Aktoren Laura Prepon është e dashura e re e Tom Cruise. Prepon interpreton në seritë televizive “Orange Is The New Black”. Për herë të parë ata u panë bashkë në nëntorin e kaluar kur aktori 51 vjeçar u tërhoq prej saj ndërsa po xhironte një film.
Më tej ai organizoi një darkë romantike në Manor Hotel të Los Angeles. Megjithë zërave të mundshëm për një lidhje mes Tom dhe aktores 34 vjeçare, nuk ka ardhur ende një konfirmim zyrtar prej tyre, shkruan noa.
Mediat amerikane bëjnë të ditur se çifti po mundohet ta ruajë me fanatizëm lidhjen mes tyre, duke e përjetuar në mënyrë sekrete. Tom Cruise ka pasur në të shkuarën tre martesa, të fundit me aktoren Katie Holmes, me të cilën u nda në vitin 2012.
