Lavdrim Muhaxheri shpallet në kërkim ndërkombëtar

Bledar Lumani

Ai ka tronditur opinionin publik, teksa shfaqej me kokën e prerë në dorë të një ushtari sirian.

Por, tashmë Lavdrim Muhaxheri është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mediat kosovare raportojnë se Interpoli ka pranuar kërkesën e autoriteteve kosovare, që Lavdrim Muhaxheri, të përfshihet në sistemin e kërkimit të policisë ndërkombëtare.

Vendosjen e kosovarit në listën e të kërkuarve të Interpolit e ka konfirmuar për Radio Kosovën, Gjykata Themelore në Ferizaj.

Interpol ka pranuar kështu kërkesën e Gjykatës Themelore të Ferizajt, e cila e kërkon Muhaxherin për veprime të terrorizmit dhe organizim të grupeve për të shkuar në Siri e Irak.

Lavdrim Muhaxheri është drejtuesi i shqiptarëve që kanë shkuar për të luftuar në Siri.

Ai njihet për veprimet e tij të dhunshme dhe këtë e tregoi me kokën e prerë të një ushtari sirian.

Aktualisht Muhaxheri po lufton nën emblemën e Shtetit Islamik të Sirisë dhe Levanit./b.l

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *