Lavdi atyre që do vijnë!

Ornela

Me plot shkëlqim-si yj të ndritur,
në zemër vargjet po më ndrijnë,
këndoj me shpirt të përtëritur:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

Male urrejtjesh do të shëmbin,
për të skalitur dashurinë,
ndaj kënga ime tund gjithë vendin:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

Dymijë vjet kemi shpresuar,
të sillte Krishti mbretërinë,
gjëmoj si det i kreshpëruar:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

Nuk erdhi Biri dhe as Ati,
s’e mori shpirti shënjtërinë,
s’dihet kur do trokasë fati:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

Ata-të lartë porsi lisa,
do të lodrojnë me stuhinë,
ndaj dhe kam thënë që kur e nisa:
“Lavdi atyre që do vijnë!.”

Ata kufijtë do t’i prishin,
do mbjellin në çdo skaj lirinë,
ndaj mijëra zëra sot më grishin:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

Në paralele-meridianë,
si grurë do mbjellin mirësinë,
rreh zemra ime si kambanë:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

I gjithë mundimi njerëzor,
do të mbështillet në qefin,
ndaj më gjëmon në kraharor:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

Do zhdukin skamjen edhe shtresaj,
vampirët dhe makutërinë,
gjëmojnë zemrat si fortesat:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

Do vijë Botë e ëndërruar,
nga ne që pak prekëm lirinë,
gjëmojnë zërat e bashkuar:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

Do ketë Bota në fytyrë,
si tatuazh fisnikërinë,
në zërin tim ndihet çdo ngjyrë:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

Nuk do të ketë më zvarranikë,
por veç zgalemë me sokëllimë,
dhe fjala sot buron muzikë:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

Se shkuan miliona breza,
e dot njeri s’e bëmë njerinë,
ndaj zëri vjen që nga gjeneza:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

Dhe përmbi dhe e ndënë dhe,
me miliarda shekujt grinë,
ndaj dhe lavdia s’qe për ne,
po për ata që do të vijnë!

Do jetë veç krisma e fundit,
për shpresën-paqen-dashurinë,
ndaj zërat tanë malet tundin:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

Dhe dita do të vijë patjetër,
kur do ta shëmbim tiraninë,
e tok me të Botën e Vjetër:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

Lumenjtë e gjakut që s’po treten,
me mijëra vjet në Palestinë,
si ca legjenda do të mbeten:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

Do ikim ne-kokëmënjanë,
se s’ndamë dot ujkun me njerhnë,
ndaj prapë gjëmoj si një kambanë:
“Lavdi atyre që do vijnë!”

Dhe kur të shkruhet historia,
për ne s’do ketë shkrim të magjishëm,
do thonë:”Nuk ikën nga Liria,
po nuk u bënë dot të lavdishëm!”

Arben Duka

Share This Article
5 Comments
    • lavdija duhet ti përkasë popujve!!
      heronjt lindin në popuj të squlltë!!
      një popull i civilizuar i ka heronjtë me shumicë!
      pavarsisht se kemi shumë heronj,për mua heroik absolut tek ne është një veprim i përgjithshëm,një veprim popullor!
      mbrojtja e hebrejve dhe e ciganëve gjat L2B!!

      • Lavdi atyre qe do te vijne dmth ne tani s ‘ po bejme gje njekohesishr ben edhe thirrje te veprojme sot duke patur parasysh te nesermen!!! Ti psh. do kujtohesh si mbrojtesi legjendar i heroit tone kombetar Ilir Meta

  • Me Penat jetoj Arben Duke..!
    “Trinitrine”atdhetare !

    Nga tej oqeani kthyer me Penat jetoj
    Arben Duka Korife tej Naimjan,
    Me te horizontin e atdheut shoh
    Sa dhimiet e tij,per dite Ai mi cfaq.
    M’i cfaq ato sa dhe tej Shikon
    Per Atdheun shekullor Ai mendon
    Mendon e parashikon pasardhesit
    Refrenin Atyre ua kushton ..
    “LAVDI ATYRE QE DO TE VINE”
    U kendon atyre qe do pasojne;
    Si e ardhmia per MEMEN -Shqiperine
    Asaj i ka caktuar Ate- HISTORIA.
    M’i lumte ASAj PENES tEndE RRYFE.
    Shpresa dhe horizonte shprese SJELL ,
    Naimi i madh i diteve tona- BERE;
    Mbrodhesi;TE ARDHMEN,ne rrefyer!

    FALEMINDERIT
    PENA TOP E FLAMUR BETEJE !
    10 Marsi,apongje i fjales”ARBEN DUKA”
    Siguruar-LAVDINE E PASARDHESVE
    Ani se MONOPATE renqethese KALUAR.

    Me Ju e amanetin e t’pareve: ..
    shkoj e vij oqeaneve;
    Amanet mbajtur:
    “Botes bjerini ane embane
    Po mos e harroni VATANE”!

    Tirane 10 Mars 2018 Guri Naimit D

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *