Lavdi atyre që do vijnë! (Baladë shprese dhe besimi )

redaktor

Me plot shkëlqim-si yll i ndritur,
në zemër vargu po më ndrin,
këndoj me shpirt të përtëritur:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

Male urrejtjesh do të shembin,
për të skalitur dashurinë,
ndaj kënga ime tund gjithë vendin:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

Dy mijë vjet kemi shpresuar,
të sillte Krishti mbretërinë,
gjëmoj si det’ i kreshpëruar:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

Nuk erdhi Biri dhe as Ati,
s’e mori shpirti shenjtërinë,
s’dihet kur do trokasë fati:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

Ata-të lartë porsi lisa,
do të lodrojnë me stuhinë,
ndaj dhe kam thënë që kur e nisa:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

Ata kufijtë do t’i prishin,
do mbjellin në çdo skaj Lirinë,
ndaj mijëra zëra sot më grishin:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

Në paralele-meridianë,
si grurë do mbjellin mirësinë,
rreh zemra ime si kambanë:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

I gjithë mundimi njerëzor,
do të mbështillet në qefin,
ndaj më gjëmon në kraharor:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

Do zhdukin skamjen edhe shtresat,
vampirët dhe makutërinë,
gjëmojnë zëmrat si fortesat:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

Do vijë Botë e ëndërruar,
nga ne që pak prekëm lirinë,
gjëmojnë zërat e bashkuar:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

Do ketë Bota në fytyrë,
si tatuazh-fisnikërinë,
në zërin tim ndihet çdo ngjyrë:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

Nuk do të ketë zvarranikë,
po veç zgalemë me sokëllimë,
ndaj fjala sot buron muzikë:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

Se shkuan miliona breza,
e dot njeri s’e bëmë njerinë,
ndaj zëri vjen që nga gjeneza:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

Dhe përmbi dhe ndënë dhe,
me miliarda shekujt grinë,
ndaj dhe lavdia s’qe për ne,
po për ata që do të vijnë.

Do jetë veç krisma e fundit,
për shpesën-paqen-dashurinë,
ndaj zërat tanë malet tundin:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

Dhe dita do të vijë patjetër,
kur do ta shembin tiraninë,
e tok me të-botën e vjetër,
lavdi atyre që do vijnë!

Lumenjtë e gjakut që s’po treten,
me mijëra vjet në Palestinë,
si ca legjenda do të mbeten,
lavdi atyre që do vijnë!

Do ikim ne-kokëmënjanë,
se s’ndamë dot ujkun me njerinë,
ndaj prapë gjëmoj-si një kambanë:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

Dhe kur të shkruhet historia,
për ne s’do ketë shkrim të magjishëm,
do thonë: “Nuk ikën nga Liria,
po nuk u bënë dot të lavdishëm.

Po nuk ndaluan asnjëherë,
ta bënin Botën më të mirë,
atë e zhytën ca të tjerë,
në më të thellën errësirë!”

Share This Article
5 Comments
  • Bukur,vazhdo te hedhesh ndonje gote para se te shkruash…keshtu optimizmi do n’a mbaje….aq sa mban dhe sasia dhe cilesia e alkoolit!

  • Bukur! Madje fantastike, nje balade si nje hymn i asaj qe enderuam por kur nuk e arritem dhe as kemi per ta arritur si brez. Mos u merr me “pse” qe kane lindur me kete pyetje dhe do ikin po me kete pyetje.
    Do ikim ne-kokemenjane,
    se s’ndame dot ujkun me njerine,
    ndaj prape gjemoj si kembane:
    “Lavdi atyre qe do te vijne!”

  • Ty mendja te ka vajtur mire
    te shkruash vargje per Hyjnine
    dhe sot ka shume qe me ty thone:
    Lavdi atyre qe do vijne!

    Kur Krishti para dymije vjtesh
    premtoi per token Mbreterine
    jep shprese per gjithe njerezimin
    se do te jene me Perendine!

    Qendron e shkruar ne ungjij
    çfare tha Zoteria per njerezine
    do vije nje kohe,madje ka ardhur
    njerzit te lidhen me Perendine!!

    Kane kaluar dhjetra dekada
    shekuj te tere dhe mijvjecare
    dhe thone nje pjese e njerezise:
    Krishti s’ka ardhur se kemi pare!!

    Po Krishti vet e ka shpjeguar
    “nuk kthehet me njeri ne toke”
    do kthehet mbret dhe me lavdi
    te ligjte do ti godase ne koke!!

    Çudi e madhe per njerezine
    si nuk beson ç’Krishti ka thene
    sa keq qe syte i kane te mbyllur
    veshet me dyll i kane te zene!

    Ate çka thene vete Perendia
    çfare eshte shkruar ne lashtesi
    do te permbushet me pike dhe presje
    nuk e ndryshon dot asnje njeri!

    Njeriu eshte nje grimce e vogel
    nje grimce perpara Perendise
    neper dekada e ka treguar
    se eshte udhehequr prej marrezise!!

    Sa gjak eshte derdhur nga egersia?
    Sa te pafajshem kane vuajtur kot?
    Sa vuajtje tmerre nga ligesia?
    Sa shume kane thirrur: Ku je o Zot?..

    Dhe sot ne ditet qe jetojme
    kohe e veçante e historise
    ne horizontin qe nuk eshte larg
    duket permbushja e profecise!

    Duket si njerzit vrasin e presin
    mbi egersirat dalin gjaksore
    bota eshte ndare si mos me keq
    kombe te forte dhe kombe te gjore!!

    Sa jete pa faj ikin çdo dite
    sa shume te mjere nuk kane te hane
    kujt i shkon mendja te keta te shkrete?!!
    Askujt per bese ne gjithe dynjane!

    Bota e sotme si nje e tere
    eshte e semure dhe nuk sherohet
    eshte katandisur nje katrahure
    e destinuar te shkaterrohet!!..

    Per kete do vije Krishti ne toke
    per ti dhene fund gjithe marrezise
    per te perdorur si njehere ne kohe
    vetem kamzhikun ndaj ligesise!..

    Nje bote pa vuajtje na eshte premtuar
    nga Perendia dhe Krishti Mbret
    dhe ky premtim kaq madheshtor
    duhet degjuar me te vertete!

    Sot eshte nje kohe shume e veçante
    per njerezimin dhe Perendine
    sot eshte nje kohe te ngrihet zeri:
    Lavdi atyre qe do te vijne….

  • si gjithmone e bukur poezia, te jep shprese dhe pse iken 25 vjet
    me sharlatane,qe vetem genjejne e mashtrojne,veshin kostume e kollare dhe vetem vjedhin
    e perseri vjedhin,dhe demaskojne informalitetin,taksat, doganat, se nuk jane te zote te mbledhin parate,dhe i vune per jo te zote, i vune te zote per te vjedhur edhe per ata politikane hajna te zote, qe vune keta nepunes jo te zote per te mbledhur taksat.
    sa here
    qeshja e qeshja njesoj si kadri roshi i madh,te Njeriu me Top
    Mire e the zotrote ,gjylja plasi dhe tani cme mbeti vetem te qesh, te qesh,,,,he heeeeeeeeeeee.
    dhe une qeshja me filozofin qe deklaronte duke ecur me nje qiri ne dore diten me diell….
    kerkoj njeriun….kerkoj njeriun
    ku qyteti ishte plot me qytetare por qe keta kishin humbur njerzillekun,,,,,,,,
    ata nuk ishin me njeriu.
    lavdi atyre qe do te vijne per femijet,se im ate me thoshte
    shiko vehten tende se per mua u err mor bir
    edhe per ne eshte erresire,shteti na mohoji statusin si ish ushtarak,dhe jetojme me pension
    te parakohshem 20000 leke………dhe ne moshe per pune, po ku?
    te lesh nje te ri pa pune.mekat
    lavdi njerezve qe do vijne per femijet tane
    ne na mbuloji erresira e politikes se vjeter,qe prodhoji mjerim per brezat e trete , te dyte
    lavdi atyre qe do vijne
    lavdi njerezve qe do vjine per femijet tane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *