Sprovë për një lexim të ri), botoi SHB “Erik”, Tiranë 2017.
Moikom Zeqo eshte nje emër shumë i njohur në letrat shqipe. Veprimtaria e tij është e shtrirë në shumëzhanre të letërsisë, po ashtu edhe në shkencë. Ka shkruar libra në poezi, prozë, eseistikë; studime etj. Është krijues dimensional e me interesa të gjera. Deri tash ka botuar mbi 100 libra me poezi,prozë, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri skenarësh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja, si në anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht si dhe në gjuhën tonë.Është autor i tre ekspozitave vetjake në pikturë. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetëra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj.
Moikom Zeqo është sot një nga personalitetet e njohura të kulturës sonë kombëtare.
Veprat e tij dallohen për një stil lakonik, të ngjeshur dhe eruditë dhe mbahet si pionier i post-modernizmit në letrat shqipe.Një libër që ka zgjuar kureshtjen e lexuesve të shumë, po ashtu edhe të kritikës letrare, që ka botuar kohë më parë shkrimtari dhe studiuesi Zeqo, mban titullin “LASGUSHI I PANJOHUR”, (Sprovë për një lexim të ri), që i dedikohet poetit dhe lirikut më të shquar të letërsisë shqipe të të gjitha kohërave, Lasgush Pogradecit.
Kush më mirë lajtmotivin e këtij libri studimor për Lasgush Poradecin nuk mund ta prezantojë se sa vetë autori i këtij libri Moikom Zeqo, i cili hedhjes dritë mbi këtë figurë shumëdimensionale, i është qasur me vullnetin dhe përkushtimin më të madh, duke pasur parasysh edhe vetë faktin se për këtë poet të lartësive poetike, asnjëherë nuk mund të thuhen të gjitha. Lasgushi i Panjohur nuk është se bëhet në mënyrë përfundimtare i Njohur.Duke vlerësuar figurën dimensionale të poetit dhe lirikut më të shquar të letërsisë shqipe, studiuesi i jetës dhe veprës së këtij kolosi të poezisë shqipe, Moikom Zeqo, shprehet se “Lasgush Poradeci është dhe mbetet një nga lirikët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Ai është Poet i lartësive dhe i thellësirave të Atdheut të tij Poetik, që nuk është gjë tjetër, veçse sublimimi i Atdheut të tij gjeografik, historik, qëështë Shqipëria. Poetika lasgushiane përbëhet nga letër-kredencialet e kombit të tij. Të gjitha përsiatjet tona, as nuk e ndriçojnë më tepër, por as nuk e mjegullojnë terrshëm figurën e Poetit. Lasgushi, metaforikisht është i Plagosuri i Madh nga Dashuria. Nuk mund të ketë një Post Scriptum Epilog për Lasgushin. Lasgushi i Panjohur nuk është se bëhet në mënyrë përfundimtare i Njohur. Kjo ka të bëjë në me pakufishmërinë e simimotikës letrare, madje edhe me ambiguitetin e atributeve të saj. Vepra e tij poetike është njëkohësisht e mbyllur në strukturën drejtshkrimore, e mbyllur në caqet përfundimtare të tekstit, por njëkohësisht është e hapur pafundësisht. Botimi i këtij libri mbështetet mbi materialet krejtësisht të panjohura më parë, që lidhen me krijimtarinë e Lasgushit, por sidomos si risi është optika e një rikonceptimi të vlerësimeve më adekuate të Poetikës Lasgushiane. Poeti është simantizuar si Gjeniu i Anijes, por kryemetafora e tij është Nositi, d.m.th. Pelikani, shpend heraldik i legjendës së Vetësakrifikimit, që u jep si ushqim zogjve të tij të uritur mishin etrupit të vet. Dhe përfytyrimi tjetër i Përjetshëm i Poetit është qiellorsisht fluturimi i fundit ishtërgut. Liqeni ështësarkofagu i tij i kristaltë, por shpirti i tij është përherë kozmoz”, shprehet studiuesi M. Zeqo. Kjo vepër, kushtuar 30- vjetorit te vdekjes se Lasgushit, dëshmon për një angazhim dhe guxim të madh për të shkruar dhe medituar mbi një nga figurat madhore të letërsisë sonë, të cilin kritika letrare si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë dhe kudo tjetër, Lasgush Poradecin e kanë cilësuar njëri nga talentet më madhore të poezisë, një personalitet i rrallë i kulturës sonë kombëtareNë jetë, sa herë kujtojmë apo shkruajmë më personalitetin më të shquar të vargut poetik të letërsisë shqipe, Lasgush Poradecit, gjithherë, si vegim drite na përfytyrohet figura e të qenit të tij, e të rilindurit të tij, bashkë me veprat që ka lënë pas dhe që i njohin lexuesit, por edhe shumë të tjera që akoma nuk kanë pasur fatin të ndriçohen, mirëpo ndodhën në minierën e arkivave të tij. Me qëllim që edhe sa do pak më shumë për të hedhur dritë mbi këtë figurë të ndritur të letërsisë, artit dhe kulturës sonë, shkrimtari dhe studiuesi i shquar, Moikom Zeqo, ka shkruar këtë libër, të cilin sot e kanë në duar lexuesit, njohësit dhe studiuesit të letërsisë letrare, kryesisht kritika letrare, të cilëve është ofruar mundësia ta lexojnë dhe studiojnë.
Këtë libër, autori Zeqo, i kushton kujtimit të Nafije Mema Gushos, gruas së Lasgushit dhe dy vajzave të tij, Kostandinës dhe Marias.
Libri është i ndarë në disa pjesë konceptuale që ndërtojnë një strukturë unikale të këtij libri: Pjesa e parë, “Midis Stillës së historisë dhe karidbës sëëndrrës”; Pjesa e dytë, “Aventura misterioze e jetës”; Pjesa e tretë, “Miti i binjakëve”; Pjesa e katërt, “Luçiferri i përmbysur”; Pjesa e pestë, “Pelikani ivetësakrifikuar me gjak njeriu”; Pjesa e gjashtë, “Poemologjia “; Pjesa e shtatë, Kaleidoskopii universit”; Pjesa e tetë, “Përkthyesi, karrocieri i qytetërimeve”; Pjesa e nëntë, “Vorbulli i letrave”, Pjesa e dhjetë, “1999, 100-vjetori i lindjes së Lasgushit”; Pjesa e njëmbëdhjetë, “Post scriptum pa epilog”; Pjesa e njëmbëdhjetë, “ “Apendix:”Lista pesshme e një biblioteke”, dhe pjesa e fundit, “Nga albumi”.
Në pjesën e parë, “Midis Skillës së historisë dhe karidbës sëëndrrës”, autori Zeqo, shkruan sikur një fjalë paraprake, përmes së cilës shkruan për figurën, vlerat dhe duke shpalosur kujtime të shumta nga momenti kur ai njihet me Poetin, deri në fundin e jetës së tij.
Është një fakt i qëndrueshëm që të shkruash për një poet me vlera kaq kulminant dhe me dimensione të pakrahasueshme, sa është privilegj, po aq është edhe përgjegjësi. Me këtë konstatim sikur pajtohet edhe studiuesi Zeqo, i cili edhe vetë e pranon se të gërmosh dhe hulumtosh botën letrare dhe poetike të Poetit (të cilin Zeqo nuk mund ta quajë me asnjëherë tjetër përpos të këtij –POETI), do të thotë të hulumtosh në një botë letrare pa limite, një botë të pafund frymëzimi dhe zbulimi të asaj çka ka krijuar dhe çfarë shpreh në botën e tij Poradeci.
Kështu, pra, duke folur për Poradecin, autori sikur e pranon që për POETIN asnjëherë nuk mund të thuhen të gjitha, asnjëherë artit të tij, poezisë së tij, botës poetike dhe artistike të tij nuk mund t’i vësh pikë! Dhe, me këtë konstatim lirisht mund të pajtohet çdonjëri që lexon këtë vepër monumentale të krijuesit Zeqo, i cili, pra si subjekt merr poetin e dimensioneve të jashtëzakonshme, pa vargut e tij cilit letërsia poetike shqipe me siguri se do të kishte qenë më e varfër.
Pra, kush më mirë do ta përshkruajë vlerat poetike dhe artistike, po ashtu edhe figurën e Poradecit se sa Zeqo, nuk besoj se do të ketë mundësi ndonjë studiues tjetër ë botës sonë studimore, profesionalizëm, me aq përgjegjësi dhe përkushtim, sa është vështirë të ta përshkruash brenda një studimi, aq më tepër lakonik.
Lasgush Poradeci për mua ka qenë një nga njerëzit më të çuditshëm që kam njohur, një nga shkrimtarët më interesant të të gjitha kohërave”
Një ndjenjë “privilegji”, studiuesi Zeqo, për t’iu qasur në mënyrë kaq të mprehtë dhe me një qasje kaq të hollë kësaj figure është se studiuesiZeqo ka njohur POETIN dhe se një kohë të jetës ka kaluar bashkë, bashkë me të, me familjen e tij, miqtë e tij etj. Sprova e kësaj jete të përbashkët e Zeqos me POETIN i ka dhënë kuraje për punë kaq të ngulm, kualitative dhe frytdhënëse.
“Ndaj nuk gaboj aspak kur flas për Lasgushin e Panjohur.
E kam njohur për të gjallë Poetin. Kam biseduar me të. Kam njohur njerëzit e familjes së tij, shokët e tij që ishin gjithashtupersonalitete të artit, të kulturës, por edhe të shkencës. Kam dëgjuar vlerësimet e tyre për Poetin. Krijohet kështu në përgjithësi një përshtypje universale, por që nuk mund të jetë në asnjë mënyrë një njohje absolute. Jam i sigurt që edhe librat e tjerë që do të shkruhen për Poetin nuk kanë për ta bërë atë të njohur përfundimisht.Por, gjithsesi, studimet janë reflektime dhe nga shekulli në shekull shpesh krijojnë mitizime për Poetin. Nganjëherë edhe mohimet eksleziastike, apo edhe rikoncentrime më të pranueshmeqë kanë dhënë sharmi shkencor, më ekuilibrues, më tipologjik.
Lasgush Poradeci për muaka qenë një nga njerëzit më të çuditshëm që kam njohur, një nga shkrimtarët më interesant të të gjitha kohërave”, shprehet ndër të tjera studiuesiZeqo.
Autori Zeqo shpalos shumë kujtime të tij dhe takime që ka pasur me Poetin në Kullën e Poetit në Pogradec, po ashtu edhe në Vilën e tij në Tiranë.
Sikurse në shumë shkrime dhe studime që janë shkruar për Poradecin dhe kudo potencohet miku më i ngushtë i Poetit, Cuci, këtij protagonist të pashmangshëm të Lasgushit, nuk i shmanget as Zeqo, i cili pos shumë ngjarjeve që rrëfen për jetën e POETIT me Cucin, ai me plot emocione, mbase edhe të ligjshme, flet edhe për trandjen e shpirtit të Poetit për “vdekjen” (siç e quan Lasgushi), të Cucit, të cilin e varros në oborrin e vilës së tij.
Studiuesi Zeqo, sqaron që raportet e tij me Poradecin ishin tepër të thella dhe shumë miqësore, sa nga ai ka mësuar shumëçka që lidhej me jetën dhe veprën e tij. Poeti i tregon mikut tim të Zeqos, për përkthimet e tij që i ka bërë poezisë së Bodlerit dhe krijuesve të tjerë të letërsisë botërore; leximet e tij që iu ka bërë shkrimtarëve më elitarë të letërsisë europiane e botërore, Pierre Reverdy, Kantit, Shopenhauerit etj., pastaj njohjen dhe miqësitë e tij me Kutelin, Eqrem Çabejin, Skënder Luarasin (të njohur qysh gjatë studimeve në Graz të Austrisë), pastaj për skulptorin Odise Paskalin dhe, sipas autorit të librit, Zeqo, Gjergj Kastrioti –Skënderbeu dhe Naim Frashëri për Poetin ishin gjithçka. Po ashtu autori Zeqo gjatë këtyre takimeve mësoi edhe për raportet e tij me Aleks Budën dhe shumë shkrimtarë, studiues, artistë e personalitete të tjera të jetës letrare, studimore e artistike etj.
Në bisedat e këtyre dy bashkëbiseduesve, të autorit të këtij libri dhe protagonistit, Poradeci, autori mëson gjera që lidheshin edhe me jetën intime tëPoeti. Ai shpalos se gjatë bisedës së tij më Poetin rreth Migjenit, Poeti i sqaron se “poezitë e Migjenit të botuara në gazetat dhe revistat e kohës i ka kopjuar me dorën e tij. Më pastaj, sqaron autori Zeqo, tregon se nga këto biseda me Migjenin mëson diçka tejet interesante dhe befasues se Poeti Poradeci kishte dashur të martohet më motrën e Migjenit Ollgën, që sipas Poradecet kishte qenë një ajzë tepër inteligjente dhe e bukur, porse ia ishte “rrëmyer”, “sherraxhiu”, Skënder Luarasi, të cilin e donte dhe e çmonte, mirëpo e quan me këto shprehje shakaje nga ndjenja e respektit që kishte për të dhe ai njihte shumë mirë seriozitetin e Luarasit.
Në kuadër të rrëfimeve të shumta që shpalos autori nga kujtimet me Poetin, ai po ashtu tregon se nganjëherë në takimet me Poradecin ka recituar përmendsh poezitë e tij , e sidomos vargje:
“Se s’dashuroja unë e ti,
po dashuronte Dashurija,
një dashuri plot fshehtësi,
me e fshtë se fshehtësia.
Me këtë rast, autori sqaron edhe përçimin e vërejtjes që i adreson Poeti kur ka të bëjë te vargu “më e fshehtë se fshehtësia”, autori sqaron se në këto vargje ka bërë një ndryshime dhe vargjet kanë marrë këtë përmbajtje: Më e fshehtë se fshehtësia…”
Lasgush Poradeci për Moikom Zeqon: Moikomi është me ndjenjë të brendshme dhe me shumë shprehje të shkëlqyeshme artistike
Në vijim të këtyre rrëfimeve që shpalos autori, argumenton se Poradeci kishte lexuar disa nga librat e tij, dhe sipas tij Poeti kishte lënë të shkruar në ditarin e tij për vlerat e artit dhe letërsisë së Zeqos. Sipas Zeqos, Lasgushi ndër të tjera kishte shkruar: “Moikomi është me ndjenjë të brendshme dhe me shumë shprehje të shkëlqyeshme artistike. Pa këtë zotësi artistike (domethënë estetike), nuk ka shkrimtarë as poetë”, kishte shkruar Lasgushi në ditarin e tij lidhur me vlerat letrare dhe artistike të shkrimtarit M. Zeqo.
Pos shumë evokimeve të tjera të autorit Zeqo me Lasgush Poradecin, si “Legjendën “ e 200 fjalëve”, përmes së cilës protagonist Poradeci sugjeron autorin se poezia mund të shkruhet me dyqind fjalë. “Poezia nuk është te fjalët, poezia është te Poeti. Nëse Poeti në pafundësinë e fjalëve i zgjedh vetëm dyqind fjalë që të kenë edhe karakteristikën e vet Poeti, ai ka mundësi më me anë të intuitës dhe të fuqisë së madhe të frymëzimit të bëjë me këto dyqind fjalë çudira të vërteta poetike. Këto dyqind fjalë mund të pjellin njëzet mijë poezi. Ky është sekreti”,i përgjigjet Poeti autorit Zeqo.
Në vijim të këtij libri, përkatësisht në pjesën e dytë “Aventura misterioze e Jetës”, këtu autori Zeqo fokusohet në rrugëtimin jetësor dhe veprimtarinë e poetit Poradeci, duke u fokusuar te dy përmbledhjet e tij poetike, “Vallja e yjeve” (1933) dhe “Ylli i zemrës” (1937), që të dy këto përmbledhje poetike të botuara në Rumani. Libri i parë, “Vallja e yjeve”, u botua me ndihmën e Asdrenit, ndërkaq libri i dytë i titulluar, “Ylli i zemrës”, u botua me ndihmën e Mitrush Kutelit.
Si lajtmotiv të përmbajtjes së këtyre dy përmbledhjeve poetike, autori Zeqo, nxjerr një mendim të studiuesit të letërsisë shqipe, Rombert Elsiet, i cili ndër të tjera shprehet:”Janë vërtet një revolucion në poezinë shqiptare, po aq sa ishte përmbledhja e Migjenit “vargjet e lira”, më saktë thuhet se ato janë zhvillimi i një personaliteti origjinal që përbën një shkëlqim meteorik të viteve ’30 të shekullit XX.”, shprehet Elsie. Në vijim autori i këtij libri jep disatë dhëna tepër të rëndësishme për Lasgush Poradecin, pastaj shpalos një ditar të Poetit, të përgatitur nga vajza e tij Maria Gusho, me ç’rast poeti shënon momente më ekskluzive nga jeta e tij:
“Poradec, e Hënë, 29 shtator 1980. Moikomi më tha se “do të vëmi në Kosovë, në prillin ose maji e ardhmë (1881). Unë i kam thënë këto ditë se “kam disa kondita që të vete në Kosovë”. Moikomi më tha se pregatitjet për vajtjen time në Kosovë (Prishtinë) janë të gatshme. Po unë nuk e kam fjalën për “Përgatitjet që – qenkan gati.Unë kam kondita që të vete në Kosovë”, shprehet Poradeci.. Në këtë pjesë po ashtu kemi edhe pjesë të ditarit për Lasgushit, që ka të bëjë me Asdrenin, pastaj flet për Nafijen, bashkëshorten e Poradecit etj.
Raportet e Lasgushit me Çabejin dhe Kutelin iu qëndrojnë kohërave
Pjesë mjaft interesante paraqet edhe pjesa e tretë në vijim të këtij libri i titulluar “Miti i Binjakëve”. Në këtë pjesë të këtij libri, autori Zeqo, përpos shumë gjerave që shpalos, të cilat lidhen me jetën e Lasgushit, në fokus, përkatësisht, nxjerr në sipërfaqe raportet e Lasgush Poradecit me Eqrem Çabejin, njëherësh edhe me Mitrush Kutelin,me të cilët Lasgushin e lidhin shumë gjera që i kanë qëndruar dhe do t’u qëndrojnë pambarimisht kohërave. Kështu që, autori, dëshmon që miqësia midis Lasgushit dhe Çabejit ka qenë e pazakontë, dhe sipas tij kjo dëshmohet përmes fotografive të shumta që kanë realizuar bashkërisht, fotografi këto që ishin dhe mbeten të pazëvendësueshme. Dhe këto fotografiportretizojnë dy figura pothuajse të binjakëzuar, sepse përpos miqësisë së thellë që kishin ata visheshin me rroba të njëjta, kapele të njëjta mbanin në kokë etj. Po ashtu, letrat brenda harkut kohor të 25 vjetëve midis tyre janë tepër të çuditshme dhe me plot intimitet shoqëror.
Një ndjenjë e tillë e një miqësie të pafundshme vërehet edhe tek raportet e Lasgushit me Kutelin (Dh. Paskon). Edhe korrespodencat midis këtyre dy kolosëve të letërsisë sonë kanë qenë të vazhdueshme dhe janë përshkuar me larushi temash dhe motivesh, të ngërthyera me mendime dhe emocione në dimensionin kohor. Sipas autorit kjo korrespodencë ka filluar në vitin 1928 dhe vazhdon drejt në fund të vitit 1944. Dhe sipas autorit, “subjektet kryesore të korrespondencës kanë një karakter fundamental për të mundësuar se si bashkëpunimi midis Lasgushit dhe Mitrushit është i pazëvendësueshëm në rrafshin ebotimit tipografik të dy librave kryevepra të Poetit: “Ylli i zemrës” dhe “Vallja e yjeve”. Prandaj, në këtë pikë Mitrushi dëshmohet si një mik ipashembullt, i përkushtuar, sakrifikues deri në fund. Ai e adhuron Lasgushin de ka ndjenjën më të lartë të respektit. Ndërkaq, sa i përket figurës së E. Koliqit, Lasgushi ka qenë më i përmbajtur në vërejtjet kundërvënëse në raport me Kutelin, sepse, sipas tij, Kuteli është më luftarak, më i papërmbajtur, madje edhe më i qartë. Në këtë proces të njohjes dhe kundërthënieve urrejtëse ndaj Koliqit shumëfishohen atëherë kur ai bëhet zyrtar i lartë i Qeverisë së fashizmit në Shqipëri dhe me këtë rast ai shkrojti një poezi kundër Koliqit, e cila poezi u botua në vitin 1988 dhe nuk besohet se Koliqi do ta ketë lexuar këtë poezi për së gjalli, ngase ndërkohë ai kishte vdekur.
Nga ditari i Lasgushit mësojmë se më 10 maj 1967 Mitrush Kuteli kishte vdekur dhe Lasgushi i shoqëruar nga doktor Misto (Themiskol Marko), shkoi te varrezat në Tiranë, ku mbërriti në orën 6 pa 15 minuta. Sipas Lasgushit, aty ishin kurorat, më saktë 7 kurora. Lasgushi shënon mbi shkrimet e kurorave, dy kurora ishin zyrtare nga shtëpia botuese “Naim Frashëri” dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve”,
Lasgushi ka shkruar për rrëfimet e Kutelit, konkretisht për librin “Net Shqiptare”. Këto tregime kishin tërhequr vëmendjen e lexuesve dhe se ishin tregime që ishin botuar në mërgim. Dhe sipas Lasgushit, Kuteli e rindërton tipin e përgjithshëm të iluzionit.Lasgushi mendon se Kuteli si prozatorka një vend të veçantë në letërsinë shqipe edhe kundrejt novelistëve, në radhë të parë të atyre të Veriut.
Kjo substancë e këtyre raporteve në mes Lasgushit dhe Kutelit tëhollohen në një rasti që lidhej me natyrën private, ku Kuteli si reaksion i atyre raporteve të krijuara fillon të shkruajë në mënyrë tendencioze për poezinë e Lasgushit, duke e quajtur edhe “dekadent”. Megjithatë, Lasgushi nuk iu kundërvihet atyre, sepse sipas tij ishte jo korrektësi t’i kundërvihet një miku të shtrenjtë, siç e kishte pasur Kutelin. Mirëpo, Lasgushi nuk është në gjendje që ta fut në “thumb” shokun e tij, Dh. Paskon.
Pjesa vijuese e këtij libri titulluar “Luçiferri i përmbysur”, ka të bëjë rreth doktoraturës së Lasgush Poradecit, më 1933 në Fakultetin Filozofik të Grazit, me ç’rast Lasgushi si udhëheqës ka pasur dr. Adolf Zouner dhe dr. Fridirich Schur. Kjo tezë e doktoraturës është shkruar në gjermanisht, ka edhe citime në gjuhë frënge, rumanishte dhe latinishte. Ndërkaq në vitin 2009 doktoratura është përkthyer nga origjinali në gjermanisht nga Koço Bendo, ndërsa është redaktuar nga Afrim Koçi Doktoratura ka të bëjë me profilin jetësor dhe të veprimtarinë letrare të poetit më të shquar rumun, Emineskut, i cili në poetikën e tij krijuese pasqyron shpirtin e kombit të tij rumun, poet ky që njëherësh njihet edhe si reformator i madh i artit poetik dhe i vetë letërsisë rumune.
(Vijon …)

Nji drit qiriu ne erresiren e agonise (M.Z)
Vertet ju ka afruar Lasgushit,,ju ka afruar dhe te tjereve fisnikeve te kohes se vjeter,,per t`i vjedhur,.per ti vjedhur besimin.I premtonte se do ti fuste ne pune Marien.
E genjente.
Kadare e njeh mire,.E mban larg,se ky eshte nga ata sharlatane,si Gijomi i Dodese,qe vari mushken e Papes maje Kembanares,.
Une Lasgushin e degjoj kur ma tregon Petraq Kolevica,,jo Zeqo,..Zeqo eshte i TYRE,eshte i llumit te proletariatit.Keta edhe kur te afrohen,afrohen si hije,,fshehurazi si qen i qete,,-thote Naimi.
Ishte dikur nje kenge popullore humoristike qe thoshte :
“I ziu Demo,i gjori Demo… ”
Dhe une po i them:
“I shkreti e i mjeri ti,o Demo!”
Por mbase edhe vete Demoja e ka kuptuar qe eshte njeri i vockel,perderisa e shkruan emrin e vet me “d” te vogel…
Jo njeqind por ndoshta nje mije e me shume libra te kete shkruar Moikomi, une e siguroj artikullshkruesin se nuk mund te gjesh qofte edhe nje njeri te vetem te kete lexuar ndonje nga librat e tij. Kjo ndodh se ai nuk ka mendimin e tij individual, vetem se flet per te tjeret dhe aty mundohet te nxjerin vehten si Belul Gjeraqina. Edhe ti qe na shkruan kete artikull duhet ta dish se nje poet formalist me emrin Lasgush sic e quan Alfred Uci nuk mund te jete me i miri ne letersine shqiptare. Ato qe ka shkruar ky Lasgushi yt dhe i ketij Belulit tend nuk mund te krahasohen edhe me shkrimet e gjimnazisteve. Boll e shfrytezuat lirine e madhe te shtypit per te na treguar perrallat tuaja si shkence.
Mikom Zeqo je ikone e erudicionit. Demo plehra tipash e ngarkon shpirtin me urrejtje, sa i mundon kjo ndenje tere jeten. Nuk ja vlen te mendosh per njerez te tille. Leri ne harrese e jeto e shkruaj e puno. Amerikanet e kane shume mire: Nuk e ngarkojne veten me emocione negative, madje u shmangen atyre.
Zeqo eshte i kallepit te Lazgushit Lazgushi u nis per pikture ne universitet e perfundoi ne poetuc delirant si MoikomiTe dy jane pedant,plagjat megalloman e Uriah HIPer.Similia similibus kurantur. et adjuvans.
do ket edhe idiota si ty kjo Bote .
qe notojne vetem ne llum.
perndryshe nuk do kishte Poete Studjues Akademike
intelektuale qe udheheqin shoqerite ,qe i dhurojne
dicka qe ushqen shpirtin e qytetarit te vertete ,
qe i kontribuojn shoqerise vebdit te tyre .
ka edhe si ju e do ket gjithmon qe jetoni ne bodrumet
e erreta te shoqerive njerezore
Dem koqeveja i thone ne Elbasan, qe rri tuj gjumu te tjeret , po dihet qe ka punuar sigurims dhe sado te plaket nuk e harron zanatin.